Sport

Dortmund synon rinovimin me Haaland

Erling Haland pritet që të qëndrojë në Dormtund së paku dhe për një sezon tjetër.

Published

on

21-vjeçari është në qendër të vëmendjes për një lëvizje të mundshme në merkaton e vitit të ardhshëm, referuar dhe një klauzole që e lejon sulmuesin të largohet për një shifër prej 75 milionë euro, megjithatë lëvizjet e fundit të Dortmund mund ta bindin sulmuesin që të qëndrojë në Signal Iduna Park.

Me rendimentin e treguar te verdhezinjtë, shumë skuadra në Europë kanë nisur interesimin konkret, megjithatë e ardhmja e Haaland mund të marrë një tjetër drejtim, pasi Dortmund është gati që t’i rinovojë kontratën futbollistit me kushte të përmirësuara. Fituesit e Kupës së Gjermanisë janë gati që ti ofrojnë 15 milionë euro në sezon 21-vjeçarit, gati 2-fishin e pagës aktuale.

Për Haaland interesim konkret ka dhe Manchester City dhe Liverpool që e shohin shtatlartin si një futbollist që do i ndihmonte në luftën për titull në Premier League. PSG po ashtu e sheh norvegjezin si një opsion për të pasuar Kylian Mbappe i cili sezonin e ardhshëm do të largohet nga Parisi.

Këtë edicion Haaland ka shënuar 7 gola në 5 ndeshjet që është aktivizuar në kampionat, ndërsa ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një shqetësimi fizik. Haland konsiderohet si një prej talenteve më të medhenj të futbollit dhe Dortmund do të bëjë çmos për të mos humbur shërbimet e 21-vjeçarit së paku dhe për një edicion tjetër.

Continue Reading

Sport

Senegalit i merret titulli i kampionit në tavolinë, Maroku shpallet fitues i Kupës së Afrikës

Published

on

By

Vendimi i fundit i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF) ka shkaktuar reagime të shumta, pasi Senegali është zhveshur zyrtarisht nga titulli i kampionit të Afrikës, i cili i është dorëzuar Marokut.

Ndonëse Senegali e kishte fituar finalen e janarit me rezultat 1-0 në kohën shtesë, ky rezultat është anuluar dhe është regjistruar si fitore 3-0 në tavolinë për Marokun.

Shkak për këtë vendim drastik është bërë braktisja e fushës nga lojtarët senegalezë për rreth 20 minuta gjatë kohës së rregullt, në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar për Marokun pas rishikimit me VAR.

Sipas rregulloreve të CAF-it (Nenet 82 dhe 84), çdo ekip që refuzon të vazhdojë lojën ose largohet nga fusha pa lejen e gjyqtarit konsiderohet se e ka humbur ndeshjen.

Federata e Futbollit të Senegalit e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pabazuar ligjshmërisht, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Ndërkohë, lojtarët senegalezë kanë reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke postuar foto me trofeun dhe duke shprehur revoltën e tyre për humbjen e titullit jashtë vijave të fushës.

Deri më tani, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk ka nxjerrë ende një vendim përfundimtar, pasi procedurat e ankimimit zakonisht kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar. Megjithatë, Federata e Futbollit të Senegalit ka konfirmuar se ka dorëzuar zyrtarisht lëndën, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të CAF-it.

Në anën tjetër, Maroku ka filluar përgatitjet për ceremoninë e pranimit të trofeut, ndërsa opinioni sportiv në Afrikë mbetet i ndarë: disa e shohin këtë si zbatim strikt të rregulloreve kundër braktisjes së fushës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një goditje të rëndë për integritetin e futbollit të luajtur në fushë.

 

Continue Reading

Sport

Peja 03 dhe Bashkimi përballen për trofeun e Ligës Unike

Published

on

By

Finalja e Ligës Unike do të dhurojë një përballje tërësisht kosovare mes dy skuadrave të forta të basketbollit të femrave.

KBF Peja 03 do të përballet me KBF Bashkimin në një duel që pritet të jetë shumë i luftuar dhe me atmosferë të zjarrtë në tribunë.

Ndeshja finale zhvillohet më 18 mars 2026, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi”.

Të dyja ekipet synojnë trofeun, duke premtuar spektakël dhe rivalitet deri në fund.

Continue Reading

Sport

Chelsea humb ndaj PSG, Real Madrid merr fitore ndaj Manchester City

Published

on

By

Mbrëmja e së martës në Champions League ka përcaktuar dy çerekfinalistët e radhës pas ndeshjeve të kthimit në fazën e 1/8-ave, ku Paris Saint-Germain dhe Real Madrid kanë siguruar kalimin tutje duke eliminuar dy skuadrat angleze.

Chelsea u mposht në “Stamford Bridge” me rezultat 0-3 nga kampionët në fuqi, PSG, të cilët dominuan takimin me golat e Khvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Senny Mayulu, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 8-2.

Në përballjen tjetër të madhe, Manchester City u eliminua nga Real Madridi pas humbjes 1-2 në shtëpi, ku Vinicius Jr. shënoi dy herë për madrilenët, ndërsa Erling Haaland realizoi golin e vetëm për vendasit që luajtën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të Bernardo Silvës.

Me këto rezultate, Real Madridi kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1 dhe pritet të përballet me fituesin e çiftit Atalanta-Bayern Munich në raundin tjetër.

Continue Reading

Sport

Champions League, City dhe Chelsea luftojnë për rikthim

Published

on

By

Manchester City dhe Chelsea, përballen me një mision shumë të vështirë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League.

Të dy skuadrat pësuan humbje të thella në ndeshjet e para, City u mposht 3:0 nga Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Chelsea humbi 5:2 ndaj Paris Saint-Germain në Paris. Ndeshjet e kthimit zhvillohen sot nga ora 21:00.

Përmbysja e disavantazheve të tilla ndaj skuadrave si Real Madridi dhe PSG konsiderohet shumë e vështirë, duke pasur parasysh cilësinë dhe përvojën e tyre në garat evropiane. Megjithatë, te City mbizotëron besimi. Kapiteni Bernardo Silva theksoi se skuadra do të luftojë deri në fund, pavarësisht rezultatit të parë negativ.

Nga ana tjetër, Chelsea synon reagim në shtëpi, edhe pse përballet me mungesën e kapitenit Reece James për shkak të lëndimit. Trajneri Liam Rosenior ka kërkuar përqendrim maksimal dhe shmangie të gabimeve ndaj kampionit në fuqi.

Në kampin e PSG-së, Ousmane Dembele theksoi se skuadra e tij do të hyjë në fushë për fitore, duke paralajmëruar një tjetër ndeshje të fortë ndaj londinezëve.

Në takimet e tjera, Sporting CP përballet me Bodo/Glimt, ku norvegjezët kanë epërsi 3:0 nga ndeshja e parë. Ndërkohë, Arsenal FC dhe Bayer Leverkusen nisin nga barazimi 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikim.

Continue Reading

Të kërkuara