Lajmet

DW: Telefonata Kurti-Maas, bie në sy, në mesazhin e tij, Kurti, s’e përmend me asnjë fjalë dialogun me Serbinë

Published

on

Albin Kurti telefonon me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Symbolbild - Telekommunikation

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një mesazh në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë citon ministrin Heiko Maas të ketë thënë gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një çështje thelbësore për politikën e jashtme të Gjermanisë. Dhe se dialogu me Serbinë, është kyç”

Kurti nuk flet për dialogun

Bie në sy, se në mesazhin e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e përmend me asnjë fjalë dialogun me Serbinë: 

“Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas,” shkruan Kurti, duke theksuar perspektivën e Kosovës dhe marrëdhëniet tona të fuqishme dypalëshe. Gjermania është një vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një WB6 ballkanik, të lidhur me një anëtarësim të plotë në BE dhe Nato”.

Ballkani në agjendë 

Telefonata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, vjen direkt pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, ku Ballkani për herë të parë pas dy vjetësh ishte në qendër të vëmendjes.  

Lajmet

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Lajmet

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Lajmet

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara