Lajmet

Driton Muharremi jep dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Published

on

Pas publikimit të audio-incizimeve anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Driton Muharremi ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit në këtë këshill.

Në letrën që Muharremi i ka dërguar kryesuesit të KGJK-së, i njëjti ka thënë se përkundër faktit se këto incizime janë të orkestruara nga grupe interesi, qëllimi i tij është mbrojtja kredibilitetit të institucionit të KGJK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Jeni dëshmitarë të disa incizimeve jo ligjore të publikuara këto ditë nga një portal në Kosovë ku unë degjohem duke biseduar me nje person! Edhe pse konsideroj se këto incizime janë keqinterpretuar, nuk kanë asgjë të bëjnë me atë që dikush pretendon të duken dhe jane komplet të orkestruara nga grupe interesi, se nuk kanë të bëjnë fare as me punen time si gjyqtar e as i anetar i KGJK-së ( pasi që në atë kohë nuk kam qenë anetar i KGJK-së)  për çka besoj që  kjo do të vërtetohet në ditët ne vazhdim, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të KGJK, me te vetmin qëllim që institucioni i KGJK-se të mbetet i pa kontestuar jo vetëm nga publiku por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor!”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Muharremit.

Lajmet

Sot përfundon afati për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve në hospitalizim dhe të burgosurit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke vazhduar periudha për regjistrimin dhe evidentimn e votuesve me nevoja të veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre në ditën e zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, për të mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta, që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025, të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve të regjistruar.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve.

Votuesit me lëvizje të kufiziuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarëve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individulisht përmes platformës elektornike”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Ndërkaq, votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar.

Regjistrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Bora mbulon bjeshkët e Sharrit

Published

on

By

Sot, reshjet e borës kanë mbuluar disa vende të Kosovës, veçanërisht bjeshkët e Sharrit, duke sjellë krijuar një peizazh të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët e ndryshëm në këto vende.

Disa qytetarë kanë dërguar disa foto me borë në redaksinë tonë nga fshati Shajnë i Dragashit.

Në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7 dhe 12 gradë celsius.

Në Prishtinë, moti po mban i vranët dhe me shi./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Mbyllet një rrugë në Hajvali deri më 24 dhjetor

Published

on

By

Rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur deri më 24 dhjetor të këtij viti. Komuna e Prishtinës kanë njoftuar se mbyllje do të bëhet për shkak të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

Gjatë kohës sa do të jetë e mbyllur, nga komuna kanë thënë se do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku.

“Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur përkohësisht dhe pjesërisht. Kjo masë do të zgjasë deri më 24.12.2025. Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet ne njoftimin e Komunës./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani e thotë qartë për sulmin serb në Banjskë: Zero përgjegjësi, është koha që BE të veprojë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kopenhaga ka rikujtuar se u bënë dy vjet nga sulmi terrorist i Serbisë në veri të vendit, duke kritikuar Bashkimin Evropian se ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të kërkuar përgjegjësi.

“Posa shënuam 2-vjetorin e agresionit serb në shtetin tim, në veri të vendit tim. Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka bërë thirrje për përgjegjësi, por deri tani kemi zero rezultate. Është koha për të vepruar në atë që thuhet – ‘walk the talk’,” deklaroi Osmani para mediave.

Më tutje, ajo theksoi se sot dy janë kërcënimet kryesore të sigurisë për vendet e kontinentit Rusia dhe, në rajonin e Ballkanit, Serbia.

“Ka nevojë për konsistencë nga BE-ja. Nuk mund ta trajtosh njërën si agresore e diktatore, e tjetrën si partnere për paqe,” tha Osmani, duke shtuar se Serbia po ndjek modelin rus në raport me fqinjët e saj.

E pyetur se cili përbën rrezikun më të madh për Kosovën, ajo u shpreh se është kombinimi i të dyjave. “Serbia i ka trajtuar fqinjët si shtete joekzistente, si shtete të përkohshme, ndaj të cilave vepron me agresion. Është kopje e lojës ruse, e për fat të keq, e mbështetur nga vetë Rusia. Rusia flet për ‘botën ruse’, Serbia për ‘botën serbe’ – duke përdorur të njëjtat metoda,” tha Osmani.

Presidentja paralajmëroi gjithashtu se Ballkani nuk njeh boshllëk ndikimi dhe se nëse mungon ai perëndimor, hapësira shfrytëzohet nga fuqitë me interesa të dëmshme.

Në rajon gjithmonë ka ndikime. Nëse nuk është ai perëndimor, janë fuqitë e trekëndëshit të së keqes, Rusia, Kina dhe Irani. Ata nuk vijnë për bamirësi, por për interesa strategjike. Prandaj, është thelbësore që procesi i zgjerimit të BE-së të ecë përpara, duke marrë parasysh ato vende që përmbushin kriteret dhe që punojnë për vlerat mbi të cilat qëndron BE-ja,” përfundoi Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara