Sport

Drita shpallet kampione e Kosovës në volejboll

Ky është trofeu i dytë që Drita e fiton këtë sezon, pas Kupës së Kosovës disa javë më parë.

Publikuar

Klubi i volejbollit, Drita është shpallur kampione e Kosovës, pasiqë e mposhti në finale diten e djeshme në mënyrë dramatike klubin e Fer Volley, në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku të pranishëm ishin më shumë se një mijë e 500 tifozë.

Përballja e sotme ishte e katërta e play-offit, ku volejbollistet nga Gjilani arritën të triumfojnë pas tre fitoreve dhe një humbjeje.

“Intelektualet” mposhtën me rezultat 3-2 (25-20, 20-25, 25-21, 23-25, 11-15) në sete, ku më pas filloi festa e trajnerit Lorik Ilazi dhe e volejbollisteve të tij.

Ky është trofeu i dytë që Drita e fiton këtë sezon, pas Kupës së Kosovës disa javë më parë.

Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, ia dorëzoi trofeun prestigjioz kapitenes së Dritës, Adelajda Prenga, para ngritjes tradicionale, për ngazëllimin e tifozëve gjilanas që kishin udhëtuar për të parë nga afër ekipin e zemrës.

Sport

Tjetër arritje historike për “BNE”, zë vendin e parë në Ballkan në CS:GO

Bad News Eagle me tjetër arritje historike

Publikuar

nga

Pas suksesit që e arritën në turneun e PGL Major Antwerp në CS:GO, skuadra kosovare “Bad News Eagle” ka arritur një tjetër sukses historik.

Me rezultatet ndaj skuadrave më të mira botërore të CS:GO, “BNE” tani zë vendin e parë në renditjen e skuadrave Ballkanike.

“BNE” zë vendin e parë në Ballkan, ku në ranglistën botërore të “HLTV” renditet e 20, 10 vende më lartë se skuadra bullgare “SKADE” që në renditjen ballkanike zë vendin e dytë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Liverpool e dërgon në fund garën për titull me fitoren ndaj Southampton

Kampioni i Premier Ligës do të vendoset në xhiron e fundit

Publikuar

nga

Goditja e topit me kokë e Joel Matip i dha Liverpoolit një fitore 2-1 ndaj Southampton të martën për të mbajtur gjallë garën për titull në Premier League deri në ditën e fundit të sezonit.

Rezultati e lë Liverpoolin një pikë prapa liderit Manchester City përpara raundit të fundit të ndeshjeve të së dielës, kur City do të jetë në shtëpi me Aston Villa dhe Liverpool pret Wolverhampton Wanderers në Anfield.

City ka 90 pikë kurse Liverpool në 89, që do të thotë se fitorja për skuadrën e Pep Guardiolës kundër Villas, e menaxhuar nga ish-kapiteni i Reds, Steven Gerrard, do të siguronte titullin e tyre të katërt në ligë në pesë sezone. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Donjeta Sadiku lufton sot për finale në Botërorin e boksit “Stamboll 2022”

Donjeta Sadiku, sot përsëri në ring për të arritur finalen e Kampionatit Botëror të boksit për femra “Stamboll 2022”.

Publikuar

nga

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, sot me fillim nga ora 18:00 do t’i rikthehet ringut, e cila do të përballet me synimin e vetëm për të arritur në finale të Kampionatit Botëror të boksit për femra “Stamboll 2022”.

Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku në gjysmëfinale të këtij Botërori do të përballet me boksieren amerikane, Shakiyla Rashida Ellis.

Shakiyla Rashida Ellis fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në vitin 2019.

Deri tani, Donjeta e ka siguruar medaljen e bronztë në këtë Botëror sepse ka fituar tri meçet e kaluara duke mposhtur bindshëm 5:0 kundërshtaret boksiere nga Japonia, Kongo dhe Tajpei.

Sadiku është në formën e saj të mirë dhe e vërtetoi se është e gatshme që t’i sjellë Kosovës edhe medaljen e artë nga kjo garë. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Ish-mbrojtësi i Liverpool-it dhe Fenerbahçes, Skrtel, ka njoftuar pensionimin

Martin Skrtel u pensionua nga futbolli në moshën 37 vjeçare

Publikuar

nga

Mbrojtësi sllovak Martin Skrtel njoftoi pensionimin e tij nga futbolli të martën përmes një postimi në Instagram.

Pas 20 viteve të karrierës sime, vendosa që ndeshja me FC DAC (Dunajská Streda) të jetë ndeshja ime e fundit dhe karriera ime të përfundojë”, ka shkruar ai.

37-vjeçari ka luajtur për disa klube, duke përfshirë Liverpool, Zenit St. Petersburg, Atalanta, Fenerbahce dhe Basaksehir.

Ai fitoi një Kupë UEFA, më vonë u riemërua si UEFA Europa League, me Zenit në 2008 dhe ka një titull të Super Ligës Turke me Basaksehir.

Skrtel shënoi gjashtë gola në 104 paraqitje për Slloveninë. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara