Sport

Dueli i titanëve: Leverkusen përballë Milanit në dramë futbolli!

Published

on

E sotmja do të jetë hera e parë që vendos përballë në një turne europian Milanin dhe Leverkusenin. Ekipi kuqezi u çiftua me Dortmundin në fazën e grupeve të sezonit të kaluar, kur ata barazuan 0-0 në Gjermani dhe humbën 1- 3 në “San Siro”, duke kaluar pesë ndeshje pa fitore kundër klubeve gjermane.

Humbja në shtëpi kundër Dortmundit i dha fund serisë së kuqezinjve prej dhjetë ndeshjesh të pamposhtur kundër kundërshtarëve gjermanë (3F 7B), që nga humbja 0-1 në Dortmund në mars 2003.

Humbja 4-0 në Dortmund në prill 2002 është e fundit e “Djallit” në Gjermani; Kuqezinjtë kanë fituar tre nga 7 ndeshjet e radhës në transferta gjermane.
Kuqezinjtë janë në pjesëmarrjen e tyre të katërt radhazi në Champions dhe e 21- ta në përgjithësi.

Milan fitoi këtë turne në vitet 1994, 2003 dhe 2007 dhe ishte nënkampion në 1993, 1995 dhe 2005. Ata janë skuadra e vetme italiane që kanë triumfuar më shumë se një herë në epokën e Ligës së Kampioneve.

Në 2022/23, shtatë herë kampionët europianë arritën në fazën eliminatore për herë të parë që nga 2013/14, por e përfunduan grupin në vendin e tretë pas Dortmundit dhe PSG-së.

Milani ka fituar vetëm nëntë nga 32 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve (9B 14H). Fitorja 2-1 e sezonit të kaluar ndaj Njukasëllit në javën e gjashtë të fazës në grupe ishte vetëm e katërta e tyre në 17 transferta.

Milani përfundoi i dyti në Serie A në sezonin 2023/24, 19 pikë prapa kampionit Inter. Ishte hera e tretë në katër sezone që Milani përfundon në dy vendet e para.

Malik Çau, mbrojtësi gjerman i “Djallit”, ka luajtur për ekipin e të rinjve të Leverkusenit midis 2010 dhe 2011. Ndërkohë, trajneri i Leverkusenit (Ksabi Alonso) ka luajtur me Moratën tek Realit i Madridit midis 2010 dhe 2014.

Alonso shënoi golin e tretë të Liverpulit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2005 kundër Milanit. Klubi anglez kapërceu një deficit prej tregolësh për të barazuar 3-3 përpara se të fitonte 3-2 me penallti në Stamboll./UBTNews/

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara