Lajmet

Drejtori i Trustit tërhoqi mjetet e Trustit, të ardhura vjetore rreth 50 mijë euro

Kontributet e drejtorit Zalli në Trust kanë arritur vlerën e përgjithshme prej mbi 160 mijë euro.

Published

on

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli, mbetet ndër zyrtarët më të paguar në vend dhe ende nuk ka shtëpi të vet, e që jeton me qira.

Drejtori Zalli ka deklaruar pagë vjetore prej afër 50 mijë euro dhe rreth 300 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale të Kosovës dhe amerikane.

Tashmë kur po diskutohet mundësia e tërheqjes edhe të një përqindje të mjeteve nga Trusti, në vitin 2020, Zalli kishte tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust, në vlerë prej 16 mijë e 579 euro.

Kjo nënkupton se kontributet e drejtorit Zalli në Trust kanë arritur vlerën e përgjithshme prej mbi 160 mijë euro.

Zalli ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë prej 12.700 euro.

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar forumularët të martën formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publik, ndër ta edhe për drejtorin e Trustit, Adrian Zalli.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen pako me cigare në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si rezultat i implementimit të planeve operative dhe angazhimeve shtesë në identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës në aeroport, kanë realizuar disa veprime konkrete mbi dyshimet e bazuara për kontrabandim të duhanit/cigareve, të cilat përmes Kosovës kanë tentuar të destinohen kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.

“Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore vetëm përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me duhan/cigare, ku persona të dyshuar me shtetësi të huaj dhe të Kosovës, kanë tentuar që të kontrabandojnë pako/shteka me cigare prej sasive të ndryshme, për në qytetin e Londrës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se në rastin e fundit të ndodhur me datën 11 janar 2025, është parandaluar kontrabandimi i 41 pakove/shtekave me cigare, të cilat i dyshuari mashkull shtetas Bullgar ka tentuar përmes Kosovës t’i kontrabandojë në Londër, pasi destinimi i tij ishte për në këtë qytet.

Në këto katër raste Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka sekuestruar mbi 340 pako/shteka me cigare të llojeve të ndryshme, kryesisht të llojeve të shtrenjta.

Policia e Kosovës së bashku me institucionet kompetente, njofton opinionin dhe qytetarët se ka rritur angazhimet dhe prezencës e saj në kontrollet e pasagjerëve, tek të cilët ka dyshime për kontrabanda të tilla.

Continue Reading

Lajmet

​Ushtarët gjermanë dhe letonezë patrullojnë në veri

Published

on

By

Ushtarët gjermanë dhe letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, zhvilluan një patrullim të përbashkët në veri të Kosovës.

“Patrullimi së bashku lejon që ushtritë e dy vendeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë dhe sigurinë në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Aty thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.

“Ushtarët gjermanë dhe letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO zhvilluan një patrullim të përbashkët në Veri të Kosovës. Patrullimi së bashku lejon që ushtritë e dy vendeve të punojnë së bashku për të rritur sigurinë dhe sigurinë në të gjithë Kosovën. Këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftim

 

Continue Reading

Lajmet

Bislimi takon të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftim thuhet se Bislimi dhe Prattipati bashkëbiseduan rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit.

“Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri e falënderoi Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku: Sa me të mëdha tubimet tona, aq më të larta bëhen britmat e piskamat

Published

on

By

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha që janë tubimet e LDK-së aq më të larta bëhen “britmat e piskamat”.

Ai ka shkruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur në ndarje e përçarje.

“Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë. Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive”, ka theksuar Abdixhiku.

Abdixhiku gjithashtu ka theksuar se nuk ka Kosovë të individëve.

“Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara