Lajmet

Dy mënyra si të përdorni lëngun e portokallit kundër gripit

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C.

Published

on

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji.

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat e bëjnë imunitetin më të fortë dhe të aftë për t’u përballur me virozat.

Mësoni këtu pesë arsye përse duhet të pini lëng portokalli.

Dy mënyra si të shfrytëzoni lëngun e portokallit kundër gripit

Duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni tre receta për shfrytëzimin maksimal të potencialit të lëngut të portokallit për imunitetin dhe kundër gripit.

Portokall, xhenxhefil dhe spec djegës 

Për këtë kurë ju nevojiten:

  • 250 ml lëng portokalli të freskët,
  • 125 ml ujë,
  • Një copë e vogël xhenxhefili të grirë
  • Një majë luge çaji shafran indie.
  • Pak spec djegës dhe pak piper.

Të gjithë përbërësit hidhini në një mikser dhe më pas në një tenxhere.

Lërini të valojnë për 5 minuta.

Kurën pijeni të ngrohtë.

Një teke lëng portokalli dhe xhenxhefili 

Për këtë kurë ju nevojiten:

  • 125 ml lëng portokalli të freskët,
  • 60 ml ujë,
  • Një copë e vogël xhenxhefili të grirë
  • Një majë luge çaji shafran indie.
  • Pak spec djegës dhe pak piper.
  • Një thelb hudhër i shtypur.

Të gjithë përbërësit futini në një mikser dhe përpunojini për 30 sekonda.

Lëngun hidheni në një kavanoz dhe pijeni gjatë gjithë ditës për të luftuar simptomat e të ftohurës dhe gripit.

Të dyja kurat janë fantastike kundër virozave të stinës.

Kjo për arsyen sepse bashkimi i portokallit me shafranin e Indisë, xhenxhefilin dhe specin e kuq djegës ofron një dozë të larmishme e të përqendruar vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh.

Në një periudhë virozash dhe gripi, sistemi imunitar ka nevojë pikërisht për këto tre ushqyes të rëndësishëm./AgroWeb.org

Lajmet

United Hospital – Ekspertizë mjekësore, teknologji moderne dhe standarde të avancuara në gastroenterologji

Published

on

By

Në United Hospital, kujdesi për shëndetin e traktit digjestiv mbështetet në ekspertizën profesionale, diagnostikimin e saktë dhe përdorimin e teknologjisë moderne, me synim ofrimin e shërbimeve mjekësore cilësore dhe trajtimit në përputhje me protokollet bashkëkohore mjekësore.

Si një nga institucionet më të mëdha private shëndetësore në Kosovë, United Hospital investon në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve, pajisjeve moderne dhe përvojës së pacientit, duke synuar standarde të avancuara të kujdesit shëndetësor, në përputhje me praktikat e njohura evropiane.

Sipas, Dr. Valon Hamza, specialist i gastroenterologjisë në United Hospital, Departamenti i Gastroenterologjisë, ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:

Vizita specialistike gastrohepatologjike, për vlerësimin e sëmundjeve të sistemit tretës dhe të mëlçisë.

Ekografi të abdomenit, për ekzaminimin dhe vlerësimin e organeve të brendshme.

Endoskopi të traktit digjestiv, përmes gastroskopisë dhe kolonoskopisë, për diagnostikimin e ndryshimeve dhe sëmundjeve të traktit tretës.

Përtej diagnostikimit, metodat endoskopike mundësojnë edhe ndërhyrje terapeutike, sipas indikacionit mjekësor, si polipektomia për largimin e polipeve, trajtimi endoskopik i gjakderdhjeve të brendshme dhe marrja e mostrave për biopsi, të cilat ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës.

Diagnostikimi në kohë është një hap i rëndësishëm drejt trajtimit të duhur. Simptomat e vazhdueshme të sistemit tretës nuk duhen neglizhuar, ndërsa kontrollet dhe ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku mund të ndihmojnë në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve.

Në United Hospital, ekspertiza profesionale dhe teknologjia moderne bashkohen për t’i ofruar pacientit kujdes të përgjegjshëm, vlerësim të individualizuar dhe qasje bashkëkohore në diagnostikim e trajtim.

United Hospital – kujdes i avancuar shëndetësor, me fokus te pacienti dhe mirëqenia e tij.

📞 Rezervoni konsultën tuaj: 038 60 70 70 | 046 60 70 70

📍 M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Delegacioni i NATO-s viziton Kuvendin e Kosovës

Published

on

By

Një delegacion nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të NATO-s po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 28 dhe 29 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Kosovës, delegacioni i NATO-s do të realizojë sot një seri takimesh me zyrtarë të lartë dhe komisione parlamentare në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pritja nis në orën 09:05, ku delegacioni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Më pas, në orën 10:00, është paraparë takimi me Komisionin për Punë të Jashtme si dhe atë për Integrim Evropian. Seri e takimeve të mëngjesit do të përmbyllet në orën 11:00 me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Të gjitha takimet do të mbahen në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të çdo takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.

Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.

Detajet e plota të operacionit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Policia gjen substancë të dyshuar narkotike në një veturë në Shtime

Published

on

Policia ka gjetur 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja në rrugën “De Rada” në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 01:00, kur njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Shtime ka ndaluar automjetin në kuadër të planit operativ “Shtatori i Sigurt”, që synon luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët.

Gjatë kontrollit, te shoferi me inicialet R.I., 20 vjeç, është gjetur një qese najloni me 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në Shtime ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë ato që lidhen me narkotikët.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara