Lajmet
Dy nga policët e lënduar në veri pritet të lirohen në shtëpi
Published
1 day agoon
By
UBTNewsDy nga tre policët e lënduar në një aksident në veri të vendit, të cilët po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritet të lirohen në shtëpi, ndërkaq trajtimin do të vazhdojë aty njëri nga të lënduarit.
Kështu ka bërë të ditur ShSKUK përmes një njoftimi në të cilin thuhet se polici i cili do të vazhdojë të qëndrojë i hospitalizuar do t’i nënshtrohet një operacioni.
“Trajtimin shëndetësor do të vazhdojë njëri nga të lënduarit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, i cili aktualisht ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se njëri nga policët që është operuar në “në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme”.
Ndërkaq rasti tjetër që ka marrë trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi.
Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 20:00, sipas Policisë së Kosovës.
Në këtë aksident janë përfshirë drejtuesi i automjetit zyrtar dhe shtatë pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit zyrtar të blinduar ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës.
Lajmet
Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e qytetit”
Published
25 minutes agoon
December 17, 2024By
UBTNewsKomuna e Prishtinës sot ka nderuar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin me “Çelësin e qytetit”.
Lideri Ahmeri derisa u shpreh i emocionuar teksa pranoi “Çelësin e qytetit”, theksoi se me këtë veprim, Prishtina ka nderuar sot shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Do doja thjesht të shpreh një moment emocional të jetës time dhe ju do pyesni pse ky moment emocional, sepse mua sot kryetari i Prishtinës më jep çelësin e vendlindjes time të dytë Prishtinës. Faleminderit kryetar, më keni nderuar mua, familjen time, keni nderuar shqiptarët e Maqedonisë”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Kryeqytetit, Rama e quajti Ahmetin “hero”.
“Gjeneratat tona janë me fat që kanë qenë pjesë e kësaj historie, që jo vetëm u ka ra me shijua lirinë, mirëpo edhe me qenë pjesë e të gjithë këtij procesi edhe me u takua me njerëz të jashtëzakonshëm të historisë tonë të kombit shqiptar. Janë figurat si zotri Ahmeti që jo vetëm që kanë sakrifikuar dhe kanë dhënë çdo gjë nga vetja e i kanë inspiruar të gjithë tjerët për me e mbrojt gjuhën tonë, flamurin tonë, prandaj edhe sot këtu në zyrat e kryeqytetit jemi me fat që e kemi zotëri Ahmeti dhe e nderuam me çelësin e qytetit, i cili është edhe bashkë-themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Rama.
Edhe pse u pyet për çështje politike, Ahmeti vendosi që të mos përgjigjej. Takimi Rama e Ahmeti nuk përfshiu politikë, e dy politikanët shfrytëzuan rastin të bisedojnë për familjet e tyre. I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lajmet
Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Published
1 hour agoon
December 17, 2024By
UBTNewsNjë takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me të dërguarin e Bashkimit Evropian është duke u zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut, të cilin e lehtëson blloku.
Sikur edhe herëve të mëparshme, së pari u zhvilluan takimet dypalëshe të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Takimi i përbashkët trepalësh mes tyre filloi pas orës 15:00.
Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.
Sipas burimeve diplomatike të BE-së, Lajçak u ka raportuar ndërkohë përfaqësuesve të vendeve anëtare për gjendjen me dialogun dhe ka thënë se palët kanë treguar mungesë të qartë të gatishmërisë dhe vullnetit për të bërë ndonjë progres në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.
Mandati i të dërguarit të Posaçëm për Dialog, Miroslav Lajçak, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar të vitit që vjen.
Ndërkohë pritet që Kaja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë pozitë dhe kush do të jetë ai.
Bashkimi Evropian do të përsërisë sot thirrjen për Kosovën dhe për Serbinë që “pa vonesa dhe pa parakushte të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin për zbatimin e saj, sikur edhe të gjitha obligimet tjera që kanë dalë nga procesi i dialogut”.
Për Kosovën do të përsëritet thirrja që pa vonesa të nisë procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa për Serbinë të nisë procesin për njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.
Kosovës dhe Serbisë do t’iu përsëritet sërish se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve do të vazhdojë të jetë kusht edhe për rrugëtimin e tyre në procesin e integrimit në BE.
Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet për zgjerim që do të miratohen të martën në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së./REL/
Lajmet
Osmani udhëton në Bruksel, kjo është arsyeja e vizitës
Published
1 hour agoon
December 17, 2024By
UBTNewsPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
Në njoftimin e Zyrës së Presidentes, thuhet se temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.
Lajmet
UBT dhe Instituti ARKIV organizuan simpoziumin ndërkombëtar “Whispers of Resistance”
Published
2 hours agoon
December 17, 2024By
UBTNewsNë Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, u mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Whispers of Resistance: Nature, Art, and Form”, i organizuar në bashkëpunim mes UBT-së dhe Institutit të Artit ARKIV të Sislej Xhafës.
Ky aktivitet mblodhi artistë, akademikë dhe profesionistë kulturorë nga vende të ndryshme, të cilët eksploruan lidhjet mes artit, natyrës dhe rezistencës përmes prezantimeve dhe diskutimeve inspiruese.
Në simpozium morën pjesë figura të njohura si: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Sislej Xhafa, Andrea Cusumano, Igor Zupe, Yehuda Safran, Dekania Ariana Gjoni, profesor Burim Berisha, si dhe shumë të tjerë.
Ngjarja u realizua me kontributin e departamenteve të Artit dhe Medias Digjitale, Dizajnit të Integruar, Muzikës Moderne, Aktrimit dhe Arkitekturës, duke reflektuar për rolin e artit në ndryshimin shoqëror dhe ndërveprimin me natyrën.
Ky simpozium konfirmoi përkushtimin e UBT-së për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe artin si mjet transformues në shoqëri.
Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e qytetit”
Gomat inteligjente po vijnë, do të përshtaten me kushtet e rrugës
Fakte interesante nga Mona Liza
Nis takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Osmani udhëton në Bruksel, kjo është arsyeja e vizitës
Kina do të krijojë një rrjet prej 26,000 satelitësh interneti në orbitën e ulët të Tokës
Presidenti turk Erdogan kërkon mbështetjen e BE-së për kthimin e refugjatëve sirianë
UBT dhe Instituti ARKIV organizuan simpoziumin ndërkombëtar “Whispers of Resistance”
Sulmi izraelit në Gazë i vret 8 persona nga e njëjta familje, thonë zyrtarët shëndetësorë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve