Lajmet

Doni muskuj të fortë në çdo moshë? – Zbuloni produktet fantastike

Shumë studime janë kryer për të mësuar më shumë rreth benefiteve nga konsumi i barishteve.

Published

on

Barishtet, jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale, por ato mund të përgatiten në mënyra të ndryshme dhe të thjeshta.

Shumë studime janë kryer për të mësuar më shumë rreth benefiteve që vijnë nga konsumi i tyre.

AgroWeb.org duke u bazuar në studimet e fundit të kryera rreth ndikimit që ka konsumi i perimeve gjethe jeshile në organizëm, ju njeh më poshtë me disa nga përfundimet e tyre.

Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Ka shumë arsye pse duhet të konsumoni rregullisht barishte, një prej tyre është edhe ulja e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Në bazë të të dhënave të AgroWeb.org, konsumi i 250g me barishte çdo ditë, e uli ndjeshëm këtë rrezik.

Mund të ulin inflamacionin në trup

Sipas një studimi ku AgroWeb.org u bazua, substanca e quajtur sulfokinovozë tek barishtet, nxit rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë.

Pra nëse konsumoni spinaq, sulfokinovoza mund të ketë një efekt anti-inflamator në trup.

Barishtet mund të shkaktojnë gazra tek disa njerëz. Por duhet të dini që kjo ndodh vetëm kur e tejkaloni me konsumin e tyre.

Mund të ndihmojnë për të përmirësuar forcën e muskujve

Nitratet që gjenden tek barishtet mund të ndihmojnë në përmirësimin e forcës dhe lëvizshmërisë së muskujve.

Konsumi i rregullt i tyre është i domosodshëm veçanërisht tek njerëzit e moshuar që janë më të rrezikuar nga rrëzimet dhe dëmtimet.

Për të përfituar sa më shumë prej tyre, kombinojini me proteina me bazë shtazore si mishi i pulës dhe me proteina më bazë bimore si fasulet e zeza.

Ulin rrezikun e qelizave tumoriale

Duke qënë se barishtet janë plot me antioksidantë të quajtur polifenole, ato mund të ulin rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri.

Një tjetër arsye e vlefshme se përse duhet t’i konsumoni rregullisht ato./AgroWeb.org

lajme

Ekspozita “Objekti Kujtesë” sjell interpretimet kreative të studentëve të vitit të parë të Artit dhe Dizajnit në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Artit dhe Dizajnit prezantuan ekspozitën “Objekti Kujtesë”, të realizuar në kuadër të lëndës Skulpturë (Semestri II), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita paraqiti një seri punimesh që eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet objektit, kujtesës dhe përditshmërisë, duke transformuar objekte të zakonshme në forma skulpturore me vlera estetike dhe konceptuale.

Përmes përdorimit të materialeve të gjetura, objekteve të përdorimit të përditshëm dhe materialeve të ricikluara, studentët krijuan vepra që tejkalojnë funksionin fillestar të objektit, duke i dhënë atij kuptime të reja dhe dimensione artistike. Çdo punim shpalosi histori, kujtime dhe reflektime personale e kolektive, duke dëshmuar potencialin krijues dhe aftësinë e studentëve për të zhvilluar gjuhë bashkëkohore artistike.

Ekspozita “Objekti Kujtesë” ofroi një hapësirë dialogu mes artit, kujtesës dhe materialitetit, duke nxitur publikun të reflektojë mbi mënyrën se si objektet e përditshme mund të bartin histori, emocione dhe identitete.

Continue Reading

Vendi

Studentët e vitit të tretë të Artit dhe Dizajnit në UBT hapën ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët e Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT prezantoi ekspozitën “Praktika Artistike si Komunikim”, e realizuar nga studentët e vitit të tretë në kuadër të lëndës Projekt Individual (Semestri VI), nën mentorimin e profesorit Burim Berisha.

Ekspozita solli para publikut një gamë të gjerë projektesh artistike, të cilat pasqyrojnë qasje individuale, kërkime personale dhe eksperimente krijuese të studentëve në mediume të ndryshme bashkëkohore.

Ndryshe nga ekspozitat tematike, kjo ekspozitë nuk u fokusua në një temë të vetme, por krijoi hapësirë për secilin student që të prezantojë vizionin, interesat dhe drejtimin e vet artistik. Përmes veprave të ekspozuara, studentët reflektuan mbi temat, konceptet dhe format e komunikimit që i konsiderojnë të rëndësishme në zhvillimin e praktikës së tyre profesionale.

Ekspozita “Praktika Artistike si Komunikim” dëshmoi potencialin krijues të studentëve të UBT-së dhe rëndësinë e mbështetjes së proceseve të pavarura artistike, duke shërbyer si një platformë prezantimi dhe dialogu mes artistëve të rinj dhe publikut.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT vazhdojnë të ofrojnë aktivitete të ndryshme akademike, artistike dhe kulturore, duke promovuar kreativitetin, inovacionin dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e vitit të parë të Modës në UBT promovojnë qëndrueshmërinë përmes dizajnit kreativ

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit në UBT, studentët e vitit të parë të programit të Modës, në lëndën Bazat e Teknikave të Qepjes me Prof. Ardita Rizvanolli, me mysafire në punëtori MSc në Dizajn, Zana Maxhuni, realizuan një punëtori njëditore të fokusuar në riciklimin dhe ripërdorimin kreativ të materialit xhins.

Gjatë punëtorisë, studentët transformuan veshje të vjetra xhinsi në krijime të reja dhe atraktive, duke demonstruar kreativitet, aftësi profesionale dhe vetëdije për rëndësinë e modës së qëndrueshme. Punimet e realizuara u ekspozuan në fund të aktivitetit në hollin e Kampusit në Lipjan, ku tërhoqën vëmendjen e studentëve, stafit akademik dhe vizitorëve.

Kjo nismë synon të inkurajojë qasjet inovative në dizajn, të promovojë riciklimin si praktikë të përgjegjshme dhe të nxisë studentët të eksplorojnë mundësitë krijuese që ofrojnë materialet e ripërdorshme.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT Prizren realizojnë vizitë studimore në Industrinë e Pijeve “Fruti” dhe në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza

Published

on

By

Studentët e programit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT – dega në Prizren, të shoqëruar nga stafi akademik i përbërë nga prof. Arianeta Nura, prof. Dielleza Elshani, prof. Fjolla Ejupi, prof. Luljeta Ajdini dhe prof. Sami Gashi, kanë realizuar një vizitë studimore në Industrinë e Pijeve “Fruti” dhe në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prizren.

Gjatë vizitës në Industrinë e Pijeve “Fruti”, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset teknologjike të prodhimit të pijeve, kontrollin e cilësisë, standardet e sigurisë ushqimore, si dhe me praktikat moderne që aplikohen në industrinë ushqimore.

Ndërkaq, në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Zeza, studentët u informuan për proceset e trajtimit dhe menaxhimit të ujërave, teknologjitë e përdorura për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e sistemeve të qëndrueshme për ruajtjen e burimeve ujore.

Kjo vizitë studimore u mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve me praktikën profesionale, duke zgjeruar njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë ushqimore, bioteknologjisë dhe menaxhimit mjedisor.

UBT vazhdon të krijojë mundësi të shumta për studentët që të përfitojnë përvoja praktike në institucione dhe kompani relevante, duke i përgatitur ata për sfidat dhe kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Të kërkuara