Lajmet nga UBT

Drejtori i Prishtina Jazz Festival, Ilir Bajri, zhvilloi një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT

Ligjëratat e tilla tematike po ndihmojnë jashtëzakonisht shumë studentët për të mbajtur motivacionin e tyre në nivele të larta.

Published

on

Në këtë ligjëratë, drejtori i Prishtina Jazz Festival, Ilir Bajri, ka diskutuar me studentët më shumë rreth instrumenteve audio-vizuale, mediat audio-vizuale, si dhe për funksionin e tyre në stimulimin e shqisave si të shikuarit dhe dëgjuarit për të kuptuar mesazhin.

Studentët, ndër të tjera, zhvilluan një interaktivitet së bashku me profesorët e Fakultetit Art dhe Media Digjitale në UBT, si dhe kompozitorin Bajri, duke shtrirë temën e diskutimit në inovacionet e fundit të instrumenteve nga ana e krijuesve në fushën e muzikës, kinematografisë, gaming-ut, e fushave të tjera.

Ligjëratat e tilla tematike po ndihmojnë jashtëzakonisht shumë studentët për të mbajtur motivacionin e tyre në nivele të larta, duke dëgjuar nga afër përvojat e profesionistëve dhe ekspertëve të fushës ku ata po zhvillojnë studimet akademike.

Lajmet nga UBT

Profesori ndërkombëtar nga Paraguai, Juan Pane, zhvilloi dy ligjërata tematike me studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT

Published

on

By

Profesori i njohur në fushën e Open Data dhe Shef i Inovacionit në Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Paraguai, Juan Pane, vizitoi Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, ku pati mundësinë të takonte stafin akademik dhe studentët, si dhe të kontribuonte me dy ligjërata të veçanta për studentët.

Gjatë takimeve me studentët e vitit të dytë të Shkencave Kompjuterike, Profesori Pane ndau përvojat e tij mbi zhvillimin dhe aplikimet e të dhënave të hapura, duke theksuar rëndësinë e këtyre të dhënave në nxitjen e transparencës dhe inovacionit në epokën digjitale.

Ai foli për sfidat dhe përfitimet që sjell kjo fushë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve publike dhe ndihmesën në vendimmarrje të bazuar në të dhëna.

Vizita e Profesor Pane shënon një hap të rëndësishëm për UBT-në në angazhimin për të sjellë njohuri ndërkombëtare dhe përvoja nga ekspertë globalë direkt te studentët.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT organizoi ligjëratë tematike për sekuestrimin e pasurive kriminale me Drejtorin e AAPSK-së, Alban Sutaj

Published

on

By

UBT mirëpriti Drejtorin e Operacioneve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) në Ministrinë e Drejtësisë, Alban Sutaj, i cili zhvilloi një ligjëratë tematike për studentët e Departamentit të Studimeve të Sigurisë.

Ligjërata u organizua nën shoqërimin e Profesorit Elton Tota, dhe trajtoi tema kyçe mbi sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga aktivitetet kriminale, si një element thelbësor në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë publike.

Gjatë ligjëratës, Sutaj u ndal tek aspektet ligjore, puna e Agjencisë, dhe bashkëpunimi ndërinstitucional e ndërkombëtar për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Ai shpjegoi gjithashtu proceset për ruajtjen e vlerës së pasurive, dhënien me qira, shitjen dhe ridestinimin e tyre për përdorim shoqëror.

Ligjërata u prit me interes të madh nga studentët, të cilët përmes një bashkëbisedimi të hapur dhe pyetjeve të parashtruara, patën mundësinë të shprehin vlerësimet dhe pikëpamjet e tyre, duke u njohur më nga afër me punën e Agjencisë dhe rëndësinë e saj në shoqëri./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e nivelit Master në Fakultetin e Shëndetit Publik dhe Menaxhim vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik në Prizren

Published

on

Në kuadër të lëndës “Promovimi i Shëndetit Publik”, studentët e nivelit master të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Menaxhim nga UBT realizuan një vizitë studimore në Institutin e Shëndetit Publik në Prizren. Kjo vizitë kishte për qëllim të afronte studentët me realitetin profesional të menaxhimit të shëndetit publik, duke i ndihmuar të kuptojnë rëndësinë e promovimit dhe mbrojtjes së shëndetit për komunitetin lokal.

Studentët u pritën nga drejtori i institutit, Prof. Dr. Fadil Kryeziu, i cili i informoi për misionin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni në ofrimin e shërbimeve të shëndetit publik dhe menaxhimin e situatave që lidhen me përmirësimin e shëndetit të komunitetit në Prizren. Prof. Dr. Kryeziu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit për të ofruar strategji që ndikojnë pozitivisht në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me praktikat më të mira në promovimin e shëndetit publik, duke përfshirë disa nga shërbimet dhe strategjitë konkrete që instituti implementon për parandalimin e sëmundjeve dhe edukimin shëndetësor të popullsisë. Ata vlerësuan rëndësinë e punës së Institutit të Shëndetit Publik dhe mënyrën sesi ky institucion trajton sfidat e vazhdueshme për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të qytetarëve të Prizrenit.

Përvoja e marrë nga kjo vizitë është e vlefshme për studentët, duke i ndihmuar jo vetëm në përvetësimin e koncepteve teorike, por edhe në zhvillimin e aftësive praktike që do t’i shërbejnë në karrierën e tyre të ardhshme. Studentët ndanë përshtypjet e tyre pozitive mbi rëndësinë e këtyre aktiviteteve praktike, të cilat përforcojnë njohuritë e marra në auditorë dhe krijojnë ura bashkëpunimi mes institucioneve akademike dhe atyre të shëndetit publik.

Kjo vizitë studimore përforcon qëllimin e Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Menaxhim në UBT për të ofruar një arsimim të thelluar dhe të gjithanshëm, i cili u mundëson studentëve të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit publik në Kosovë dhe më gjerë./UBTNews/D.E.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Web Summit fillon në Lisbonë, UBT përfaqëson Kosovën në arenën teknologjike ndërkombëtare

Published

on

UBT është tashmë pjesë e Web Summit, ngjarjes prestigjioze ndërkombëtare që këtë vit zhvillohet në Lisbonë, Portugali. Ky event madhështor, që grumbullon qindra kompani dhe startup-e nga mbarë bota, ka nisur me diskutime dhe prezantime të frymëzuara, duke u shndërruar në një platformë të domosdoshme për shkëmbimin e ideve dhe ndarjen e përvojave në teknologji, inovacion dhe sipërmarrje.

UBT merr pjesë në këtë samit ndërkombëtar për të prezantuar arritjet e saj dhe për të nxjerrë në pah potencialin e Kosovës si një qendër inovative. Universiteti do të prezantojë projekte novatore nga studentët dhe ekspertët, që përfshijnë fusha si inteligjenca artificiale, teknologjia digjitale dhe sistemet e automatizuara. Përmes pjesëmarrjes së saj, UBT synon të pozicionojë Kosovën në hartën e zhvillimeve globale dhe të krijojë mundësi të reja për bashkëpunime ndërkombëtare.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili është pjesë e delegacionit që përfaqëson universitetin, e sheh këtë ngjarje si një moment strategjik për Kosovën dhe UBT-në:

“Pjesëmarrja e UBT-së në Web Summit është një hap i rëndësishëm për të treguar aftësitë dhe kreativitetin e rinisë kosovare në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Ky është një moment për të ndarë përvojat tona dhe për të krijuar partneritete që do t’i japin një shtytje zhvillimit të Kosovës. Besojmë se potenciali ynë i jashtëzakonshëm mund të sjellë ndikim global, dhe se mund të kontribuojmë në sfidat e së ardhmes me zgjidhje të avancuara dhe përvoja që mund të ndryshojnë industrinë e teknologjisë.”

Ky samit është gjithashtu një mundësi për të takuar ekspertë dhe liderë të suksesshëm nga kompani si Google, Amazon, dhe Tesla, të cilët janë në Lisbonë për të ndarë vizionin e tyre për të ardhmen e teknologjisë. Me përfaqësimin e saj në Web Summit, UBT jo vetëm që tregon arritjet e veta, por gjithashtu promovon Kosovën si një vend të pasur me talente dhe ide për të kontribuar në zgjidhjet teknologjike globale./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara