Lajmet

Duda Balje shkon në LDK, me Abdixhikun bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku me Baljen diskutuan për situatën politike në vend.

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka pritur në takim kryetaren e SDU-së, Duda Balje.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku me Baljen diskutuan për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftim. 

Lajmet

Nisma kundër propozimit që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen bashkë me ato lokale

Published

on

By

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale.

Ajo tha se ky propozim nuk është ndërtuar as si ide dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës është e pamundur një gjë e tillë.

Nuk mundem të paragjykoj. Ky është propozim i një partie politike dhe s’ka qenë e ndërtuar si ide. Në këto rrethana ne kemi një problem tjetër… Në këto rrethana është e pamundur”, tha ajo.

Megjithatë, Izmaku duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive për herë të 27-të, tha se shpreson se ditëve në vijim mund të ketë një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Madje tha se nuk mendon se ka dështuar marrëveshja “gjentelmene” mes Kurtit dhe Limajt për ta zgjedhur këtë të fundit kryeparlamentar.

Jo nuk mendoj se ka dështuar, dhe pres që të ketë një zgjidhje ditëve në vijim”, tha ajo./KP

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Shtesat për gratë lehona rriten nga 170 euro në 325.9 euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri të ditur se shtesat e për gratë lehona rriten nga 170 euro në 325.9 euro. Vendimin e kumtoi në mbledhje sotëm të Qeverisë së Kosovës.

Do të dalim me lajme shumë të mira, sepse qeveria e mirë del me lajme të mira. Po e nisim lajmin e mirë për nënat e reja. 70 mijë nënë të reja kanë përfituar nga shtesat. Sot do të miratojmë rritjen nga 170 euro në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje të dyfishtë. Lajmi tjetër i mirë është për nënat lehona të punësuara. Përveë 70 për qind të pagës që marrin nga punëdhënësi për shtatë muaj, për tre muajt e tjerë për lehonat e punësuara, do të përfitojnë mbështetje edhe për tre muaj të tjerë 319.5 euro nga qeveria”, deklaroi Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për zhvillimet aktuale

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve, njoftoi Presidenca përmes një njoftimi në Facebook.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hargreaves theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik”, thuhet në njoftim.

Vendi është zhytur në një ngërç politik pasi që Kuvendi nuk po bëhet, rrjedhimisht as qeveri të re nuk mund të ketë, shkruan KosovaPress.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Tutje, sipas njoftimit, Osmani aty theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar “veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si garanci për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon”./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

​Sot, tentimi i 27-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen për herë të dytë brenda 24 orëve, në vazhdimin e njëzet e shtatë të seancës konstituive, e cila nuk po gjen fund që kur ka nisur më 15 prill.

Njëzet e gjashtë vazhdimet e deritanishme nuk sollën progres sa i përket zgjidhjes së kreut të legjislativit.

Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë nga ora 11:00 dhe ajo mbahet sot për shkak të festës së Kurban Bajramit ditën e premte.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa po këmbëngulin që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e re e Kuvendit, por ministrja në detyrë e Drejtësisë nuk po gjen 61 votat e nevojshme.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën e parashtruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kreut të ri të Kuvendit sikurse po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa përmes krijimit të një komisioni për mbikëqyrjen e votimit./KosovaPress

Continue Reading

Të kërkuara