Sport

Drejtuesit e Napolit fajësojnë gjyqtarët për humbjen nga Interi

Publikuar

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri zgjodhi të mos flasë pas humbjes 3-0 ndaj Interit, pasi drejtori i Napolit, Mauro Meluso shpërfaqi zemërimin e tij në lidhje me ndarjen e drejtësisë në këtë ballafaqim.

Kjo erdhi si reagim i madh, pasi kampionët në fuqi të Italisë u mposhtën 3-0 me golat e Hakan Calhanoglu, Nicolò Barella dhe Marcus Thuram.

Ndonëse “Nerazzurrët” ishin kryesisht dominues, pati jo pak momente edhe për Napolin, si Matteo Politano që goditi traversën.

Mikpritësit menduan se Lautaro Martinez e fauloi Stanislav Lobotka-n në aksionin e golit të Calhanoglu, ndërsa apelimet për penallti nuk u morën parasysh për një ndërhyrje të Francesco Acerbit në thembër të Victor Osimhenit.

“Mazzarri preferoi të mos vinte këtu, sepse ne duam që ai të jetë në pankinë dhe prandaj donim të shmangnim disa komente që mund ta futnin në telashe. Ne jemi shumë të pakënaqur dhe mendojmë se ne dhe tifozët tanë nuk e meritojmë këtë lloj trajtimi. Duket sikur arbitri dhe VAR-i kishin një ditë pushimi, gjë që sigurisht mund t’i ndodhë kujtdo.”, tha Meluso.

“Goli i parë i tyre prishi ecurinë tonë dhe pati një faull në Lobotkën që ishte e qartë. Kërkonte një ndërhyrje të menjëhershme nga arbitri, edhe pa ndihmën e VAR-it, pasi ishte kaq e dukshme”, shtoi ai.

Eksperti i arbitrave Luca Marelli e vlerësoi këtë dhe tha se VAR nuk mund të ndërhynte sepse arbitri kishte një pamje të plotë të situatës.

“Incidenti i dytë që na penalizoi sinqerisht ishte penalltia ndaj Osimhenit”, vazhdoi Meluso.

“Edhe unë kam qenë lojtar, kur të presin tendinën e Akilit, humbet ekuilibrin dhe bie. Është padyshim një faull që duhet të ishte sanksionuar me penallti”.

Vazhdo të lexosh

Sport

Trepça-Ylli, nesër sfida e parë e finales

Publikuar

nga

Pas një rrugëtimi të gjatë, Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të nisin nesër sfidat vendimtare për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça është në kërkim të titullit të pestë në histori dhe të parin që nga viti 2012, teksa, në anën tjetër, therandasit po e synojnë titullin e tretë në histori, pasi në të kaluarën e kanë fituar në vitin 2021 dhe 2022.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Mitrovicasit kanë pasur një edicion mjaft të suksesshëm deri më tani, duke fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.

Pikërisht në finale të Ligës Unike fituan ndaj Yllit, në një sfidë shumë interesante që përfundoi 66:67 për ‘Xehetarët’.

Trepça përfundoi edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, derisa therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e tri humbje.

Nga tri humbjet e Trepçës, dy kanë ardhur nga Ylli, duke paralajmëruar një sfidë shumë të ‘zjarrtë’ mes tyre.

Sfida e parë e këtyre finaleve zhvillohet nesër (e enjte) me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Marco Reus pranë kalimit në Major League Soccer

Publikuar

nga

Tanimë është e konfirmuar qe legjenda e Borussia Dortmundit, Marco Reus do të largohet në fund të këtij sezoni nga klubi gjerman.

34-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë në verë, kur edhe do t’i përfundojë kontrata e tij me Dortmundin.

Sipas spekulimeve të fundit, bëhet e ditur se mesfushori gjerman po e konsideron një lëvizje të mundshme në Ligën e Amerikës, MLS.

Samir Nasri e zbuloi në “Canal+” që Reus i ka thënë atij për një lëvizje të mundshme në MLS, pasi që bisedimet veçse janë zhvilluar./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Sport

​Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open

Publikuar

nga

Siç bëhet e ditur nga “BBC”, Andy Murray do të rikthehet nga lëndimi në Geneva Open këtë muaj. Kampionit të trefishtë të Grand Slamit i është dhënë një dritë e gjelbër për turneun në Zvicër, i cili fillon më 18 maj.

Britaniku 36-vjeçar, i cili pritet të pensionohet këtë sezon, ka munguar për një kohë të konsiderueshme për shkak të këputjes së ligamenteve të kyçit të këmbës në Miami Open.

Murray zgjodhi të mos bëjë një operacion për dëmtimin për të reduktuar kohën e rikuperimit me shpresat për të luajtur në French Open dhe Wimbledon, si dhe në Lojërat Olimpike në Paris këtë verë.

Skocezi, i cili mbush 37 vjeç në maj, tha më parë se nuk planifikon të luajë shumë gjatë kësaj vere, por dëshiron të garojë në një tjetër Olimpiadë përpara se të pensionohet.

French Open fillon më 26 maj dhe Wimbledon, ku Murray është dy herë kampion, fillon më 1 korrik, ndërsa Lojërat Olimpike zhvillohen nga 26 korriku.

US Open është turneu i fundit Grand Slam i sezonit dhe fillon më 26 gusht në New York.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Orari i finaleve të “Play-Offit” mes Trepçës dhe Yllit

Publikuar

nga

Këtë të enjte do të fillojë beteja në finalet e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit për titullin kampion.

Cilado nga Trepça dhe Ylli që shënon tri fitore e para në këto finale do të shpallet kampione.

Ndeshja e parë do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kurse mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet e “Xehetarëve”, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67.

Trepça e ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt të këtij edicioni, kurse Ylli synon ta rikthejë titullin në qytetin e Suharekës dhe ta fiton atë për herë të tretë në histori.

Më poshtë mund ta gjeni orarin e finaleve.

9 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

12 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

16 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19 Maj

19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme)

23 Maj

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara