Lajmet
Dorëzohen në polici dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan
Published
1 week agoon
By
UBTNewsPolicia e Kosovës ka njoftuar se të martën vullnetarisht kanë pranuar të dorëzoheni V.S. me vitin e lindjes 1998, shtetas i Kosovës dhe F.M. me vitin e lindjes 1998, shtetas i Kosovës të dyshuar për vrasjen në Gjilan.
Njësia e Hetimeve të Përgjithshme nga Drejtorinë Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit të vrasjes dhe të dokumentimit ka njoftuar se me prova ligjore ka grumbulluar dhe analizuar dhjetëra materialeve filmike të kamerave të sigurisë, intervista, zbatimit të masave të veçanta hetimore, kontrolle të vazhdueshme të disa lokacioneve për të cilat paraprakisht siguroheshin informata se janë duke u shfrytëzuar për strehim (fshehje) nga ana e të dyshuarave.
“Veprime këto të vazhdueshme hetimore intensive besohet se i kanë sjellë të dyshuarit në presion dhe situatë të papërballueshme me ç ‘rast të njëjtit sot më datën 12.11.2024 vullnetarisht kanë pranuar të dorëzohen në këtë njësi V.S. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës) dhe F.M. (viti i lindjes 1998, shtetas i Kosovës). Të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së ndodhur me datën 07.11.2024 në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’ në Gjilan në të cilin rast ka mbetur i vrarë nga arma e zjarrit viktima S.O. i vitit të lindjes 1987”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë nga të dyshuarit është konfiskuar një armë zjarri pistoletë e kalibrit 9mm me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale vrasje.
“Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.
Lajmet
PDK dhe AAK tregojnë pse e bojkotuan fjalimin vjetorit të Osmanit
Published
18 mins agoon
November 21, 2024By
UBTNewsEdhe këtë vit deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e bojkotuan fjalimin vjetor të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë se bojkoti nga kjo parti ka ndodhur për shkak se presidentja Osmani nuk e ka përmbushur rolin e saj Kushtetues.
“Ne nuk kemi parë si një seancë ku duhet të jemi pjesë në radhë të parë për shkak të mos përmbushjes së rolit të saj kushtetues të unitetit të popullit të Kosovës dhe të përfaqësimit të politikës së jashtme që do të duhej ta bënte zonja Osmani. Kemi parë absolutisht jo vetëm zbehje të rolit të saj kushtetues si e para e vendit, por ka pas raste që vetë zonja Osmani ka qenë në linjë më pushtetin qoftë në kohën kur janë cenuar institucionet e pavarura, qoftë në kur janë sulmuar institucionet e drejtësisë, por edhe kur kemi pas shpërfaqje arbitrare të aferave të shumta korruptive”, theksoi ai.
Deputetja Deliu tha se presidentja Osmani në Kuvendin e Kosovës demonstroi një aktivitet të plogësht dhe anemik në përputhje me obligimet që i ka.
“Nuk kemi asnjë njohje se ajo përfaqëson edhe politikën e jashtme si e para e shtetit dhe nuk kemi asnjë anëtarësim të Kosovës në ndonjë mekanizëm ndërkombëtarë. Për më keq Kosova vazhdon ende të jetë nën sanksione të cilat i kemi vuajtur tash e sa kohë si shtet, dhe nuk kemi asnjë lëvizje për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës duke parë një situatë edhe ky adresim i presidentes Osmani nuk do të duhej të shihej si një adresim që ka për të folur për ndonjë rezultat konkret. Presidentja Osmani ajo çka pamë edhe nga deklarimi i saj nuk është shpërfaqje e pozicionit të saj kushtetues. Por është demonstrim i një aktiviteti tepër të plogësht ose anemik në përputhje me obligimet që ajo i ka”, theksoi ai.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tregon arsyen e mos pjesëmarrjes në fjalimin vjetor të presidentes.
Deputetja Bytyqi tha se duke e parë deklarimit e Osmanit do të ishte mirë të merrnin pjesë në këtë seancë për shkak të fjalimit madhështor.
“Po duke e parë që presidentja asnjëherë nuk ka bërë diçka të mirë për vendin e vetë, gjithmonë ajo i është adresuar vetës çka është si presidente. E kemi se si shtet ajo si presidente çka i bërë të mirë shtetit dhe kjo është arsyeja që ne nuk kemi marr pjesë. Megjithëse e pamë sot që e kishte një fjalim krejt të kundërt me atë të viteve të kaluara dhe ndoshta ka qenë mirë me marr pjesë në atë fjalim kaq madhështor sa ka qenë“, theksoi ai.
Edhe vitin e kaluar adresimin e presidentes, Osmani e patën bojkotuar PDK dhe AAK.
Në seancën e adresimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani mori pjesë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës.
Në fjalimin e saj, Osmani ka thënë se sot më shumë se kurrë “na duhet ajo që njihet si patriotizëm kushtetues, që shkon përtej ndasive pulitke dhe kthehet të bazamenti i shtetësisë tonë”.
Presidentja ka folur për rëndësinë e ruajtjes së partneritetit me aleatë. Ajo ka thënë se dobësimi i aleancave është gabim strategjik derisa ka shtuar se “asnjëherë nuk i kam mirëkuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve”.
Lajmet
Zemaj fton Kurtin në seancë të sqarohet për buxhetin e vitit 2025
Published
24 mins agoon
November 21, 2024By
UBTNewsDeputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti do duhej të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të tregojë nëse qëllimi tij është të krijojë krizë financiare me buxhetin vjetor të vendit, duke krijuar shkelje të tij.
Të enjten ku po mbahet seanca në të cilën do të votohet në lexim të dytë për buxhetin për vitin 2025, Zemaj ka thënë se nëse qëllimi i kryeministrit Kurti është të bëjë shkelje kushtetuese brenda këtij projektligji, do duhej të kundërshtohet nga të gjithë deputetet pa dallim.
“Mendoj se kryeministri duhet sot këtu të paraqitet në këtë seancë dhe ta thotë qartazi, nëse është qëllimi për të krijuar krizë financiare me buxhetin vjetor të Republikës së Kosovës. Duke krijuar precedent të shkeljeve kushtetuese brenda këtij projektligji, atëherë duhet të thotë dhe të del të deklarojë qëllimin e tij, i cili qëllim duhet të kundërshtohet nga të gjithë deputetet këtu pa përjashtim, jo vetëm nga LDK. Sepse dokumentet bazë edhe ato të cilat vinë nga zyra ligjore e Kuvendit të Kosovës që duhej të ishin parim thelbësor, përmbajtjesor dhe i punës së komisionit në formulimin e asaj që quhet drejtësi juridike brenda e kësaj, duhet të jetë shumë e qartë, tepër koncize dhe kjo mos të lejohet”,ka thënë Zemaj.
Lajmet
Deputetet e LDK-së dhe AAK-së lëshojnë seancën
Published
36 mins agoon
November 21, 2024By
UBTNewsDeputetet e LDK-së dhe AAK-së e kanë lëshuar seancën në të cilën është shqyrtuar Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Nga këto parti kanë kërkuar që ky projektligj të rikthehet në rishqyrtim, pasi sipas tyre është shqyrtuar në procedurë të përshpejtuar dhe ka shkelje kushtetuese.
Lajmet
GJNP-ja lëshon fletarrestime për Netanyahun dhe zyrtarët e Hamasit
Published
37 mins agoon
November 21, 2024By
UBTnewsGjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar të enjten fletarrestime për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për zyrtarët e Hamasit, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe për krime kundër njerëzit për luftën në Rripin e Gazës, dhe për sulmet e tetorit 2023 në Izrael.
Ky vendim nënkupton se Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë.
Njëkohësisht, ky vendim ka mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
PDK dhe AAK tregojnë pse e bojkotuan fjalimin vjetorit të Osmanit
Zemaj fton Kurtin në seancë të sqarohet për buxhetin e vitit 2025
Deputetet e LDK-së dhe AAK-së lëshojnë seancën
GJNP-ja lëshon fletarrestime për Netanyahun dhe zyrtarët e Hamasit
Gashi akuzon mazhorancën për shkelje kushtetuese
Profesori i UBT-së, Edon Maliqi bashkëautor i studimit shkencor mbi “Analizat hapësinore dhe gjeovizualizimin e ndotjes me metale të rënda në Kosovë”
Tahiri nga PDK-ja: Ky është buxhet i kontaminuar
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton drejt Polonisë
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman