Lajmet

​”Duam ngritjen e pagave”, punëtorët e KEK-ut protestojnë në Prishtinë

Published

on

“Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”, “Menaxhment respekto Ligjin e Punës”, këto ishin kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në protestën për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

Kryetari i Sindikatës së re në KEK, Nexhat Llumnica ka bërë thirrje menaxhmentit që të ndërmarrë veprime për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ai tha se nuk do të ndalen së protestuari dhe me grevë, deri në arritjen e qëllimeve për të drejtat e punëtorëve.

“Kemi kërkuar ngritjen e pagave, sepse nga viti 2018 e deri më tani inflacioni është mbi 30 për qind, kurse pagat janë ngritur vetëm me 70 euro. Kemi kërkuar ngritjen e pagave për arsyeje se tregu i punës në Kosovë ka ndryshuar, nuk ka punëtor në vend, po flas për punëtor, jo për ata të cilët pauhen prej nesh, që paguhet më lirë se punëtori i KEK-ut. Ne jemi kompania më e fuqishme në Kosovë, por me pagat më të ulëta. Ne i kemi inxhinierët me 819 pagën e në sektorin privat janë 1 mijë e 500 euro e më shumë. Paga më e lartë në KEK, pa e fut stafin menaxhues, ata të cilët kanë paga të majme, është 983 euro. Prandaj, ne kohëve të fundit kemi pas edhe punësime të reja, për këtë i themi faleminderit menaxhmentit, mirëpo nuk është mirë vetëm t’i sjellni e ata të lirojnë vendin e punës për shkak pagave, dinjitetit e standardit. Kërkesa tjetër ka qenë pagesa e rrezikshmërisë, ne në KEK i përcëllim për atë dynja 30 persona në vit mesatarisht. Ky menaxhment nuk është duke respektuar rrezikshmërinë”, ka thënë Llumnica.

Përvec kësaj, ai tha se me këtë veprime të bordit dhe menaxhmentit, ‘KEK do të falimentojë”.

“Një ditë mund të kemi miliardat, por nëse nuk e kemi resursin njerëzor, këto kuadro që janë sot, KEK do të falimentoj…Ky menaxhimet po e dinë shumë mirë që po i hup lëndët, dhe serish po i shtinë punëtorët të ankohen, kjo është një keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhe konsumon veprën penale…Jemi duke jetuar me një vend ku premtohet shumë, e nuk bëhet asgjë…Nga këtu i bëjmë thirrje menaxhmentit të KEK-ut, bordit, të respektojë të drejtën tonë për ngritjen e pagave, për rrezikshmëri, për pagesën e fundjavës ashtu siç e ka dhënë Gjykata. Mos të na shtynë të marrim masa të tjera, sepse ne nuk jemi të interesuar të dëmtojmë KEK-un. Po e mbrojmë edhe fondin e KEK-ut, sepse dikush ka dëshirë të keqpërdorë këtë fond…12:15 Nuk do të ndalemi deri të realizojmë këto qëllime minimale e ligjore, do të vazhdojmë me protesë e grevë deri në realizimin e këtyre qëllimeve”, ka shtuar Llumnica.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Federatës Sindikale të Trepçës, Ibrahim Januzi, i cili është shprehur se është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet ndaj punëtorëve.

“Jam këtu për të shprehur solidaritet me ju për kërkesat e drejta, legjitime, për të cilat menaxhmenti i juaj nuk është duke i përmbushur obligimet ligjore. Andaj, edhe ne si sindikatë e minatorëve shprehim solidaritet të plotë me ju për kërkesat legjitime, dhe i bëjmë thirrje menaxhmentit tuaj t’i marrë për bazë kërkesat e juaja… Është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet…Plotësimi i kërkesave dhe zbatimi i ligjit do t’i kontribuonte edhe ndaljes së ikjes së të rinjve nga vendi”,ka thënë Januzi.

Në anën tjetër, Selatin Sadiku nga sindikata po ashtu, ka bërë thirrje menaxhmentit të KEK-ut, Bordit dhe Qeverisë t’i realizojë kërkesat e tyre, në të kundërtën ka thënë se kryesia e sindikatës do të marrë një vendim.

“Jam i privilegjuar që jam në mesin e punëtorëve që ‘i’a zdritin fytyrën Kosovës’. Kërkesat tona janë legjitime…Këta nuk janë të interesuar të rrisin pagën për asetin më të rëndësishëm, korporatën për punëtorë, ju vjen marre këtyre të arsyetojnë pagën për rritje në qeveri për neve, se vet janë të marruar…Në këtë rast ua bëjmë me dije edhe menaxhmentit të KEK-ut, edhe bordit dhe Qeverisë, realizoni kërkesat tona, përndryshe kryesia e sindikatës do të marrë një vendim, dhe mendoj se kjo është hera fundit që punëtorët tonë vinë në Prishtinë, kanë me ardhur këta njerëz atje në minierë” , tha ai.

Vendi

FSK pasurohet me 12 kamionë të rinj ushtarakë

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë ushtarakë të tipit UNIMOG 5T, 4×4, të blerë për nevojat logjistike të ushtrisë. Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se me këto prurje të reja, si dhe me 8 kamionët e tjerë KX 8×8 të blerë së fundmi nga “Rheinmetall”, numri i përgjithshëm i mjeteve të pranuara të këtyre kategorive arrin në 35. Ai paralajmëroi se dhjetëra kamionë të tjerë të blerë të këtyre tipave do të arrijnë gjatë vitit 2027.

Sipas Kurtit, një forcë moderne nuk ndërtohet vetëm përmes armatimit, por edhe përmes kapaciteteve që mundësojnë lëvizshmëri dhe furnizim efikas. Mjetet e reja janë të projektuara për terrene të vështira e malore dhe rrisin dukshëm mbështetjen logjistike të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s.

Kreu i Qeverisë e vlerësoi këtë si një javë të suksesshme për ushtrinë, duke kujtuar se pas betimit të 515 rekrutëve të rinj të premten e kaluar dhe nisjes së trajnimit për 209 të tjerë në fillim të javës, pranimi i këtyre kamionëve përmbyll me sukses përpjekjet për fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend./E.A/

 

Continue Reading

Vendi

KPK pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka votuar sot unanimisht për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ngjarja e rëndë ka nxitur reagime të shumta dhe pikëpyetje mbi dështimin e institucioneve të drejtësisë për t’i ofruar mbrojtje viktimës.

Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj. Vetëm tri ditë para se të vritej, ajo i kishte dërguar një letër zyrtare kryeprokurores Vuçetaj, ku e njoftonte se jeta e saj ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kuvendi miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2026 midis kritikave të opozitës

Published

on

By

Me 62 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2026. Nga shtatë amendamentet e propozuara gjithsej, mbështetjen e shumicës parlamentare e morën vetëm dy prej tyre, ndërsa të gjitha propozimet e opozitës u rrëzuan.

Miratimi u parapri nga një debat i ashpër në sallë. Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si një mbulesë për 120 milionë euro të vendosura që në fillim të vitit, duke theksuar se ligji ka probleme procedurale dhe përmbajtësore.

Po nga kjo parti, deputetja Hykmete Bajrami kërkoi sqarime nga Ministria, duke pretenduar se ndryshimi po bëhet për të mbuluar koston e pagës së 13-të. Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i quajti ndryshimet e propozuara ligjore si dinakëri të ministrit të Financave.

Të gjitha këto pretendime e akuza u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti rishikimin e buxhetit para deputetëve.

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara