Lajmet

DW: Kosova ende në udhëkryq

Published

on

Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

Për Albin Kurtin,  liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.”

Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.  “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.”

Po nëse dështon Konjufca?

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.”

Bllokimi institucional kushton para

Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW

Lajmet

AAK: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen urgjentisht për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një konference për media të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Tahiri theksoi se kanë mbetur vetëm edhe 13 orë nga afati për të votuar këtë ligj dhe për të përmbyllur procesin.

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu, në emër të GP të Aleancës, u bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UÇK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, deklaroi Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Lajmet

Gjeneral Jashari pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, me rastin e përmbylljes së misionit të tij ushtarak në Kosovë.

Gjatë takimit, dy krerët ushtarakë diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it. Ata vlerësuan lart nivelin e partneritetit ndërinstitucional, duke theksuar nevojën për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional dhe operacional përmes angazhimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, duke riafirmuar përkushtimin e FSK-së për forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Në përmbyllje të takimit, komandanti i FSK-së i uroi gjeneralit Ulutaş shëndet dhe suksese në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja ushtarake./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Policia përdori gaz lotsjellës me afat të skaduar mbrëmë: Cilat janë rreziqet dhe efektet e tij shëndetësore?

Published

on

By

Gjatë përplasjeve të mbrëmshme mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës para Kuvendit, ku forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën, janë ngritur dyshime mbi specifikat e mjeteve të përdorura. Nga pamjet e siguruara në terren, një nga gëzhojat e gazit lotsjellës të përdorur (e llojit CS POWDER) mban datën e prodhimit qershor 2018 (Mfg Date: 06/2018), çka ngre dyshime se afati i përdorimit të tij ka skaduar prej kohësh.

Sipas raporteve ndërkombëtare mbi pajisjet për kontrollin e turmave nga organizata si Physicians for Human Rights dhe studimeve mjekësore mbi ekspertizën e mjeteve kimike, përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar përbën një rrezik shtesë për shëndetin publik, pasi përbërësit kimikë mund të dekompozohen dhe të shkaktojnë reaksione anormale.

Ndër efektet kryesore të dëmshme të dokumentuara nga gazi i skaduar numërohen:

  • Tolerancë e zvogëluar kimike dhe reaksione më të ashpra: Komponimet e dekompozuara kimike mund të bëhen më toksike ose më irrituese se gazi me afat të rregullt.
  • Dëmtime më të rënda në rrugët e frymëmarrjes: Mund të shkaktojë spazma më të forta bronkiale, djegie intense të fytit e mushkërive dhe vështirësi më të gjata në frymëmarrje.
  • Irritim dhe djegie të theksuar të lëkurës e syve: Në vend të efektit të përkohshëm, gazi i skaduar mund të shkaktojë djegie kimike të lëkurës, skuqje të zgjatur ose dëmtime më serioze në indet e syve.
  • Rrezik për shpërthim ose ndezje anormale: Me kalimin e afatit, mekanizmi i ndezjes dhe lënda djegëse në gëzhojë mund të mos funksionojnë siç duhet, duke rritur rrezikun e djegieve fizike apo lëndimeve nga fragmentet. /E.A/

Foto: Dardan Shala

 

Continue Reading

Të kërkuara