Lajmet

Drejtori i Policisë thotë se rreth 30 të dyshuar të tjerë ikën në këmbë, lanë pas 24 automjete

Brenda këtyre veturave, Hoxha tha se janë gjetur sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm.

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë së rreth 30 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, kanë arritur të ikin nga Manastiri i Banjskës në këmbë.

Hoxha tha se ata kanë lënë pas 24 automjete, një prej të cilave mjet i blinduar. Brenda këtyre veturave, Hoxha tha se janë gjetur sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm.

Në vendin e ngjarjes, Hoxha tha se janë gjetur trupat e tre personave të vrarë, të cilët ishin të pajisur me armë të gjata dhe të veshur me uniforma ushtarake.

“Rreth orës 15:30 Njësiti i Policisë së Kosovës kanë arritur që të pastrojnë zonën në dhe për rreth manastiri duke u siguruar që të gjithë civilet që gjenden brenda manastirit të jenë të sigurt dhe as një prej tyre nuk ka pësuar lëndime trupore. Gjatë operacionit për sigurimin e zonës për rreth dhe brenda manastirit njësiti policor kanë arrit që të arrestojnë dy persona të dyshuar të grupit terrorist të cilët janë të armatosur me armë të gjata me uniformë dhe pajisje të tjera ushtarake. Pas sigurimit të zonës ka filluar edhe ekzaminimi i zonës ku prezent ishin edhe ekipet e EULEX dhe KFOR-it, në këto hapësira dhe për rreth manastirit janë gjetur tre trupa të personave vrarë që janë në proces të verifikimit, personat e vrarë ishin të armatosur. Personat tjerë të dyshuar që bazuar në pamjet e siguruara mund të ishin 30 persona kanë arritur që të largohen këmbë duke lënë mbrapa automjete e tyre që rezulton që të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar si dhe dy motor. Në brendi të automjeteve gjendje një sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm. Brenda manastirit janë gjendur disa armë dhe raketa hedhës që dyshohet që janë përdoruar ndaj Policisë së Kosovës”, deklaroi ai.

“Nga kontrolli fillestar që është bërë disa veturave është konstatuar që edhe përkundër faktit që asnjë nga automjete e hasura në vendin e ngjarjes nuk kishin targa megjithatë atë nën parafangon e disa nga automjeteve vëreheshin tiketa të regjistrimit që ishin regjistrime të Serbisë. Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoçiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i leshur nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin  e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vete Milan Rajdoçiq”, shtoi ai tutje.

Vendi

Përditësohen rezultatet: LVV-ja shkon në 53 ulëse, LDK-ja bie në 18

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e partive politike teksa po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.

Sipas të dhënave më të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 53 ulëse të siguruara në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 18 ulëse.

Partia Demokratike e Kosovës ka ruajtur 22 ulëset që kishte më parë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të ketë 7 ulëse.

KQZ-ja ka bërë të ditur se deri në mesditën e së mërkurës pritet të përfundojë numërimi i të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në fund të ditës do të procedohen për numërim 216 nga gjithsej 223 kuti votimi me vota të diasporës, ndërsa shtatë kutitë e mbetura do të numërohen gjatë orëve të paradites së të mërkurës.

Paralelisht, KQZ-ja do të nisë edhe numërimin e votave me kusht, ku janë evidentuar 8,751 votues në 52 vendvotime në mbarë vendin. Gjithashtu, do të fillojë edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

Me këto procese, numërimi i rezultateve zgjedhore po hyn në fazën përmbyllëse.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

KQZ drejt përmbylljes së numërimit të votave nga diaspora, nis numërimi i votave me kusht

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri sot në mesditë pritet të përfundojë numërimi i të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës përmes postës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, shtatë kutitë e fundit me vota nga diaspora pritet të numërohen gjatë orëve të paradites së të mërkurës, duke shënuar përfundimin e një prej fazave kryesore të procesit zgjedhor.

Ndërkohë, KQZ-ja do të nisë edhe numërimin e votave me kusht, proces i cili është zhvilluar në 52 vendvotime në të gjithë vendin. Në këtë kategori janë regjistruar gjithsej 8,751 votues.

Po ashtu, do të fillojë edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

Me përfundimin e numërimit të votave nga diaspora dhe nisjen e trajtimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, procesi i numërimit të rezultateve zgjedhore po hyn në fazën përmbyllëse.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 27°C

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10–13 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 25–29 gradë Celsius.

Continue Reading

Lajmet

UBT DO TË ORGANIZOJË FORUM AKADEMIK TË VEÇANTË NË KOSOVË NË NDER TË 250-VJETORIT TË AMERIKËS: “Nga Çlirimi te Lidershipi: Edukimi i Gjeneratës së Ardhshme përmes Partneritetit Kosovë–SHBA”

Published

on

By

Washington, DC — Projekti “America Inspires Freedom – The Kosovo Story” ka kënaqësinë të njoftojë se UBT, Partneri Kryesor Akademik i projektit, do të organizojë një forum akademik të veçantë më 29 qershor 2026 në Prishtinë, si pjesë e programimit zyrtar ndërkombëtar që shënon 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forumi, me titull “Nga Çlirimi te Lidershipi: Edukimi i Gjeneratës së Ardhshme përmes Partneritetit Kosovë–SHBA”, do të mbledhë studiues të njohur amerikanë, ekspertë të politikave publike, përfaqësues të komunitetit të veteranëve, studentë, profesorë universitarë dhe zyrtarë publikë për të diskutuar marrëdhënien e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe rolin e arsimit në formësimin e lidershipit demokratik për gjeneratat e ardhshme.

Ky aktivitet është pjesë e projektit më të gjerë “America Inspires Freedom: The Kosovo Story”, i cili u njoh zyrtarisht më herët gjatë këtij viti përmes Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe America250, Komisionit Amerikan për Shënimin e Çerek-shekullit të Pavarësisë së Amerikës. Përmes kësaj marrëveshjeje, Kosova u bë vendi i parë dhe i vetëm jashtë Shteteve të Bashkuara i përfshirë zyrtarisht në programimin ndërkombëtar të America250.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti partneritetin dhe mundësinë për të organizuar këtë forum në UBT.

“UBT-ja është e nderuar të shërbejë si Partneri Kryesor Akademik i Projektit për Shënimin e 250-vjetorit të Amerikës në Kosovë dhe të organizojë këtë forum akademik të veçantë. Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është ndër partneritetet më të rëndësishme në historinë moderne të vendit tonë, ndërsa institucionet e arsimit të lartë kanë përgjegjësi të veçantë për të ruajtur dhe avancuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky partneritet. Ne jemi krenarë që UBT do të kontribuojë në këtë iniciativë historike dhe do të ndihmojë në forcimin e themeleve intelektuale të partneritetit Kosovë–SHBA për vitet që vijnë”.

Faton Bislimi, Themelues dhe Drejtor i Projektit “America Inspires Freedom: The Kosovo Story”, theksoi rëndësinë e aktivitetit dhe rolin udhëheqës të UBT-së.

“250-vjetori i Amerikës ofron një mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për të festuar historinë amerikane, por edhe për të reflektuar mbi ndikimin e thellë që lidershipi, vlerat dhe miqësia amerikane kanë pasur për popullin e Kosovës. Pak kombe në botë mund të flasin për rolin e Amerikës në historinë e tyre me aq shumë mirënjohje dhe respekt sa Kosova. Jemi thellësisht të nderuar që kemi UBT-në si Partnerin tonë Kryesor Akademik në këtë iniciativë historike. Duke sjellë së bashku folës të shquar amerikanë dhe pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm, ky forum do të ndihmojë që gjeneratat e reja të kuptojnë si sakrificat që siguruan lirinë e Kosovës, ashtu edhe vlerat demokratike që duhet të udhëheqin të ardhmen e saj”.

Si partner i projektit, UBT do të organizojë një nga aktivitetet më të rëndësishme intelektuale dhe edukative të kësaj nisme, duke riafirmuar përkushtimin e kahershëm të universitetit ndaj inovacionit, vlerave demokratike, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekselencës akademike.

Forumi do të trajtojë tema që lidhen me lirinë, demokracinë, lidershipin, përgjegjësinë qytetare, partneritetin transatlantik dhe mësimet që përvoja e Kosovës mund t’u ofrojë gjeneratave të ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara