Sport

Drita dhe Prishtina sigurojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Published

on

Tashmë janë kompletuar klubet që do të luajnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Drita e ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultat të pastër 4-0. Golat për skuadrën gjilanase i realizuan Broja, Selmani, Zylfiu dhe Manaj.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e ka mposhtur me shumë lehtësi Vëllaznimin duke triumfuar me rezultat 4-0. Për bardhekaltërit shënuan Najeeb Yakubu, Rron Raqi, Bytyqi dhe Shillova.

Ndërsa të mërkurën gjymsëfinalen e siguruan edhe Llapi dhe Drenica.

Sport

Liverpool me hapa të sigurt drejt titullit, fiton edhe ndaj Newcastle

Published

on

Liverpooli është në rrugë të duhur për ta fituar titullin e Premierligës. “Reds” shënuan fitore ndaj Newcastle, duke e mposhtur pastër 2:0 në shtëpi, në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit anglez.

Szoboszlai kaloi vendasit në epërsi në minutën e 11-të, pas asistimit nga Luis Diaz.

E Mac Allister shënoi për 2:0 në minutën e 63-të, i asistuar nga Mohamed Salah.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e parë, 13 më shumë se Arsenali ku kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në fund.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet i gjashti me 44 pikë të grumbulluara.

Continue Reading

Sport

​Reagon MKRS: Nuk janë anuluar tenderët për stadiume

Published

on

By

Në faqën zyrtare të prokurimit sot u shpallën tri vendime të anuluara nga ana e Ministrisë së Sportit ku prekeshin renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë”, ndërtimi i stadiumit të qytetit në Gjilan si dhe ai në qytetin e Pejës.

Por, vetëm pak orë pas këtij publikimi, MKRS ka dal me një sqarim publik përmes faqes zyrtare ku thotë se procedurat për këto tri stadiume nuk janë anuluar.

“Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar. Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, thuhet në reagimin e MKRS-s.

Vlera e buxhetit të ndarë për këto tri stadiume është 37 milionë euro.

Continue Reading

Sport

​Dy ndeshje të tjera interesante sot në Kupën e Kosovës

Published

on

By

Do të zhvillohen edhe sot dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Drita do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare. Skuadra nga Gjilani do të ballafaqohet me Prishtinën e Re, kurse ajo nga kryeqyteti përballet me Vëllaznimin e Gjakovës.

Ndërsa ditën e djeshme gjysmëfinalen e siguruan Llapi dhe Drenica që triumfuan ndaj Malishevës, përkatësisht Ferizajt.

Continue Reading

Sport

​FFK merr vendim për ndeshjen Liria-Vëllaznimi

Published

on

By

Federata e Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore kundër klubit të futbollit ‘Liria’ për ndeshjen kundër Vëllaznimit në Ligën e Parë ku pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët e skuadrës mysafire.

“Pas shënimit të golit të vendasve në minutën e 47-të tifozët vendas hedhin fishekzjarre në fushë duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta si dhe pas përfundimit të ndeshjes, disa tifozë të FC “ Liria” kalojnë rrethojat dhe hyjnë në fushë për të festuar fitoren, mirëpo disa prej tyre sulmojnë lojtarët dhe stafin teknik të mysafirëve. Si pasojë dy lojtarë të KF “Vllaznimi” kanë pësuar lëndime. Vlen të përmendet se tifozët vendas prej fushës gjuajnë me mjete të forta tifozët mysafirë të cilët ishin në tribuna. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Liria-Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Continue Reading

Të kërkuara