Sport

Dueli i yjeve: Ronaldo kundër Mbappe në Euro 2024

Published

on

Portugalia e Cristiano Ronaldos mposhti Slloveninë pas një fitoreje nga penalltitë për të arritur në çerekfinale të Euro 2024, ku do të përballet më pas me Francën e Kylian Mbappe.

Kur ishte fëmijë, Kylian Mbappe kishte foto të Cristiano Ronaldos në murin e tij. Të premten, Mbappe do të përballet me Ronaldon ballë për ballë.

Franca dhe Portugalia do të përballen në çerekfinalet e Euro 2024. Ndërsa lojtarë të shumtë të klasit botëror do të jenë në aksion për të dyja skuadrat, është e vështirë të shpëtohet nga ky duel gladiatorësh midis Ronaldos dhe Mbappes.

Kjo nuk është hera e parë që dy ikonat ndajnë një fushë. Ata u takuan në fazën e 1/8 së Champions League 2017-18, kur Real Madrid mundi lehtësisht PSG-në e Mbappes me rezultatin 5-2 në total – në rrugën e Ronaldos drejt titullit të katërt dhe të fundit të Champions League në Spanjë.

Por ata nuk janë takuar kurrë më parë në një turne të madh ndërkombëtar, me Mbappen që ende nuk kishte hyrë në skuadrën e parë të Francës kur u mundën nga Portugalia e Ronaldos në finalen e Euro 2016./UBTNews/

Lajmet

​Klopp drejt rikthimit në stol

Published

on

Edhe pse Jurgen Klopp nuk ka qenë në krye të një ekipi për më shumë se një vit, emri i tij është gjithmonë një nga të parët që del në pah kur një trajner shkarkohet ose fillon të lëkundet.

Ky është sigurisht rasti me Al Ittihad.

Ekipi i Benzema-s dhe Kante-s, kampionë në fuqi të Ligës Saudite, sapo e kanë shkarkuar trajnerin Laurent Blanc pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

Ndër emrat e parë që do të zëvendësojnë francezin, sipas gazetës Al Riyadh, është ish-trajneri i Liverpool-it, i cili aktualisht mbikëqyr RB Leipzig, New York Red Bulls dhe Red Bull Salzburg si kreu i ekipit të futbollit të Red Bull./S.K/KP/Al Jazeera

Continue Reading

Lajmet

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, sonte zhvillohen përballje të zjarrta

Published

on

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me një seri supersfidash, ku në total janë dhjetë ndeshje që do të luhen në kuadër të fazës së grupeve, të ndara në dy orare.

Nga ora 18:45, Atalanta do të përballet me Club Brugge, ndërsa kampionët rekord të kësaj gare, Real Madrid, udhëtojnë drejt Kazakistanit për sfidën kundër Kairat Almaty.

Në orën 21:00, vëmendja zhvendoset tek përballjet gjigante ku Atlético Madrid pret Eintracht Frankfurt në “Civitas Metropolitano”, Bodo/Glimt synon të surprizojë Tottenhamin, Chelsea ndeshet me Benficën në “Stamford Bridge”, Galatasaray përballet me Liverpoolin në një duel të zjarrtë mes dy tifozërive të njohura për atmosferën elektrizuese, si dhe Interi sfidon Slavia Pragën në “San Siro”.

Përballja mes vazhdon ku Marseille pret Ajaxin në një klasike europiane, dhe Pafos nga Qiproja synon të bëjë historinë kundër Bayern Munichut.

Këto sfida janë shumë të rëndësishme në luftën për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, ndërkohë që klubet më të mëdha të kontinentit kërkojnë të tregojnë forcën e tyre./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zyrtare: Merret vendimi për stadiumin ikonik “Giuseppe Meazza”

Published

on

Në mëngjesin e hershëm, Këshilli i Qytetit të Milanos miratoi rezolutën për shitjen e zonës së San Siros te AC Milan dhe Inter për 197 milionë euro. Vendimi u mor pas një seance maratonë me tensione të shumta dhe protesta brenda e jashtë sallës.

Rezultati i votimit ishte 24 pro, 20 kundër dhe 2 abstenime, ndërsa rolin vendimtar e luajti abstenimi i këshilltarëve të Forza Italia.

Investimi i parashikuar për projektin arrin në mbi 1.2 miliardë euro, duke përfshirë ndërtimin e stadiumeve të reja dhe rigjenerimin urban të zonës.

Ky vendim i hap rrugën një epoke të re për futbollin milanez, ndërsa San Siro historik do të hyjë në proces transformimi./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dinamo Zagreb mposht Slaven Belupon, shkëlqen Arbër Hoxha

Published

on

Dinamo Zagreb e mposhti Slaven Belupon me rezultatin 4-1 dje në kampionatin kroat, ku protagonist ishte Arbër Hoxha, i cili në minutat e fundit të pjesës së parë shënoi dhe më pas asistoi për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë Dinamos së Zagrebit.

Tashmë asgjë nuk është rastësi për sulmuesin e Kombëtares, që në javën e kaluar shënoi ndaj Hajduk Splitdhe se trajneri aktual i klubit kroat, por edhe i mëparshmi, kanë folur për Arbër Hoxhën.

“Pas stërvitjeve të para në fazën përgatitore i thashë të ishte i duruar se do të luante, dhe më vjen mirë që kisha të drejtë për të. Ka shpërthim, di të shënojë, të dalë në kundërsulm”, u shpreh pas fitores trajneri i Dinamo Zagreb, Mario Kovaçeviç.

Ndërkohë ish-trajneri i klubit kroat, Sergej Jakiroviç, ishte ai që këmbënguli për ta transferuar sulmuesin shqiptar te Dinamo Zagreb.

“Çfarëdo që të them për Arbërin është si të harxhoj fjalët, sepse e njoh shumë mirë atë djalë dhe ishte iniciativa ime që erdhi te Dinamo Zagreb. Sa herë më kanë tallur kur e kam quajtur ‘raketë’, por unë e di mirë çfarë kam thënë dhe qëndroj pas çdo fjale. Dua të theksoj se ai vetë kishte dëshirë të madhe për të ardhur te Dinamo Zagreb, më tha se do të vinte për fazën përgatitore sidoqoftë dhe do të nënshkruante çfarëdo të ishte, vetëm që të bëhej pjesë e jona. Do të veçoja edhe faktin se një pjesë të madhe të punës e ka bërë Robert Markulin nga Slaven Belupo, të cilin e falenderoj edhe në këtë rast, sepse Dinamo Zagreb sot ka një lojtar me karakter dhe cilësi të shkëlqyera”, tha ai.

“Personalisht doja ta sillja Arbërin te Hull Siti këtë verë, por për shkak të bllokimit të merkatos nuk ishte e mundur. Kjo ju tregon mjaftueshëm se çfarë mendoj për të”, vazhdoi ai./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara