Lajmet

Dora robotike e shtypur në 3D mund të luajë Super Mario Bros

Publikuar

Një dorë robotike e shtypur në 3D e kontrolluar nga uji me presion mund të përfundojë nivelin e parë të lojës klasike Super Mario Bros në më pak se 90 sekonda.

Studiuesit e Universitetit të Maryland (UMD) përdorën shtypjen tre-dimensionale (3D) për të prodhuar një dorë robotike të kontrolluar nga uji, e aftë për të përfunduar nivelin e parë të lojës kompjuterike Super Mario Bros në më pak se 90 sekonda.

Dora është e përbërë nga plastikë e fortë, një polimer gome dhe një material “flijues” i tretshëm në ujë që mund të mbështesë forma komplekse gjatë shtypjes përpara se të shpërlahet. Këta përbërës formojnë një skelet të ngurtë, si dhe qarqe fluide.

Duke kontrolluar me kujdes presionin e impulseve të ujit, ekipi i UMD lëvizi secilin nga tre gishtat e dorës me saktësi të mjaftueshme për të luajtur lojën./newscientist/ubtnews

Lajmet

​Haradinaj: Raporti i DASH-it do të duhej t’i shërbente Qeverisë për dorëheqje

Sipas tij, ky raport për Kosovën është goditja më e fuqishme.

Publikuar

nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar raportin për Kosovën nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas tij, ky raport për Kosovën është goditja më e fuqishme.

“Vetëmashtrimi i Qeverisë duke krijuar tituj bombastik për fitoret e paqena kundër Serbisë e në raste të caktuara edhe kundër komunitetit ndërkombëtar, janë gënjeshtrat të cilave Qeveria ka filluar t’ju besojë edhe vetë. Raporti i Departmentit Amerikan të Shtetit për Kosovën është goditja më e fuqishme që demistifikon këtë kurs të mashtrimit. Nuk besoj që ka qytetar të këtij vendi që sot nuk është i shqetësuar me gjetjet e këtij raporti në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e shprehjes, lirisë së mediave si dhe të drejtave të njeriut e plot fusha të tjera”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së tha se në situatë normale ky raport i DASH-it do të duhej t’i shërbente Qeverisë për vetëreflektim, që sipas tij nënkupton dorëheqjen e saj.

“Raporti i DASH-it është për vitin 2023 dhe nuk ka arritur të evidentojë edhe plot dështime të tjera, përfshirë këtu edhe qindra kontrata njëburimore në vlerë prej qindra milionë eurosh. Në një situatë normale ky raport i DASH-it do të duhej t’i shërbente Qeverisë për vetëreflektim, që nënkupton dorëheqjen e saj”, është shprehur Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Çekia i premton Kosovës bashkëpunim në aspektin e sigurisë

Takimi është zhvilluar i mbyllur për media.

Publikuar

nga

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë pritur në takim delegacionin e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha së bashku me kryetarin e Komisionit për punë të Jashtme dhe Mbrojtje, Pavel Fischer janë deklaruar për media.

Kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se është diskutuar për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë.

“Faleminderit për ndihmën që na bëhet nga Republika Çeke e cila është shumë dimensionale, në aspektin diplomatik në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kemi biseduar edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë”, tha Berisha.

Ndërkaq kryetari i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Çekisë, Pavel Fischer tha se përpos sigurisë në vend, Kosova ka shumë projekte në të cilat do ta ndihmojë Republika e Çekisë. Ai theksoi se Kosova dhe Çekia të dy shtetet i japin njëra-tjetrës mbështetje të vazhdueshme.

 “Komisioni merret me çështjet e jashtme dhe me të sigurisë. Kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ne shohim se ka shumë projekte të cilat mund të ndihmojmë për t’i dhënë atyre jetë në të ardhmen. Jo vetëm në fushën e sigurisë. Kolegët tonë na kanë lajmëruar që kanë dëshirë të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e kriminalitetit të kibernetikës ose në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Por edhe në bashkëpunim e mëtejshëm në mes dy ushtrive tona, sepse kryetari i ushtrisë tuaj Jashari do të vijë në Pragë për një vizitë të shkurtër edhe ne kemi diskutuar se çfarë është përmbajtja e bashkëpunimit tonë të ardhshëm. Komisioni jonë është ai që aprovon dërgimin e ushtarakëve tonë në Kosovë, siç e dini kontingjenti i ushtarëve çekë ekziston në Kosovë për shumë vite dhe sa herë diskutojmë për këtë çështje të gjithë kemi të njëjtin mendim dhe të njëjtin mbështetje për vendin tuaj. Ne jemi të mendimit që stabiliteti në Kosovë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Evropë. Kosova kuadrin e politikës së jashtme e sjell në një mënyrë të shkëlqyeshme në kuadrin e shteteve të Evropës dhe kemi një mendim të qartë sa i përket politikës së jashtme”, tha Fischer.

Takimi është zhvilluar i mbyllur për media, kurse delegacioni nga Çekia gjatë ditës do të takohen edhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lajçak për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër

Lajçak ka lajmëruar edhe për një takim tjetër mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Publikuar

nga

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi me një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.

Për takimin e javës së kaluar të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se ndihmoi për të ngushtuar hendekun mes palëve mbi “çështjen e dinarit”.

Lajçak ka lajmëruar edhe për një takim tjetër mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha se nga palët pret propozime konkrete që e çojnë përpara çështjen.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë boshllëkun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajçak.

Ai përmendi edhe pjesëmarrjen e tij në edicionin e parë të konferencës “Miqtë e Ballkanit” në Slloveni, e cila u organizua nga instituti i ish-presidentit slloven, Borut Pahor, i cili synon pozitën e Lajçakut pas përfundimit të mandatit të tij në gusht.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultime publike

Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

Publikuar

nga

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell e as nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk kanë pranuar informacione se pse nuk po zbatohet deklarata e 2 majit për personat e zhdukur. Ai theksoi se Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultime publike.

Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

“Janë dorëzuar nëntë mbetje mortore tek familjarët gjatë vitit 2023. Fatkeqsisht gjatë vitit 2023 janë bërë gërmime vetëm në një lokacion ne Serbi, në Shtavall. Shumica prej informacioneve që kemi nuk janë vetëm brenda territorit të Kosovës por edhe të dëshmitarëve atje ne Shtavall. Në maj të vitit 2023, ne kemi arritur të miratojmë një deklaratë në Bruksel, më 1 qershor në zbatim të kësaj deklarate, komisioni i ka dërguar letër Vuçiqit për të hapur arkivat të ushtrisë te brigadës 37 që ka operuar në Drenicë”, u shpreh ai.

Hoti theksoi se janë duke punuar në katër lokacione brenda territorit të Kosovës. Ai foli edhe për Ligjin për Personat e Pagjetur, për çka tha se shpejti do të jetë në konsultime publike.

“Ligji për Personat e zhdukur ende nuk është përfunduar. Ka përfunduar nga ana jonë, shumë shpejt do të jetë në konsultime publike”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara