Lajmet

Dua Lipa vendos rekord historik në Spotify, artistja e parë me katër albume mbi 5 miliardë dëgjime

Published

on

Ylli botëror me rrënjë shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke vendosur një rekord historik në platformën muzikore Spotify.

Këngëtarja është bërë zyrtarisht artistja e parë femër në histori që ka katër albume me mbi 5 miliardë transmetime (streams) secili.

Sipas statistikave të publikuara së fundmi, Dua Lipa ka thyer një rekord të ri, duke dëshmuar se katalogu i saj muzikor vazhdon të dominojë në nivel global dhe të tërheqë miliona dëgjues në mbarë botën.

Suksesi i saj përfshin rrugëtimin nga albumi debutues deri te dominimi i skenës pop me albumin “Future Nostalgia” dhe projektet e saj më të fundit.

Hite si “New Rules”, “Don’t Start Now” dhe “Levitating” vazhdojnë të regjistrojnë miliarda dëgjime, duke e bërë Dua Lipën një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop bashkëkohore.

Arritja e mbi 5 miliardë dëgjimeve për katër albume të ndryshme konfirmon ndikimin e saj afatgjatë në industrinë muzikore dhe suksesin që shkon përtej trendeve momentale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Turqia do të presë Samitin e NATO-s pas 22 vitesh, në fokus siguria globale dhe mbrojtja

Published

on

Turqia do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s për herë të parë pas 22 vitesh, duke mbledhur në Ankara liderët e vendeve anëtare në një periudhë të shënuar nga sfida të mëdha të sigurisë globale.

Samiti i 36-të i krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s konsiderohet një nga takimet më të rëndësishme të aleancës, ku pritet të diskutohen çështje kyçe që lidhen me të ardhmen e sigurisë ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare.

Zyrtarët turq e kanë cilësuar samitin si një takim që zhvillohet në një “epokë pasigurish”, duke theksuar se ai synon të forcojë koordinimin dhe unitetin brenda aleancës.

Ankaraja e sheh organizimin e samitit si një mundësi për të theksuar rolin e saj diplomatik dhe ndikimin në rritje brenda NATO-s, si dhe për të prezantuar kontributin në fushën e mbrojtjes, industrinë ushtarake, menaxhimin e krizave dhe diplomacinë.

Një nga temat kryesore të diskutimit pritet të jetë ndarja e barrës financiare dhe ushtarake mes vendeve anëtare të NATO-s.

Në samit pritet të marrin pjesë liderët e 32 shteteve anëtare të aleancës, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Të ftuar do të jenë edhe partnerët indo-paqësorë të NATO-s – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – duke zgjeruar diskutimet mbi sfidat globale të sigurisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person zyrtar në Kaçanik, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë iniciuar pas pranimit të informatave se i dyshuari, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, përveç dokumentacionit të rregullt për pajisje me leje ndërtimi, i kishte kërkuar një qytetari dokumente shtesë, duke i premtuar se do t’i siguronte përmes një kompanie private gjeodezike.

Viktima dyshohet se kishte paguar mbi 600 euro për këto dokumente, por pasi kishte marrë lejen e ndërtimit, kishte vërejtur se ato nuk figuronin fare në dosjen zyrtare, me ç’rast kishte njoftuar Policinë.

Pas pranimit të rastit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ndërmorën veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore.

I dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Published

on

Punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë po vazhdojnë, ndërsa projekti synon të krijojë një hapësirë moderne në shërbim të komunitetit.

Objekti do të shërbejë për zhvillimin e aktiviteteve artistike, edukative dhe shoqërore, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme të jetës kulturore në këtë zonë.

Sipas autoriteteve, investimi synon të përmirësojë infrastrukturën kulturore dhe të krijojë kushte më të mira për promovimin e artit dhe kulturës.

Qëllimi mbetet që çdo komunitet të ketë hapësira dinjitoze për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Me një vizitë studimore në “Sharrcem”, nis punimet Akademia Verore e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT

Published

on

By

Në kuadër të festivalit të madh ndërkombëtar “Global UBT Fest 2026”, Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT ka hapur zyrtarisht punimet e Akademisë Verore nën moton mjaft aktuale “Green Buildings and Green Infrastructure”.

Ky program katërditor vjen si një platformë dinamike që bën bashkë botën akademike dhe liderët e industrisë, duke u ofruar studentëve një mundësi unike për të zhvilluar kompetencat e tyre profesionale përmes ndërlidhjes së teorisë me praktikat më të avancuara të ndërtimit të qëndrueshëm.

Ceremonia e hapjes dhe fjala e mirëseardhjes u udhëhoq nga Dekani i Fakultetit, Prof. Visar Krelani, i cili theksoi rëndësinë e këtij edicioni për trajtimin e sfidave dhe trendeve të reja të inxhinierisë së qëndrueshme.

Menjëherë pas hapjes zyrtare, dita e parë e akademisë i është kushtuar tërësisht praktikës në terren. Studentët dhe profesorët kanë realizuar një vizitë studimore në Fabrikën për Prodhimin e Çimentos “Sharrcem” në Han të Elezit (Kaçanik). Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin nga afër proceset industriale dhe zbatimin e praktikave mjedisore, gjë që u pasua me diskutime profesionale pas kthimit në Prishtinë.

Akademia Verore do të vazhdojë me ligjërata të ngjeshura dhe sesione të tjera akademike edhe në ditët në vazhdim, duke trajtuar tema kyçe për zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër.

Continue Reading

Të kërkuara