Kulturë

“Don Mo” nga Ledri Vula

Published

on

Një projekt i ri muzikor tashmë është në përgatitje nga reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula.

Ky i fundit është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ai mes tjerash ka zbuluar disa të reja rreth këngës e cila siç tregon do të publikohet më 18 maj (e martë).

“Shihemi me të 18 në ora 20:00”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Ai ka pozuar para një veture luksoze të tipit ‘Ferrari’, ndërsa fansat mezi po presin për këtë rikthim të yllit shqiptar.

E fundit e lansuar nga Ledri mban titullin “Sot Sot Sot” e publikuar në dhjetor të vitit që lamë pas.

Për pak muaj grumbulloi mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.

Continue Reading

Kulturë

30 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Xhazit

Published

on

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Xhazit, një ngjarje globale që kremton fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe kulturat.

E shpallur nga UNESCO, kjo ditë i kushtohet një prej zhanreve më me ndikim në historinë e muzikës moderne. Xhazi, i lindur në fillim të shekullit 20-të, është bërë simbol i lirisë artistike, improvizimit dhe dialogut kulturor.

Përmes koncerteve, aktiviteteve edukative dhe performancave të ndryshme, artistë dhe institucione në mbarë botën e shënojnë këtë ditë, duke promovuar diversitetin kulturor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Dita Ndërkombëtare e Xhazit synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e muzikës në ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes popujve, duke e kthyer xhazin në një gjuhë universale që tejkalon kufijtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës shënon premierën e parë për vitin 2026

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka dhënë premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë para publikut një mbrëmje artistike me dy shfaqje koreografike, në kuadër të Ditës Botërore të Baletit.

Programi përfshiu veprën “We Will Never Give Up on Love”, me koreografi nga Erion Kruja, si dhe shfaqjen “Bletë”, me koreografi nga Clébio Oliveira.

Kjo mbrëmje u karakterizua nga një ndërthurje e stileve bashkëkohore dhe ekspresivitetit skenik, duke sjellë reflektime mbi temat e dashurisë, qëndrueshmërisë dhe jetës kolektive. Premiera shënon hapjen e sezonit artistik të këtij institucioni për vitin 2026.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës

Published

on

Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike  është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.

Continue Reading

Lajmet

Muzeu “Reporting House” anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve

Published

on

Muzeu “Reporting House” është anëtarësuar në Network of European Museum Organisations, një arritje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kujtesës kolektive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara