Magazinë

Dy familje u obliguan të ndërrojnë vendbanim për shkak të rezidencës së re të William dhe Kate

Published

on

Zhvendosja e Princit William dhe Kate Middleton në rezidencën e tyre të re familjare, ka detyruar dy familje që të zhvendosen nga shtëpitë pranë tyre.

Çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç  planifikojnë të jetojnë në Fort Lodge, një vilë me tetë dhoma gjumi në Windsor Great Park, që do të jetë “shtëpia e tyre përjetëse”, raporton Daily Mail të dielën.

Për këtë arsye, dy familje të ndryshme që jetonin në shtëpi pranë vilës u kërkua të largoheshin më herët gjatë verës, sipas raportit.

“Njerëzve u thanë të largoheshin. Mendoj se u dhanë një vend tjetër për të banuar, por u tha se duhej të largoheshin,” tha një burim për mediat.

“Ata nuk e prisnin këtë. Ato shtëpi janë afër vilës, kështu që nuk do të donin që çdo kush të jetonte aty, kur aty do të jetojnë mbretërorët”, shtoi burimi.

Sipas raportit, familjet ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate. Ata nuk morën njoftime zyrtare për largim e janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira në zonë.

William dhe Kate, të dy 43 vjeç, shpresojnë për “një fillim të ri” në Fort Lodge dhe po paguajnë shpenzimet e zhvendosjes pa kosto shtesë për taksapaguesit, sipas raportit.

Magazinë

Nga pasioni për golfin tek pasarela e modës, Kai Trump hap kapitullin e parë me koleksion personal

Published

on

Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka prezantuar linjën e saj të parë të modës.

Në Instagram, ajo njoftoi me entuziazëm koleksionin që mban emrin e saj, që përfshin bluza sportive uniseks me logon “KT” – inicialet e saj.

Një bluzë sportive e koleksionit kushton 130 dollarë (rreth 110 euro), çmim që ka nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Disa e kanë cilësuar të lartë për një markë debutuese, ndërsa të tjerë e kritikuan si mënyrë të diskutueshme për një adoleshente që të mësojë vlerën e parasë. Koleksioni ofrohet në ngjyrat e zezë, të bardhë dhe blu të errët, me variacione të thjeshta në dizajn.

Kai u shfaq me versionin e bardhë të bluzës gjatë pjesëmarrjes në Ryder Cup 2025 në Nju Jork, pranë Donald Trump. Ajo e kombinoi me xhinse të zeza dhe një çantë të madhe shpine, duke treguar një hyrje të sigurt në stilin e saj të përditshëm-luksoz.

Fotot promocionale u realizuan në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku Kai pozohet me veshjet e saj. Kjo shkaktoi debate, pasi kritikët e akuzuan për përdorim të hapësirës presidenciale për qëllime komerciale, gjë që rriti edhe më shumë vëmendjen ndaj koleksionit.

Ekspertja e financave për brezin Z, Taylor Price, e cilësoi lansimin si një lëvizje të mençur: “Brezi Z po hyn fuqishëm në ekonominë e krijuesve, dhe linjat e tyre shpesh janë hapi i parë drejt ndërtimit të një marke personale. Nëse menaxhohet mirë, ky projekt mund të kthehet në fitime milionëshe,” tha ajo për The Telegraph.

Polemikat nuk munguan. Përveç çmimeve të larta, disa vërejtën se “KT” i ngjan asaj të sportistit Travis Kelce. Kai nuk ka reaguar ende ndaj kritikave, por debati ka bërë debutimin e saj në modë edhe më të dukshëm.

Përveç modës, Kai është golfiste e talentuar, ajol ka siguruar bursë sportive për Universitetin e Majamit, ku do të luajë në ekipin universitar.

Mediat amerikane raportojnë se ajo ka fituar mbi një milion dollarë nga sponsorimet sportive, duke treguar se suksesi i saj nuk kufizohet vetëm në modë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Pse vajza e Bill Gates përdorte mbiemër tjetër në shkollë?

Published

on

Phoebe Gates, vajza më e vogël e bashkëthemeluesit të “Microsoft”-it, Bill Gates, ka zbuluar së fundmi arsyen pse prindërit e saj i këshilluan të mos përdorte mbiemrin e vërtetë gjatë fëmijërisë.

Të rritesh nën hijen e njërit prej njerëzve më të pasur në botë solli sfida të veçanta, ndaj prindërit zgjodhën këtë mënyrë për ta mbrojtur.

Bill Gates, i njohur për revolucionin në teknologji, është tërhequr nga operacionet e përditshme të “Microsoft”-it që nga 2008, për t’iu përkushtuar punës bamirëse. Më 2014 dha dorëheqjen si kryetar i bordit, ndërsa më 2020 u largua tërësisht edhe nga bordi i drejtorëve.

Në fokusin kryesor mbetet Fondacioni Gates, përmes të cilit ai ka vendosur që tre fëmijët – Jennifer, Rory dhe Phoebe – të trashëgojnë më pak se 1% të pasurisë së tij, e cila vlerësohet në mbi 100 miliardë dollarë.

“Fëmijët e mi kanë marrë një arsimim të shkëlqyer, por nuk do të trashëgojnë më shumë se një përqind të pasurisë, sepse besoj se nuk do të ishte në të mirën e tyre”, tha Gates në një podcast, duke shtuar: “Nuk është një dinasti. Nuk pres që ata të drejtojnë Microsoft-in.”

Në podcast-in e saj “The Burnouts”, të cilin e drejton me shoqen e dhomës Sophia Kianni, Phoebe tregoi se prindërit e saj i këshilluan të përdorte mbiemrin e vajzërisë së nënës, French, deri në shkollën e mesme.

“Ata ishin të vendosur të mos përdornim mbiemrin Gates që në fëmijëri. Në vend të tij, përdornim mbiemrin e nënës sonë, French,” u shpreh 22-vjeçarja.

Sipas saj, ky vendim i ndihmoi fëmijët të krijonin shoqëri në mënyrë më të natyrshme, pa paragjykime për shkak të pasurisë dhe mbiemrit të njohur. Megjithëse Bill Gates është i vendosur që fëmijët të ndërtojnë vetë rrugën e tyre në jetë, mbetet e qartë se edhe një përqind e pasurisë së tij përfaqëson mbi një miliard dollarë – një e ardhme financiare mëse e sigurt për ta. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Sean ‘Diddy’ Combs rikthehet në gjykatë për të kërkuar një gjykim të ri

Published

on

Personazhi Sean “Diddy” Combs dhe avokatët e tij u rikthyen në gjykatën federale të New York për t’i kërkuar një gjyqtari të anulojë dënimet e tij, ku akuzohet për prostitucion ose edhe të lejojë të zhvillohet një gjyq i ri.

Gjyqtari Arun Subramanian shtyu seancën dëgjimore dhe nuk vendosi menjëherë për kërkesën e mbrojtjes.

Producenti amerikan i muzikës, i cili u akuzua për drejtimin e një operacioni të gjerë të trafikimit seksual, është burgosur që nga arrestimi i tij shtatorin e kaluar dhe i njëjti u dënua në korrik për dy akuza për prostitucion.

Avokatët e Combs argumentojnë se dënimet e tij ishin një keqpërdorim i Aktit Mann , një ligj federal që u miratua për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin seksual të grave.

Reperi përballet deri në 10 vjet burg për secilën akuzë të ngritur./S.K/BBC News/.

 

Continue Reading

Kulturë

Ylli amerikan Luke Combs tregon se si e bëri Britaninë të dashurohej me muzikën country

Published

on

Ylli amerikan i muzikës country, Luke Combs, ka folur ekskluzivisht për BBC News rreth arsyes pse muzika country po përjeton momentin e saj dhe se si ndryshojnë fansat e tij britanikë në shije muzike.

Sipas tij muzika country po arrin nivele të reja në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani është zhanri me rritjen më të shpejtë midis dëgjuesve britanikë, duke arritur tre miliardë transmetime vetëm vitin e kaluar.

Combs tha se po krenohet kur sheh se ka më shumë se 25 milionë dëgjues mujorë në Spotify dhe 7.5 milionë ndjekës në Instagram.

Për Combs, interesi në rritje varet nga tërheqja universale i këtij lloji muzike.

“Unë thjesht mendoj se muzika country është një vend ku të gjithë mund të shkojnë dhe të shijojnë”, thotë këngëtari 35-vjeçar i nominuar për çmimin Grammy.

“Kur fillova, nuk kishte shumë artistë që vinin në Mbretërinë e Bashkuar dhe bënin turne në klube ose arena dhe punonin shumë. Kështu që kjo ishte ajo që ne gjithmonë përpiqeshim të bënim. Ishte sikur, nëse investojmë kohën dhe energjinë tonë për të ardhur këtu, fansat këtu do ta vlerësojnë këtë.”, vazhdoi ai.

Combs, i njohur për hite si “When It Rains It Pours”, ka udhëtuar për në Londër, ndërsa Grand Ole Opry i famshëm i muzikës country zhvendoset nga Nashville, Tennessee, për një shfaqje të veçantë të vetme në Royal Albert Hall./S.K/BBC News/

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara