Lajmet

Dridhjet e tokës, Ahmeti: Qytetarët të ndjekin informatat zyrtare

Një orë më parë janë ndierë dridhje toke në Kosovë.

Publikuar

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti ka deklaruar se sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, para një ore ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 në Rumani dhe lëkundjet janë ndierë edhe në Kosovë.

Për të shmangur informacionet e pavërteta, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti ka ftuar qytetarët të ndjekin informatat zyrtare Instituti Sizmologjik i Kosovës.

“Sipas organizatës së pavarur shkencore dhe ofruese të informacioneve për tërmetet, EMSC, para pak minutave, ka ndodhur një tërmet me shkallë 5.6 në Rumani dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë. Qytetarët e Kosovës duhet ndjekur informatat zyrtare të lëshuara nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, duke shmangur informatat e pavërteta dhe panikun për rrezikun e mundshëm”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Një orë më parë janë ndierë dridhje toke në Kosovë.

Kronika e zezë

Me kërkesë të njërit të akuzuar, anulohet seanca për korrupsion ndaj dy teknikëve të Radiologjisë

Publikuar

nga

Me kërkesë të të akuzuarit Ismet Veliu është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti së bashku me Albert Dedën akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Veliu dhe Deda, në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë po akuzohen se kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, duke e dëmtuar buxhetin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në vlerë prej 202 euro.

Nga zyra e kryetares së trupit gjykues, Medie Bytyqi, u bë e ditur se i akuzuari Veliu ka kërkuar anulimin e seancës për arsye shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2021, të akuzuarit Albert Deda dhe Ismet Veliu po akuzohen se në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK-së, ku ishin përgjegjës të çelësave, kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, me ç’rast kanë dëmtuar buxhetin e SHSKUK-së 202 euro, që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Me këtë, Deda dhe Veliu po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një deri në tetë vjet.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OKB paralajmëron për vdekje nga mbidoza pas rënies së prodhimit të opiumit në Afganistan

Publikuar

nga

Prodhimi i opiumit në Afganistan, që u urdhërua nga talibanët, për një kohë të gjatë furnizuesi kryesor në botë, mund të çojë në vdekje nga mbidoza, pasi përdoruesit e heroinës kalojnë në opioide sintetike që janë tashmë vdekjeprurëse në Evropë, tha një raport i OKB-së të mërkurën.

Kultivimi i opiumit, nga i cili prodhohet heroina, ra me 95% në Afganistan vitin e kaluar pasi talibanët ndaluan prodhimin e narkotikëve në vitin 2022. Edhe pse prodhimi i opiumit në Mianmar u rrit me 36% vitin e kaluar, prodhimi ra përsëri në nivel global me 75%. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tha në Raportin e saj vjetor Botëror të Drogës të publikuar të mërkurën.

“Rezultati i mungesës së zgjatur të opiateve afgane mund të ketë pasoja të shumta në Afganistan dhe në vendet e tranzitit dhe destinacionit për opiatet afgane. Pastërtia e heroinës në treg pritet të bjerë”, tha UNODC.

Të dhënat paraprake tregojnë për rritje të mundshme të lehtë të kultivimit të opiumit afgan këtë vit, por nuk ka gjasa të kthehet në nivelet e parandalimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Gazetari i WSJ-së, Gershkovich përballet me akuza për spiunazh, rrezikon 20 vjet burg

Publikuar

nga

Evan Gershkovich, gazetari i Wall Street Journal, ka qenë i mbyllur për gati pesëmbëdhjetë muaj në një burg në Moskë. Sot ai doli në gjyq në Yekaterinburg, qyteti ku u arrestua për akuza spiunazhi. 

Gershkovich qëndroi në një kafaz prej metali dhe xhami në sallën e gjyqit, ku buzëqeshi para kamerave, por nuk bëri asnjë koment. Gjyqi do të mbahet me dyer të mbyllura. Prokurorët pretendojnë se ai kishte mbledhur informacione të klasifikuara për një prodhues rus tankesh për CIA-n. Gershkovich, Wall Street Journal dhe qeveria amerikane e kundërshtojnë akuzën. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me njëzet vjet burg.

Deborah Ball nga Wall Street Journal e cilësoi procesin si të padrejtë dhe të fshehtë, duke theksuar se shkalla e lirimit në raste të tilla në Rusi është shumë e ulët. Ndërkohë, WSJ akuzon Moskën për burgosjen e amerikanëve për t’i përdorur si çipë për shkëmbim me rusët e burgosur jashtë vendit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka lënë të hapur mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve, duke aluduar në rastin e Vadim Krasikov, një agjent rus që aktualisht vuan dënimin e përjetshëm për vrasje në Gjermani. Shkëmbime të ngjashme kanë ndodhur më parë, si lirimi i tregtarit të armëve Viktor Bout për Brittney Griner në vitin 2022. Është e paqartë se sa do të zgjasë gjyqi dhe sa kohë Gershkovich do të qëndrojë në burgun rus./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rrahmani i VV-së i del kundër Kurtit: Jemi të vetmit në Ballkan ku kryeministri del në Paradë të Krenarisë

Publikuar

nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, deputet i zëshëm kundër shumë lëvizjeve në këtë parti, ka folur për Paradën e Krenarisë.

“Si aktivitet është shumë i panevojshëm, kemi mbetur i vetmi vend në Ballkan që edhe me pjesëmarrje të kryeministrit e ministrave e bëjmë. I nivelit të tillë, kur kemi pjesëmarrje të tilla të kryeministrit në rajon nuk ka”, u shpreh Rrahmani.

Deputeti i VV-së, tha se “më pengon kur dhunshëm po provohet të promovohet diçka që nuk po pranohet prej shoqërisë”.

“Këtë e shoh shqetësuese. Ka tendencë të promovet diçka në shoqëri e të imponohet. Ne jemi shoqëri konservative e duam familje tradicionale, ku ka nënë, baba, fëmijë e jo prindi një prindi dy, fëmija nuk e di kë e ka baba e një grua do që ta rrisë fëmijën e dikujt tjetër sepse s’duan ta prishin estetikën”, u shpreh Rrahmani.

Rrahmani ka folur shkurt edhe për Kodin Civil dhe ka thënë se është kundër.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara