Lajmet

Drejtësia Sot: Dështimi i rastit të Veteranëve dëshmi e gjendjes së tmerrshme të prokurorisë dhe gjyqësorit

Published

on

Drejtësia Sot, me shqetësim të madh ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë i cili liron nga aktakuza të akuzuarit për rastin e njohur si ‘Veteranët’. Të njëjtit sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), janë akuzuar se në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë njohur statusin e Veteranit Luftëtar, rreth 19.500 personave të cilët nuk i kanë takuar kësaj kategorie. Me këto veprime të kundërligjshme buxhetit të Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëm në shumë prej 88.769.217.04 euro.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga Drejtësia Sot, thuhet se ndër të tjera, PSRK ka dështuar të ndajë veprimet inkriminuese të të akuzuarve të kryera në bashkëveprim, ka dështuar të provojë dashjen, ka dështuar të provoj se, rritja e numrit të veteranëve luftëtarë të jetë e ndërlidhur me veprimet të të akuzuarve, ka dështuar që të provoj se 19.500 aplikuesit, a janë vërtetë përfitues të kundërligjshëm apo jo të njejtit, të gjitha çështje për të cilat Drejtësia Sot kishte reaguar që në fillim të këtij gjykimi.

Sipas analizës së publikuar nga Drejtësia Sot në janar të vitit 2020, aktakuza e ngritur nga PSRK, kishte mangësi të mëdha. E njejta i përfshinte të gjithë të akuzuarit në një pikë të dispozitivit dhe dështonte të shpjegojë veprimet inkriminuese të të pandehurve veç e veç, element ky i domosdoshëm për sqarimin e rolit të secilit të akuzuar në këtë rast. Një veprim i tillë ka rrezikuar qëndrueshmërinë e të gjithë rastit dhe ka dobësuar përfaqësimin e tij pranë gjykatës. Një qasje e tillë nga Prokurori i rastit është qasje jo-profesionale dhe kontribon dukshëm në mohimin e drejtësisë dhe përkrahjen e kriminalitetit në vend.

Në të njejtën kohë, Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi edhe për shkeljet e Kodit të Procedurës Penale të kryera nga gjykata duke filluar nga afatet ligjore për caktimin e seancave të shqyrtimit gjyqësor, duke e tejkaluar atë për më shumë se 200 ditë, praktikë kjo që ndikon në zvarritjen e lëndës, në vonimin e drejtësisës dhe në dështimin e luftimit të krimit e korrupsionit në vend. Për më tepër, është raportuar edhe për vendimin e jashtëligjshëm lidhur me refuzimin e kërkesës së PSRK-së për vendosje të masës së përkohshme lidhur me ndalimin e pensioneve ndaj personave të cilët dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme e kanë fituar statusin e “Veteranit Luftëtar”.

Ky vendim është vendimi i rradhës i cili është tregues i qartë i sistemit të kalbur të drejtësisë, i cili dështon të ngrisë aktakuza që plotësojne elementet thelbësore të tyre, mbështeten në prova të pakontestueshme dhe mbrohen para gjykatës denjësisht. Për më tepër, është dëshmi direkte që tregon që sistemi, si i tillë që është, punon në të kundërtën e mandatit të tij, ashtuqë rezultati i punës së disa prokurorëve është kundërproduktiv dhe i dëmshëm në pakthim, duke ngritur aktakuza të cilat janë të destinuara për të dështuar e me këtë duke u bërë vet shkaktar për lirimin e të gjithë atyre që dyshohen të kenë abuzuar masivisht me buxhetin e shtetit të Kosovës.

Në situatën konkrete, ka nevojë për një veprim urgjent për të krijuar modalitetet më të mira për një kontroll të integritetit etik, profesionalizmit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që do mund të sanoj këtë gjendje abuzive e cila është bërë normë në vendin tonë. Prandaj, Drejtësia Sot i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të vë fokus të veçantë në gjetjen e këtyre modaliteteve, ashtuqë të njejtat, të jenë gjithëpërfshirëse, të thella dhe serioze. Vetëm në këtë mënyrë mund të lirohet sistemi i drejtësisë nga kapja e politikës, interesave individuale e partizane.

Continue Reading

Lajmet

Kërkohet paraburgim për djalin që dyshohet që vrau nënën e tij në Restelicë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit F.B., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit se vrau nënën e tij në fshatin Restelicë të Dragashit.

Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë- Komuna e Dragashit, në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Continue Reading

Lajmet

R​inumërohen 40.16 për qind e votave, procesi vazhdon ende

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 28 komuna të tjera.

Sipas të dhënave që rezultojnë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më tani janë rinumëruar 40.16 të votave, apo 1 mijë e 27 vendvotime të procesuara.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Continue Reading

Lajmet

​Ngrihet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për asgjësim të dokumenteve të votimit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Lajmet

KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet të ketë reduktime

Published

on

By

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik vetëm në disa rajone.

Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J15 Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovicë, Tulltorja I dhe Tulltorja II.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri,- ndërrimi i shtyllave të thyera në segmentin kryesor.

Mitrovicë

Punime në projekte investive

Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:

TS 10/04[kV] Vinarc Kulle -1 Lahovit (kodi: 70000005002) nga ora 09:00-11:00 dhe 13:00-15:00.

Vendet:  Vinarc  Lahovit.

Arsyeja: Punime me projektin investiv.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10 [kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J02 Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 13:00 deri 15:30

Vendet: fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Kijeva.

Punime nga pala e tretë

Nga NS 35/10[kV] Gjakova I  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Beci (kodi: 80080010) nga ora 10:00 deri 15:00.

Vendet: fshatrat: Bec, Janosh, Lugbunari, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Pashë, Palabardhë, Qerim, Sopot dhe Trakaniq dhe rruga Mark Malota (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri për shkak të punimeve në linjën 35kV Radoniqi.

Continue Reading

Të kërkuara