Lajmet

​”Duam ngritjen e pagave”, punëtorët e KEK-ut protestojnë në Prishtinë

Published

on

“Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”, “Menaxhment respekto Ligjin e Punës”, këto ishin kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në protestën për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

Kryetari i Sindikatës së re në KEK, Nexhat Llumnica ka bërë thirrje menaxhmentit që të ndërmarrë veprime për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ai tha se nuk do të ndalen së protestuari dhe me grevë, deri në arritjen e qëllimeve për të drejtat e punëtorëve.

“Kemi kërkuar ngritjen e pagave, sepse nga viti 2018 e deri më tani inflacioni është mbi 30 për qind, kurse pagat janë ngritur vetëm me 70 euro. Kemi kërkuar ngritjen e pagave për arsyeje se tregu i punës në Kosovë ka ndryshuar, nuk ka punëtor në vend, po flas për punëtor, jo për ata të cilët pauhen prej nesh, që paguhet më lirë se punëtori i KEK-ut. Ne jemi kompania më e fuqishme në Kosovë, por me pagat më të ulëta. Ne i kemi inxhinierët me 819 pagën e në sektorin privat janë 1 mijë e 500 euro e më shumë. Paga më e lartë në KEK, pa e fut stafin menaxhues, ata të cilët kanë paga të majme, është 983 euro. Prandaj, ne kohëve të fundit kemi pas edhe punësime të reja, për këtë i themi faleminderit menaxhmentit, mirëpo nuk është mirë vetëm t’i sjellni e ata të lirojnë vendin e punës për shkak pagave, dinjitetit e standardit. Kërkesa tjetër ka qenë pagesa e rrezikshmërisë, ne në KEK i përcëllim për atë dynja 30 persona në vit mesatarisht. Ky menaxhment nuk është duke respektuar rrezikshmërinë”ka thënë Llumnica.

Përvec kësaj, ai tha se me këtë veprime të bordit dhe menaxhmentit, ‘KEK do të falimentojë”.

“Një ditë mund të kemi miliardat, por nëse nuk e kemi resursin njerëzor, këto kuadro që janë sot, KEK do të falimentoj…Ky menaxhimet po e dinë shumë mirë që po i hup lëndët, dhe serish po i shtinë punëtorët të ankohen, kjo është një keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhe konsumon veprën penale…Jemi duke jetuar me një vend ku premtohet shumë, e nuk bëhet asgjë…Nga këtu i bëjmë thirrje menaxhmentit të KEK-ut, bordit, të respektojë të drejtën tonë për ngritjen e pagave, për rrezikshmëri, për pagesën e fundjavës ashtu siç e ka dhënë Gjykata. Mos të na shtynë të marrim masa të tjera, sepse ne nuk jemi të interesuar të dëmtojmë KEK-un. Po e mbrojmë edhe fondin e KEK-ut, sepse dikush ka dëshirë të keqpërdorë këtë fond…12:15 Nuk do të ndalemi deri të realizojmë këto qëllime minimale e ligjore, do të vazhdojmë me protesë e grevë deri në realizimin e këtyre qëllimeve”ka shtuar Llumnica.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Federatës Sindikale të Trepçës, Ibrahim Januzi, i cili është shprehur se është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet ndaj punëtorëve.

“Jam këtu për të shprehur solidaritet me ju për kërkesat e drejta, legjitime, për të cilat menaxhmenti i juaj nuk është duke i përmbushur obligimet ligjore. Andaj, edhe ne si sindikatë e minatorëve shprehim solidaritet të plotë me ju për kërkesat legjitime, dhe i bëjmë thirrje menaxhmentit tuaj t’i marrë për bazë kërkesat e juaja… Është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet…Plotësimi i kërkesave dhe zbatimi i ligjit do t’i kontribuonte edhe ndaljes së ikjes së të rinjve nga vendi”,ka thënë Januzi.

Në anën tjetër, Selatin Sadiku nga sindikata po ashtu, ka bërë thirrje menaxhmentit të KEK-ut, Bordit dhe Qeverisë t’i realizojë kërkesat e tyre, në të kundërtën ka thënë se kryesia e sindikatës do të marrë një vendim.

“Jam i privilegjuar që jam në mesin e punëtorëve që ‘i’a zdritin fytyrën Kosovës’. Kërkesat tona janë legjitime…Këta nuk janë të interesuar të rrisin pagën për asetin më të rëndësishëm, korporatën për punëtorë, ju vjen marre këtyre të arsyetojnë pagën për rritje në qeveri për neve, se vet janë të marruar…Në këtë rast ua bëjmë me dije edhe menaxhmentit të KEK-ut, edhe bordit dhe Qeverisë, realizoni kërkesat tona, përndryshe kryesia e sindikatës do të marrë një vendim, dhe mendoj se kjo është hera fundit që punëtorët tonë vinë në Prishtinë, kanë me ardhur këta njerëz atje në minierë” tha ai.

Lajmet

Dita e Kushtetutës së Kosovës

Published

on

By

18 vjet më parë, Kosova u bë me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke i dhënë fund qeverisjes së Kosovës në bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244.

17 shkurti i vitit 2008 shënoi Kosovën në hartat politike të shteteve të pavarura ndërsa dy muaj më pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila më 15 qershor të po atij viti hyri në fuqi.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet për këtë ditë do të pushojnë më 9 prill, e enjte.

Continue Reading

Vendi

UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij

Published

on

By

UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.

Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.

Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.

“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.

Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.

Video e plotë

Continue Reading

Lajmet

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Të kërkuara