Sport

Duka lavdëron Kristjan Asllanin: Ai do të jetë Modrici i ri

Sezonin e kaluar, Kristjan Asllani arriti të bëjë 34 paraqitje në të gjitha garat për Empolin.

Published

on

Mesfushori, Kristjan Asllani, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, ku sezoni i kaluar te Empoli ishte i shkëlqyer për yllin shqiptar.

Paraqitjet e tij lanë përshtypje tejet të mira te krerët e Interit, ndërsa gjatë kësaj merkatoje, Asllani arriti që të transferohet te “Nerazzurët”.

Pas këtij suksesi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka dha një intervistë për uebsajtin italian “L’Interista”, duke vlerësuar lartë mesfushorin shqiptar ku edhe tha se Asllani së shpejti do të jetë Luka Modrici i ri.

Kristjan është një futbollist i perspektivës, shpresoj shumë dhe jam i bindur që do të konkurojë me Brozovic për një pozicion si titullar. Dhe në të ardhmen, mendoj shumë shpejt, kur të fitojë një vend të rregullt në 11-shin e Interit, ai do të jetë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në nivel botëror”, tha Duka.

Ashtu siç e shoh unë, ai mund të jetë Luka Modric i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë. Falë këtij karakteri ai mund të arrijë shumë lart dhe të bëjë gjëra të mëdha”, shtoi më tej presidenti i FSHF-së.

Po ashtu, Duka kishte edhe një këshillë për Asllanin, ku ndër të tjera ai i sugjeroi të punojë sa më shumë që mos të jetë thjeshtë zëvendësuesi i Brozovic.

Për të do të jetë shumë e rëndësishme të qëndrojë me këmbë në tokë, të punojë shumë dhe me përulësi. Objektivi i tij i parë, natyrisht, është të fitojë pozicionin e titullarit në skuadrën zikaltër dhe të mos jetë thjeshtë zëvendësuesi i Brozoviç”, tha Duka.

Sezonin e kaluar, Kristjan Asllani arriti të bëjë 34 paraqitje në të gjitha garat për Empolin, duke regjistruar katër gola dhe dy asistime.

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Sport

Mes Liverpoolit dhe Cityt – cilin klub e zgjodhi Cherki

Published

on

Rayan Cherki ‘zgjedh’ klubin e Premier League ku dëshiron të transferohet mes interesimit nga Liverpool dhe Manchester City.

21-vjeçari ka tërhequr interes të madh falë paraqitjeve në Ligue 1 me Lyonin, ku sezonin e kaluar shënoi 12 gola në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Manchester City ka qenë duke ndjekur situatën ndërsa kërkon të forcojë skuadrën para Kupës së Botës për Klube që mbahet në Shtetet e Bashkuara.

Kampionët e Premier League, Liverpool, janë përfshirë në garë, me trajnerin Arne Slot që ka shkurtuar pushimet për të takuar personalisht talentin francez.

Sipas Florian Plettenberg, Cherki ka vendosur të firmosë me Manchester Cityn. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë deri më 2030 dhe marrëveshja e transferimit pritet të jetë në rangun e 29-34 milionë paundëve.

Gazetari gjerman Plettenberg raporton se “kushtet personale nuk ishin kurrë një problem” e se kampi i lojtarit shpreson për një “marrëveshje të shpejtë” para se të bëhet një njoftim zyrtar. Cherki ka qenë te Lyoni gjatë gjithë karrierës së tij, pasi ka dalë nga akademia e të rinjve të klubit.

Ai këmbëngul se është gati për të kaluar në një klub të madh këtë verë.

“Jam gati për çdo sistem. Punoj çdo ditë, fizikisht dhe mendërisht, për të qenë gati,” i tha ai L’Equipe.

“Më e rëndësishmja është të zgjedh opsionin më të mirë për mua, për t’u zhvilluar si person dhe si futbollist.”

Cherki shtoi: “Asgjë nuk është e sigurt. Por do ta them: bëra gjithçka që doja te OL, isha Lyonnais i vërtetë e dhashë gjithçka për klubin. Nuk e lashë anijen kur ishte në vështirësi. Qëndrova, shtrëngova dhëmbët. Kam qarë, kam qeshur, jam frikësuar. Një burrë duhet të jetë i tillë, kjo është pjesë e ADN-së së tij. Edhe kur është e vështirë, edhe kur qan, edhe kur je i frikësuar, duhet të shkosh në luftë për klubin tënd.”

Cherki nuk është lojtari i vetëm që pritet t’i bashkohet Pep Guardiolës në Etihad, pasi edhe mesfushori holandez Tijjani Reijnders është afër kalimit te City. Manchester City ka arritur një marrëveshje prej 46.3 milionë paundësh me AC Milan për transferimin e Reijnders.

 

Continue Reading

Të kërkuara