Sport

Driton Kuka reagon ashpër për mungesën e medaljeve në Lojërat Evropiane

Kuka ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Published

on

Trajneri i xhudos Driton Kuka është shprehur i zhgënjyer me mungesën e medaljeve të sportistëve kosovarë në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov të Polonisë.

Kuka ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera ka bërë thirrje që Ministria e Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës të kujdesen që njerëzit që nuk kanë të bëjnë me sportin te qëndrojnë sa më larg këtyre ngjarjeve sportive, por që aty të ketë njerëz kompetent në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e boksieres Donjeta Sadiku e cila arriti deri në çerekfinale, por që mbeti pa medalje.

Ai ka thënë se mbështetja nga MKRS-së dhe KOK-ut për sportet nuk po mungon, por rezultatet nuk po shihen.

Ky është reagimi i plotë i Kukës në Facebook:

Kosova si duket do mbes pa medalje.

Komplimente boksieres Sadiku që pati prezantim dinjitoz dhe u afrua te medalja, tjerët ishin shumë larg medaljeve e në anën tjetër nga media të ndryshme e besa edhe institucione sportive u munduan disa rezultate të paraqiten si të mëdha e në anën tjetër ato janë pa vlerë e shumë larg medaljeve!

Jepini fund lojës me fjalë kjo nuk na bën nder!

Për sinqeritet Ministria edhe KOK materialisht po përkrahin më shumë se kurrë sportistët e trajnerët por rezultatet janë duke munguar.

Gjithmonë atje në gara shihen persona që janë zyrtar por në fakt askush se kupton në çfarë roli janë dhe pse janë shkuar kur as sportet e tyre që u përkasin nuk janë pjesë e garave!

Federata e KOK të kujdeset që të afroj profesionistë nga lëmia e sportit për ti avancuar rezultatet e jo njerëz që në sport janë aksidentalisht!

Nuk po e zgjas ma shumë por të kuptohet drejt gjendja e sportit dhe si të ecet përpara, ktheni njerëz me vlera në institucione sportive!

Në fund Kuka ka postuar një fotografi të Majlinda Kelmendit në finalen e Lojërave Evropiane 2019 në Minsk ku kishte mposhtur Rusen Kuzjutina.

Sport

Kosova U18 e nis me fitore Kampionatin Evropian

Published

on

By

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore aventurën në FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, duke triumfuar ndaj Andorrës me rezultat 87:79, pas vazhdimeve.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat që zhvilluan një duel të fortë. Pas 40 minutave të rregullta, rezultati ishte i barabartë, duke bërë që fituesi të përcaktohej në pesë minutat shtesë.

Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës treguan më shumë qetësi dhe efikasitet, duke siguruar fitoren e parë në turne.

Kampionati FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C po zhvillohet në Shkodër të Shqipërisë, ku Dardanët e rinj e kanë nisur garën me sukses.

D.L

Continue Reading

Sport

Javier Tebas kërkon largimin e Gianni Infantinos nga drejtimi i FIFA-s

Published

on

By

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka drejtuar kritika të forta ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino, duke e akuzuar se mënyra aktuale e drejtimit po i shkakton dëm futbollit.

Tebas u shpreh se zgjerimi i vazhdueshëm i garave dhe ngarkesa gjithnjë e më e madhe mbi futbollistët po vendosin interesat ekonomike përpara zhvillimit të qëndrueshëm të sportit.

Sipas tij, ka ardhur koha që Infantino të largohet nga posti i presidentit të FIFA-s.

“Duhet të largohet, ka ardhur momenti. Por ai ka mbështetjen e sistemit dhe të federatave. Në Shtetet e Bashkuara kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infantinos dhe nuk pajtohen me mënyrën se si ai po vepron”, ka deklaruar Tebas.

D.L

Continue Reading

Sport

FIFA nis hetim ndaj katër argjentinasve pas incidenteve në finalen e Kupës së Botës

Published

on

By

Federata Ndërkombëtare e Futbollit  ka hapur një procedurë disiplinore ndaj katër anëtarëve të përfaqësueses së Argjentinës, pas përleshjeve që shpërthyen në fund të finales së Kupës së Botës, ku skuadra u mposht nga Spanja.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të shqyrtuar ngjarjet që ndodhën menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Nëse shpallen fajtorë, lojtarët ose anëtarët e stafit teknik të përfshirë mund të përballen me pezullime, ndërsa Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) rrezikon të ndëshkohet me gjobë.

Hetimi përfshin futbollistët Nahuel Molina, Leandro Paredes dhe Thiago Almada, si dhe ndihmës trajnerin Roberto Ayala.

Fillimisht, FIFA njoftoi se Leandro Paredes ishte ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Slavko Vinçiç, pasi dyshohej se kishte kapur për fyti mbrojtësin spanjoll Eric Garcia dhe e kishte shtyrë atë. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kartoni i kuq i Paredes u hoq nga raporti zyrtar i takimit.

Spanja fitoi finalen ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë, falë golit të Ferran Torres, duke u shpallur kampione e botës për herë të dytë në histori.

D.L

Continue Reading

Sport

Enzo Fernandez: Të vesh fanellën e Argjentinës është nderi më i madh i karrierës sime

Published

on

By

Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, ka reaguar me një mesazh emocionues në rrjetin social Instagram pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026. Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e titullit, ai theksoi se krenaria për të përfaqësuar Argjentinën mbetet më e madhe se çdo rezultat.

“La Albiceleste” u mposht pas kohës shtesë në finalen e së dielës, ndërsa Fernandez u përjashtua në fund të kohës së rregullt pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Pau Cubarsit.

Në mesazhin e tij, mesfushori argjentinas shkroi se me kalimin e kohës kupton se ka gjëra shumë më të rëndësishme se rezultati i një ndeshjeje, duke shtuar se kjo skuadër prej vitesh ka treguar versionin më të mirë të vetes. Sipas tij, të garosh nuk do të thotë vetëm të fitosh, por të japësh gjithçka për fanellën dhe të mos dorëzohesh kurrë.

Fernandez u shpreh krenar që është pjesë e kësaj gjenerate të Argjentinës, duke theksuar se skuadra ka luftuar gjithmonë me krenari, përulësi dhe përkushtim për të mbrojtur ngjyrat e vendit.

Ai pati edhe një mesazh falënderimi për tifozët argjentinas, të cilët i mbështetën gjatë gjithë turneut.

“Faleminderit që jeni gjithmonë pranë nesh, që na mbështesni në çdo ndeshje, për dashurinë e pakushtëzuar dhe që na bëni të ndihemi si në shtëpi kudo në botë”, shkroi ai.

Në fund, Fernandez ritheksoi se përfaqësimi i Argjentinës është arritja më e madhe personale në karrierën e tij, duke premtuar se do të vazhdojë të japë maksimumin sa herë që të ketë mundësinë të veshë fanellën e kombëtares.

“Të vesh fanellën e vendit tim është nderi më i madh i karrierës sime dhe do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që të vijë momenti ta mbroj atë”, përfundoi Fernandez.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara