Kronika nga stafi

Dokumentari “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?”

Kronika nga stafi

Mashtroi klientët, një muaj paraburgim për burrin në Gjilan

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Gjilan, sot ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit M.Sh, pasi dyshohet se mashtroi klientët.

“Ekziston dyshimi bazuar se me datë 29 Nëntor 2021, në kohë të papërcaktuar, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit ka sjellë në lajthim të dëmtuarit E. M. dhe Z. M., ashtu që në bazë të kontratës së shitblerjes më LRP 10868/2021 me nr. ref. 2337/2021 të datës 29.11.2021, të dëmtuarit kanë blerë tetë parcela me shtëpi banimi në kompleksin P. R., në fshatin Kmetovc, Komuna e Gjilanit, në shumë prej 800 mijë frangave zvicerane, e që në realitet kanë blerë shtatë parcela me shtëpi banimi, prej të cilave gjashtë prej tyre kanë qenë të shitura më herët personave N. K., F. Z., T. H., M. A., M. E. dhe F. S., të cilët janë duke jetuar në ato shtëpi, kështu që i pandehuri me veprimet e tij u shkakton dëm material të dëmtuarve duke krijuar dobi pasurore për vete në vlerën e lartshënuar. Me këto veprime i pandehuri M. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale mashtrimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka bërë të ditur gjykata.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Vazhdo të lexosh

Kronika nga stafi

Qytetarët të kënaqur me mirëmbajtjen e parkut në Taukbahçe

Publikuar

nga

Prishtina njihet si vendi i zhurmshëm, vend me shumë gjallëri, por jo edhe aq hapësira gjelbëruese ku qytetarët mund të kalojnë kohën. Si pjese rekreative me gjelbërim ku qytetarët mund të marrin oksigjen e në të njëjtën kohë të merren me ndonjë aktivitet rekreativo-sportiv, mbetet parku Gërmia dhe parku në Taukbahçe.

Përkundër faktit që më herët në këtë park nuk ka pasur pastërti në nivelin e duhur, sot është e kundërta. Qytetarët po shprehen të kënaqur me mirëmbajtjen e parkut.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni kronikën e realizuar nga gazetarja Saranda Krasniqi.

Vazhdo të lexosh

Kronika nga stafi

Dita ndërkombëtare e Mamive

Publikuar

nga

Vazhdo të lexosh

Kronika nga stafi

UBT institucioni arsimor i parë në rajon që i del në mbrojtje pronës intelektuale

Publikuar

nga

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara