Sport

Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren me të cilën do të ballafaqohet sot

Ajo do të ballafaqohet me francezen, Hamadouche Maiva.

Published

on

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Ballkan” që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë dhe tashmë ka mësuar kundërshtaren e saj.

Sadiku në çerekfinale do të boksojë kundër boksieres nga Franca, Hamadouche Maiva, në kategorinë 60 kilogramë.

Maiva është boksiere me përvojë si kampione evropiane, e cila poashtu merr pjesë edhe në boks profesional. Nga ana tjetër, Donjeta Sadiku është në formë të mirë dhe synon që të kualifikohet në gjysmëfinale.

Duhet cekur se në këtë turne është një konkurrencë jashtëzakonisht e fortë ku po marrin pjesë boksieret më të mira të shteteve si Angli, Kazakistan, Uzbekistan, Franca, Suedia, Italia, Tajpei, Finland e të tjera.

Sport

Fenerbahçe synon rikthimin e Muriqit

Published

on

By

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga figurat kryesore te RCD Mallorca, ku po kalon një periudhë shumë të suksesshme. Megjithatë, në mediat turke vazhdojnë të qarkullojnë lajme për një rikthim të mundshëm të tij në Superligën turke.

Sipas raportimeve të publikuara të martën nga Sabah dhe të shpërndara më pas nga media të tjera, Fenerbahçe thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar. Po sipas këtyre burimeve, klubi turk është i gatshëm të nisë bisedimet me Mallorcën për transferimin e tij, ndërsa vlera fillestare për negociata mendohet të jetë rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë, në disa raportime është përmendur edhe FC Barcelona si një destinacion i mundshëm për Muriqin, megjithëse vetë lojtari ka theksuar vazhdimisht se ndihet i kënaqur në klubin aktual.

Muriqi mbetet i lidhur me Mallorcën me kontratë afatgjatë deri në vitin 2029, çka e bën çdo transferim të mundshëm të varur nga negociatat mes klubeve.

Continue Reading

Sport

Dienit Isufi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar Albi Mall, ka vazhduar traditën e ndarjes së çmimit “Ylli i Javës”, që i takon futbollistit më të spikatur në Superliga e Kosovës.

Për javën e 29-të të këtij edicioni, ky vlerësim i është dhënë për herë të dytë futbollistit të KF Dukagjini, Dienit Isufi.

Isufi pati një paraqitje vendimtare në fitoren 3:2 ndaj SC Gjilani, ku shënoi një gol dhe fitoi një penallti për skuadrën e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në sigurimin e tri pikëve shumë të rëndësishme.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili ka çmuar ndikimin e tij në rezultat dhe performancën gjatë ndeshjes.

Pas marrjes së çmimit, Isufi u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e fitores ndaj Gjilanit dhe objektivat e ekipit në vazhdim. Ai theksoi se synimi i KF Dukagjini mbetet fitimi i Kupës së Kosovës dhe sigurimi i një vendi në garat evropiane, ndërsa falënderoi familjen, bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen.

Ky është një tjetër moment i rëndësishëm për Isufin, i cili po vazhdon të tregojë formë të lartë në kampionatin kosovar.

Continue Reading

Sport

Bayern shkruan histori, shpallet kampion për herë të 35-të në Bundesliga

Published

on

By

Bundesliga ka kurorëzuar edhe një herë dominimin e Bayern Munich, i cili është shpallur kampion për herë të 35-të në histori.

Skuadra bavareze e siguroi titullin e sezonit 2025/26 pas një fitoreje bindëse 4–2 ndaj Stuttgartit, duke e mbyllur garën shumë javë para fundit të kampionatit. Ky sukses vjen si dëshmi e vazhdimësisë së dominimit të Bayernit në futbollin gjerman.

Nën drejtimin e Vincent Kompany, Bayern ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke treguar forcë të madhe si në sulm ashtu edhe në konsistencë gjatë gjithë kampionatit.

Ky është titulli i 35-të kampion në histori për klubin më të suksesshëm gjerman, duke e thelluar edhe më shumë diferencën me rivalët në Bundesligë dhe duke konfirmuar epokën e dominimit bavarez në futbollin gjerman.

Continue Reading

Sport

Dardanet U19 shkëlqejnë në Lituani, sigurojnë ngjitjen historike në Ligën A

Published

on

By

Dardanet U19 kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke shkëlqyer në turneun e UEFA-s të mbajtur në Lituani.

Me lojë të disiplinuar, përkushtim maksimal dhe shpirt gare, Dardanet regjistruan dy fitore bindëse, duke dëshmuar potencialin dhe cilësinë e tyre përballë kundërshtareve evropiane.

Falë këtyre paraqitjeve mbresëlënëse, Dardanet U19 siguruan ngjitjen në Ligën A – një hap i madh përpara për futbollin e vajzave në Kosovë dhe një tregues i qartë i zhvillimit të vazhdueshëm të këtij brezi të talentuar.

Ky sukses jo vetëm që rrit besimin për të ardhmen, por konfirmon se Dardanet e reja janë të gatshme të përballen me sfidat më të mëdha në futbollin evropian.

Continue Reading

Të kërkuara