Sport

Donjeta Sadiku rrezikon ta humb Botërorin e boksit për shkak të vizave

Të shqetësuar janë drejtuesit e Federatës së Boksit, si dhe ata të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Published

on

Nga 14 deri më 26 mars në Nju Dehli të Indisë do të mbahet Kampionati Botëror i Boksit për kategorinë seniore. Kosova në këtë kampionat synon të marrë pjesë me boksieren Donjeta Sadiku, por kjo ende nuk është konfirmuar për shkak se India po heziton të lëshojë viza për Sadikun dhe ekipin e saj.

Të shqetësuar me situatën e krijuar dhe me mundësinë e humbjes së mundësisë për të marrë pjesë në këtë kampionat janë shprehur drejtuesit e Federatës së Boksit, si dhe ata të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli ka thënë se kjo nuk është hera e parë që India pengon Kosovën të marrë pjesë në gara ndërkombëtare sepse një gjë të tillë e kishte bërë edhe në vitin 2018, por se shpreson që Kosova të mos e pësojë edhe kësaj radhe.

“Ne kemi aplikuar në dhjetor të vitit të kaluar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në Indi me të gjithë dokumentacionin e duhur për viza dhe ky është muaji i tretë. Ne kemi të njëjta fjalë, ne çdo ditë i dërgojmë e-male Federatës së Indisë, Federatës Botërore IBA, të njëjtën përgjigje na e kthejnë dhe përgjigjja e fundit është dje ku na thuhet se jemi në diskutime ende… Neve Ministria e Punëve të Jashtë (e Indisë) edhe viteve të mëparshme na i ka ndalur vizat për Kosovën për arsye se nuk e njohin si shtet”, tha Demolli.

Zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi nga ana tjetër thotë se janë në komunikim intensiv me Komitetin Olimpik të Indisë, duke kërkuar që Donjeta Sadikut t’i mundësohet pjesëmarrja në Botëror me simbolet e shtetit të Kosovës.

“Problemi tashmë dihet, India nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe kjo është një çështje prej vitesh që ndikon në pjesëmarrjen e sportistëve tonë në shtetin e Indisë. India, përveç që nuk e lejon pjesëmarrjen, ajo e ka zgjedhur një mënyrë tjetër që mos t’iu jep viza sportistëve tonë, konkretisht në këtë rast të Donjeta Sadikut, e cila po përballet për herë të dytë me problemin e njëjtë… Si Komitet Olimpik i Kosovës jemi në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Boksit të Kosovës por edhe me Komitetin Olimpik të Indisë nga të cilët kemi kërkuar ndihmë në këtë drejtim në mënyrë që t’i lehtësohet marrja e vizës Donjetës dhe ajo të paraqitet me simbolet shtetërore dhe me të gjitha të drejtat e barabarta në Kampionatin Botëror”, tha Krasniqi.

Krasniqi shton se Sadiku është njëra ndër boksieret favorite për ta fituar edhe medaljen e artë në këtë kampionat, andaj fakti që potencialisht në këtë shtet do të duhej të ngrihej flamuri i Kosovës, mund të paraqesë një pengesë për shtetin organizator.

“Forma e mirë që është duke e përjetuar Donjeta, sidomos nga viti i kaluar kur fitoi medaljen e bronztë të botës, pastaj medaljen e bronztë të Evropës është dëshmi e mirë që ajo nëse merr pjesë në këtë Kampionat Botëror është kandidate për të fituar jo vetëm medaljen e bronztë por ndoshta edhe medaljen e artë…Prandaj kjo do të ishte mundësi e mirë për Federatën e Boksit por edhe për Donjetën që të fitojë një tjetër medalje botërore…India përveç që nuk e njeh shtetin e Kosovës, një medalje e tillë do të bënte që simbolet tona shtetërore, flamuri ynë të valonte në një shtet të madh siç është India”, theksoi ai.

Përtej vizave, një problem tjetër me të cilin po ballafaqohet Donjeta Sadiku dhe Federata e Boksit, është edhe aspekti financiar. Demolli zbulon se ata detyrohen që të marrin para borxh për të marrë pjesë në gara, e pastaj Ministria e Sportit ua kthen ato.

“Nëse na lejohet ne sigurisht të hënën do të udhëtojmë, pastaj, sikur deri më tani do të marrim para huazim, me borxhe si gjithmonë sepse garat nuk lejojmë të na ikin kurrë për arsye se ne gjithmonë kemi shkuar me para tona dhe pastaj na është përgjigjur ministria, na i ka kthyer paratë, i kemi paguar borxhet…  Kjo sëmundje është vite me radhë, kjo ministri na ka premtuar që të gjitha federatat t’ua mundëson që në janar t’i alokojë disa mjete që të mund të fillojnë me garat dhe kur te dalë TM1-shi atëherë të barazohemi, por këtë vit është vazhduar tretmani i njëjtë si vite më parë. Para marsi-prillit kurrë ne nuk kemi marr para”, tha Demolli.

Por për këtë situatë Krasniqi thotë se KOK-u do të ofrojë zgjidhje.

“Ky do të ishte një problem minimal nëse mund ta them kështu sepse e dimë që të gjitha federatat janë duke u ballafaquar me probleme financiare shkaku i vonesave në licencim, mirëpo Komiteti Olimpik i Kosovës shumë herë iu është gjendur federatave, sidomos Federatës së Boksit e cila nëse do t’i mundësohej marrja e vizës, sigurisht se Komiteti Olimpik i Kosovës do ta shqyrtonte këtë mundësi që t’i dilte në ndihmë”, tha Krasniqi.

Kurse, trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka, thotë se që nga fillimi e kanë pritur se India mund të vendosë pengesa për pjesëmarrjen e Donjetës në këtë kampionat. Ajo shton se boksierja kosovare është në formë të jashtëzakonshme dhe se do të udhëtonte atje për të siguruar medalje elitare.

“Donjeta prej fillimit kur e kemi kuptuar që Kampionati Botëror do të mbahet në Indi, e kemi pasur në mëdyshje nëse do të marrim pjesë apo jo edhe pse po them se kemi ende shpresa. Donjeta ka qenë shumë e motivuar pasi që dy herë nuk e kanë lejuar pjesëmarrjen dhe qëllimi i vetëm ka qenë medalja për ta ngritur flamurin ne shtetin e Indisë. Donjeta është në formën e saj më të mirë, këtë e ka dëshmuar edhe me medaljet që i ka marr më herët, por tani është në formë edhe më të mirë se sa vitin e kaluar duke marr parasysh që tani i kemi dhe kualifikimet në qershor dhe kjo do të ishte një provë shumë e mirë dhe shumë e mirëpritur nëse do të merrnim pjesë në Kampionatin Botëror”, tha Sallauka.

Ndryshe, Donjeta Sadiku vitin e kaluar fitoi medalje të bronztë botërore dhe evropiane, duke i kthyer në Kosovë medaljet e këtij niveli pas më shumë se 30 viteve.

Sport

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit

Published

on

By

Gjashtë xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.

Kosova të garoj në pesë kategori.

Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që do të kthehen me medalje në Kosovë.

Ky event do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit. /KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

Published

on

By

Sot kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke rikthyer Olimpiadën Dimërore në Evropë me një program rekord dhe theks të veçantë te barazia gjinore dhe qëndrueshmëria.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në qendër të vëmendjes është skiatorja Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa kryesore për një medalje olimpike për Shqipërinë. Garat kryesore të saj do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.

Olimpiada e 25-të Dimërore përfshin një rekord prej 116 eventesh medaljesh dhe shënon përparim të madh në barazinë gjinore, me gratë që garojnë në mbi 53 për qind të eventeve.  Këto Lojëra shënojnë gjithashtu një moment historik për barazinë gjinore, pasi për herë të parë drejtohen nga një presidente grua e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në Milano–Kortina 2026 të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe, pse jo, të sjellë një sukses historik në arenën olimpike.

Continue Reading

Sport

FIBA ia beson përsëri Kosovës Evropianin e Femrave për Shtetet e Vogla

Published

on

Është hedhur shorti për FIBA Kampionati Evropian të Femrave për Shtetet e Vogla dhe grup moshat e reja, ku Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj.

Dardanet do të jenë në Grupin B, së bashku me Andorrën dhe Armeninë. Ndërkohë, në Grupin A janë Malta, Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Kjo do të jetë hera e dytë që FIBA Kampionati Evropian i Femrave për Shtetet e Vogla organizohet në Kosovë, pasi më 2024 ishte organizuar në Prishtinë.

Gjatë kësaj vere, Kosova do të organizojë edhe FIBA U18 Eurobasketi i Femrave, Divizioni C, kampionat që po ashtu do të organizohet në Pejë nga 21 deri më 26 korrik, ku marrin pjesë shtatë shtete.

Kosova është në Grupin B, së bashku me Armeninë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin, kurse në Grupin A janë: Malta, Shqipëria dhe Qipro.

Kjo verë do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete, pasi në përgjithësi, Kosova do të garojë me pesë Përfaqësuese në arenën evropiane, U20 meshkujt, U18 meshkujt dhe femrat dhe U16 meshkujt dhe femrat.

Kosova U16 femrat do të jenë në Grupin A, së bashku me Maltën dhe Gjeorgjinë, në Divizionin C, që mbahet në Maltë nga 7 deri më 12 korrik.

Kosova U16 meshkujt do të jenë në Grupi A, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, San Marino dhe Moldavia. Divizioni C do të mbahet në Armeni nga 4 deri më 12 korrik.

Kosova U18 meshkujt janë në Grupi A, ku do të garojnë edhe Armenia, Andorra dhe Gjibraltari. Gara e Divizionit C do të mbahet në Shkodër nga 21 deri më 26 korrik.

Kosova U20 meshkujt do të garojë në Divizionin B, ku edicionin e kaluar kishte hyrë në Top 8, njëherë suksesi më i madh te gjeneratat e reja. Dardanët e rinj janë në Grupin C, ku marrin pjesë edhe Islanda, Portugalia, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Qipro. Ky kampionat mbahet nga 10 deri më 19 korrik në Sllovaki. /Kosova Press/

Foto: KosovaPress

 

Continue Reading

Sport

Agim Ademi në krye të FFK edhe për 4 vjet

Published

on

Agim Ademi fiton edhe një mandat në krye të futbollit kosovar. Në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mbajtur sot, Ademi mori besimin e 52 delegatëve edhe për një mandat katërvjeçar.

Ademi, pasi mori për të tretën herë mandatin për të udhëhequr me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka thënë se do të jetë në shërbim 24/7 për çështjen e futbollit. Po ashtu, ai theksoi se vota e dhënë ndaj tij, është besim për të dhe ekipin e tij.

Gjatë kuvendit u miratua edhe buxheti i FFK-së për vitin 2026, rreth 25 milionë euro.

Kryetari Ademi ka prezantuar fanellën e Dardanëve, teksa ka thënë se të gjitha ekipet nacionale do të vishen me “Adidas”.

“Ekipet tona nacionale nga ky vit do të vishen nga Adidas. Kjo është fanella e Kosovës dhe shpresoj që do të prezantohemi me të në SHBA”, ka thënë Ademi.

 

Continue Reading

Të kërkuara