Albin Kurti telefonon me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka pasur sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një mesazh në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë citon ministrin Heiko Maas të ketë thënë gjatë bisedës telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një çështje thelbësore për politikën e jashtme të Gjermanisë. Dhe se dialogu me Serbinë, është kyç”
Kurti nuk flet për dialogun
Bie në sy, se në mesazhin e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e përmend me asnjë fjalë dialogun me Serbinë:
“Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Maas,” shkruan Kurti, duke theksuar perspektivën e Kosovës dhe marrëdhëniet tona të fuqishme dypalëshe. Gjermania është një vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një WB6 ballkanik, të lidhur me një anëtarësim të plotë në BE dhe Nato”.
Ballkani në agjendë
Telefonata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, vjen direkt pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel, ku Ballkani për herë të parë pas dy vjetësh ishte në qendër të vëmendjes.
Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!
Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.
Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.
Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.
Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.
Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.
“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.
Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:
“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/
Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.
“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.
Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.
“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.
“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/
Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.
“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.
“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO