Magazinë

Dua Lipa në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025

Published

on

Superylli shqiptar i muzikës pop, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër arritje mbresëlënëse, duke u renditur në vendin e parë të “Listës së të Pasurve 2025”, të përgatitur nga revista britanike Heat.

Sipas raportit, pasuria e këngëtares vlerësohet në rreth 151 milionë euro, duke e vendosur atë në krye të listës së 30 personazheve më të pasur nën moshën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Ky vit ka qenë një ndër më të suksesshmit në karrierën e saj, falë turneut botëror “Radical Optimism”, i cili vetëm gjatë vitit të fundit i ka sjellë rreth 97 milionë euro fitime, raporton Daily Mail.

Përveç muzikës, Dua ka zgjeruar ndikimin dhe në fusha tjera. Ajo ka krijuar një perandori të vogël biznesi përmes podcastit dhe klubit të librave, ndërsa bashkëpunimet me Porsche dhe Versace i kanë shtuar edhe më shumë vlerë pasurisë së saj.

Në vendin e dytë të listës renditet aktori Tom Holland me një pasuri prej 43 milionë euro, i cili vijon të përfitojë nga suksesi i filmave Spider-Man dhe projektet e reja, përfshirë edhe markën e tij të birrës pa alkool.

Pas tij, në vendin e tretë qëndron këngëtari Lewis Capaldi me 41 milionë euro, ndërsa pesëshen e parë e plotësojnë Millie Bobby Brown me 28 milionë euro dhe çifti Molly-Mae Hague & Tommy Fury me 26 milionë euro.

Në listë këtë vit janë përfshirë për herë të parë edhe emra të rinj; Anya Taylor-Joy, Leo Woodall (ylli i The White Lotus) dhe Holly Humberstone, e cila ka krijuar pasuri prej 4.8 milionë euro falë koncerteve me Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift.

Ndërkohë, Steven Bartlett është shpallur si podkasteri më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar, me një pasuri prej 42 milionë euro. Podcasti i tij i njohur, Diary of a CEO, gjeneron rreth 17.4 milionë euro në vit vetëm nga reklamat.

Në fund të listës, me pasuri prej 2 milionë euro, qëndron Amber Davies, ish-ylli i Love Island dhe konkurrente aktuale në Strictly Come Dancing, duke dëshmuar se suksesi televiziv mund të kthehet në fitim të prekshëm. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Kim Scott arrestohet sërish për vozitje në gjendje të dehur – ish-gruaja e Eminem

Published

on

Kim Scott është arrestuar sërish në Michigan, pasi dyshohet se shkaktoi një aksident gjatë drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit.

Sipas mediave amerikane, ajo goditi një automjet pranë Detroitit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Arrestimi ndodhi vetëm pak ditë pasi ishte paraqitur në gjykatë për një rast tjetër të ngjashëm.

Kim Scott është përballur disa herë me probleme ligjore gjatë viteve të fundit, kryesisht për abuzim me substanca dhe shkelje trafiku.

Ajo dhe Eminem u martuan në vitin 1999, u divorcuan në 2001, ndërsa një martesë e dytë në vitin 2006 zgjati vetëm disa muaj.

Continue Reading

Magazinë

Bullgaria pret me festë Darën pas triumfit historik në Eurovision 2026

Published

on

Këngëtarja bullgare Dara është pritur me entuziazëm të madh në Sofje pas triumfit historik në Eurovision 2026, duke i sjellë Bullgarisë fitoren e parë në këtë festival.

Mijëra fansa u mblodhën në aeroport për ta mirëpritur artistën, e cila u prit me duartrokitje, brohoritje dhe ceremoninë tradicionale të përshëndetjes me ujë.

Dara e cilësoi këtë sukses si fillimin e karrierës së saj ndërkombëtare dhe përcolli një mesazh frymëzues për të rinjtë, duke i inkurajuar të besojnë në ëndrrat e tyre pavarësisht se vijnë nga vende të vogla.

Për nder të fitores së saj, nesër në Sofje do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Knyaz Alexander I”, me muzikë live dhe aktivitete festive për fansat.

Continue Reading

Magazinë

Shakira shpallet e pafajshme nga Gjykata Supreme e Spanjës

Published

on

Gjykata Supreme e Spanjës ka shpallur të pafajshme këngëtaren kolumbiane Shakira në lidhje me akuzat për evazion fiskal.

Sipas vendimit gjyqësor të cituar nga Reuters, gjykata i ka dhënë Ministrisë së Financave spanjolle një kompensim prej më shumë se 60 milionë eurosh, shumë që këngëtarja e kishte paguar më herët në formë gjobash dhe interesash.

Hetimet ndaj Shakirës kishin nisur në verën e vitit 2023, kur prokurorët e akuzuan për shmangie të dyshuar të taksave prej 6.7 milionë eurosh për të ardhurat e vitit 2018, përmes përdorimit të një kompanie jashtë vendit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023, ajo kishte arritur një marrëveshje me prokurorinë për një çështje tjetër, duke paguar rreth 14 milionë euro taksa për periudhën 2012–2014.

Pas divorcit nga futbollisti Gerard Piqué në vitin 2022, Shakira u zhvendos në Miami, ku jeton me dy fëmijët e saj.

Continue Reading

Magazinë

Bebe Rexha reagon për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe si pjesë thelbësore e identitetit kombëtar, duke kujtuar përpjekjet e brezave për ruajtjen dhe forcimin e saj.

Rexha ka nënvizuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe për ta mbajtur gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e saj, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, këngëtarja ka theksuar se studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.

Continue Reading

Të kërkuara