

Lajmet
Drejtori i policisë së Kosovës pret në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së
Published
9 months agoon
By
Betim GashiDrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport.
Sipas një njoftimi nga ana e policisë, në takim u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK.
“Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK, e në veçanti me z. Davenport dhe njëkohësisht kolonel Hoxha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë OSBE-ja për Policinë e Kosovës. Nga ana tjetër ambasadori Davenport shprehu falënderimin dhe mirënjohjen, për komunikimin, bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive të Policisë së Kosovës ndaj organizatës ndërkombëtare, konkretisht OSBE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 29-të për të arritur konstituimin e këtij institucioni.
Megjithëse, si 28 herët paraprake, sipas deklaratave dhe qëndrimeve të ish-opozitës si dhe partisë fituese të zgjedhjeve, as sot nuk do të ketë ndonjë ndryshim në ngërçin e krijuar politik.
Seanca e sotme nis nga ora 11:00.
Sakaq më 15 qershor bëhen dy muaj që nga nisja e bllokadës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Lajmet
Aktori Christian Bale duket thuajse i panjohur rrugëve të Atlantas, teksa po xhiron filmin e ri
Published
4 days agoon
June 5, 2025
Një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it është shfaqur i paidentifikueshëm në xhirimet e filmit të ri biografik me temë sportive por a mund ta dalloni kush është?
Aktori 51-vjeçar është parë i veshur me një xhaketë të zezë prej lëkure, me flokë të lëmuar pas dhe duke mbajtur tre unaza të Super Bowl-it në xhirimet e filmit të tij më të ri, shkruan The Sun.
Ky fitues i çmimit Oscar kishte një pamje ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar ta shohim si zemërthyes klasik, teksa po xhironte të mërkurën në Atlanta.
Ylli i njohur është fotografuar duke shëtitur në setin e filmit me një shprehje goje të hapur në fytyrë.
Por, a e zbuluat se për cilin aktor bëhet fjalë? As më pak e as më shumë, është ylli i filmit Batman, Christian Bale.
Aktori i famshëm është duke xhiruar skena për filmin e tij të ri të titulluar Madden, ku luan përkrah yllit tjetër amerikan, Nicolas Cage, në një projekt shumë të përfolur të regjisorit David O. Russell. Në rolin e tij, Christian Bale i ngjan shumë personazhit real që portretizon – të ndjerit Al Davis, pronari dhe menaxheri legjendar i ekipit Oakland Raiders. Bale shihej me një pamje të zbehtë dhe me fytyrë të skuqur, karakteristike për Davis.
Ndërkohë, Nicolas Cage është parë në set i veshur me një kostum special që e bënte të dukej më i shëndoshë, me flokë të gjatë, duke interpretuar trajnerin e famshëm të Raiders dhe më pas transmetuesin legjendar të NFL-it, John Madden.
Në film marrin pjesë edhe komediani John Mulaney në rolin e Trip Hawkins, themeluesit të Electronic Arts, si dhe aktorja britanike Sienna Miller, e cila luan Carol Davis, bashkëshorten e Al Davis.
Sipas një deklarate nga Amazon, “Filmi ndjek rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Madden – nga partneriteti i suksesshëm në Super Bowl me Al Davis dhe ekipin Raiders, te krijimi i lojës së famshme Madden NFL, e deri tek shndërrimi në një nga zërat më ikonë në historinë e futbollit amerikan”.
Fansat e NFL-it kanë reaguar me habi ndaj transformimit të Christian Bale dhe Nicolas Cage për rolet e tyre.
“Prisni pak, a është kjo e vërtetë?”, shkroi një përdorues. “Ata s’duken aspak si vetja e tyre e vërtetë”, komentoi një tjetër. “Jo, nuk ka mundësi që ky të jetë John Madden!”, shtoi dikush tjetër i habitur.
Filmi Madden është i drejtuar nga David O. Russell, i cili ka qenë i nominuar për çmimin Oscar me filmat si The Fighter dhe Silver Linings Playbook.
Ai gjithashtu ka shkruar skenarin e këtij filmi, i cili është i bazuar në jetën e vërtetë të John Madden – nga koha si trajner i NFL-it, tek karriera si komentator dhe më pas fytyra ikonë e lojërave video Madden NFL të EA Sports.
Madden ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2021, në moshën 85-vjeçare. Në film përfshihet edhe jeta e Al Davis – pronarit karizmatik të Raiders, i njohur për moton e tij të famshme: “Fitoni, thjesht fitoni, baby.” Davis ndërroi jetë në tetor të vitit 2011, në moshën 82-vjeçare për shkak të dështimit të zemrës.
Në prill të kaluar, u bë e ditur se roli i Madden do t’i besohej Nicolas Cage, ndërsa më vonë u konfirmua se Christian Bale do të portretizonte Al Davis. /

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët për Festën e Kurban Bajramit, duke u bërë thirrje për më shumë mirësi mes tyre.
Në urimin e tij tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël, Tërnava tha se kjo festë është përkujtim i sakrificës të profetit Ibrahim, “i cili ishte i gatshëm të flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të madhërishëm, e i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufi e as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin e lartë pikërisht në dorëzimin ndaj vullnetit hyjnor të Zotit”.
“Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron në frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, tha ai.
Myftiu Tërnava tha se Kurban Bajrami është festë fetare, por bart edhe mesazhe të thella shoqërore dhe atdhetare.
“Festa e Bajramit nuk kufizohet vetëm me adhurim, por ajo kontribuon në forcimin e vlerave që ndërtojnë shoqërinë dhe forcojnë atdheun”, u shpreh ai.
Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me therjen e kubanit dhe kryerjen e haxhillëkut.
“Sot, kur miliona besimtarë janë në tokën e shenjtë të Mekës dhe ku do ta kalojnë këtë ditë në rrafshnaltën e Arafatit dhe në mesin e tyre gjenden edhe haxhilerët nga Kosova, të cilët janë duke e përjetuar haxhillëkun – udhëtimin e jetës – me lutjet e tyre drejtuar krijuesit për falje gabimesh, shëndet dhe mirëqenie për familjet e tyre, për popullin tonë dhe siguri për vatanin tonë”, tha Tërnava.
Haxhillëku ka nisur më 4 qershor dhe besimtarët myslimanë do të kryejnë rite fetare në Mekë deri më 8 qershor. Këtë vit, më shumë se 1.5 milion pelegrinë po marrin pjesë në ritualin më të rëndësishëm të Islamit./REL/
Lajmet
Bajrami: Nuk kemi nevojë që ta përsërisim një proces zgjedhor
Published
4 days agoon
June 5, 2025By
UBTnews
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi se nuk ka nevojë që të përsëritet sërish një proces zgjedhor. Sipas tij, qëndrimi i LDK-së është që ketë konstituim të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, teksa shtoi se bashkimi i dy palë zgjedhjeve do të shkaktonte probleme të mëdha.
Kështu u shpreh deputetetja Bajrami, pas dështimit për herë të 27-të për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
“Unë mendoj që ne veç sa e kemi kaluar një proces të zgjedhjeve nacionale, në fakt edhe si parti e kemi të njëjtin qëndrim dhe duhet të bëhet konstituimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Nuk kemi nevojë që ta përsërisim një proces zgjedhor, sepse nuk mund të priten as edhe ndryshime të mëdha. Në ndërkohë ne e dimë të gjithë procesin tejet të ndërlikuar dhe kohën që e ka marrë për numërim të votave nga ana e KQZ-së. Bashkimi i dy palë zgjedhjeve në një periudhë të caktuara do të shkaktonte probleme të mëdha dhe ka shumë mundësi që zgjedhje të tilla mandej edhe të mos pranohen nga ndonjë subjekt”, u shpreh Bajrami.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se degët e LDK-së në komuna janë në procesin konsulatativ për paraqitjen e kandidaturave për kryetar komunash.
“Nuk janë përcaktuar emrat, janë mbajtur takime të përbashkëta me kryesinë dhe kryetarët e degëve, gjithashtu me kryetarin dhe kryetarët e degëve, e kemi ndarë procesin në tri faza. Dhe tani janë komunat, degët e LDK-së në gjitha komunat në Kosovë të cilat janë në fazën e procesit konsultativ, disa prej tyre veç i kanë paraqitur kandidaturat, disa të tjera janë në proces”, shtoi Bajrami.

Shtatë vjet pa Fadil Vokrrin: Kujtohet figura kyçe e futbollit kosovar

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

Nga miliardere në krizë? Rihanna humb 29% të pasurisë

Kuvendi mblidhet sot për të 29-ën herë

Metabolizëm i ngadaltë, si t’i dalloni simptomat

Profesorët e UBT-së kontribuojnë në ndërtimin e paqës së qëndrueshme

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Mbyllet me sukses Java e Dizajnit në UBT – prezantohen koleksione me vlera artistike dhe kulturore

Aktori Christian Bale duket thuajse i panjohur rrugëve të Atlantas, teksa po xhiron filmin e ri
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT5 days ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati