Lajmet

DOKUDAILY sjell histori mbi kinemanë, miqësinë dhe revolucionin

Published

on

Si mund të shndërrohet kinemaja në një hapësirë ku krijohen miqësi të vërteta? Dhe a mund të ndikojë filmi në mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin dhe me realitetin shoqëror? Këto janë disa nga pyetjet që trajton numri i gjashtë i DOKUDAILY, në kuadër të edicionit të 25-të të DokuFest.

Në këtë numër rrëfehet edhe historia e Michèle Firk, një figurë që e lidhi jetën e saj ngushtë me kinemanë dhe revolucionin. Ajo iu bashkua përpjekjeve të Frontit Nacional Çlirimtar të Algjerisë, jetoi për një kohë në ilegalitet, organizoi shfaqje të filmave të censuruar dhe udhëtoi drejt Kubës revolucionare.

Historia e saj është në qendër të filmit “A Life, A Manifesto”, të regjisorit Jean-Gabriel Périot, i cili ndjek rrugëtimin e Firk dhe mënyrën se si kinemaja u bë pjesë e angazhimit të saj politik.

Firk kishte ëndërruar edhe të realizonte një film në Guatemalë, me protagonist popullin, por jeta e saj përfundoi tragjikisht në moshën 31-vjeçare, kur u përball me arrestimin nga policia guatemalase.

Përmes kësaj historie, DOKUDAILY hap diskutimin mbi rolin e kinemasë përtej ekranit: si një hapësirë ku njerëzit takohen, krijojnë lidhje, shprehin ide dhe përballen me realitetin.

Numri i gjashtë publikohet gjatë DokuFest 2026, që po mbahet nga 7 deri më 15 gusht në Prizren, duke sjellë histori dhe reflektime mbi fuqinë e filmit për të ndikuar në shoqëri./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi i Serbisë kaloi ilegalisht kufirin në Kamenicë, shoqërohet në polici

Published

on

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Kamenicë, pasi dyshohet se me një veturë me targa të Serbisë ka kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 18:55, në fshatin Novosellë.

I dyshuari ishte së bashku me dy pasagjerë kur është ndaluar nga autoritetet.

Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas është liruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën ndikim të alkoolit sulmoi policët në Malishevë, dy zyrtarë pësojnë lëndime

Published

on

Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 12 gusht, rreth orës 00:20.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona në Ferizaj, sekuestrohen mbi 10 gramë marihuanë dhe mbi 1 mijë euro

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 12 gusht, rreth orës 21:10, në rrugën “Emin Duraku”.

Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ishte në cilësinë e shitësit, ndërsa tjetri si blerës i substancave narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të dyshuarve, policia ka sekuestruar 10.33 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 1,215 euro para të gatshme, një telefon mobil dhe një kavanoz me mbetje të substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me mjete të forta në Gjilan, dy persona dërgohen në mbajtje

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pas një përleshjeje fizike, e cila dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas Policisë, gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta pune. Pas incidentit, njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve, ndërsa nuk është raportuar nëse është gjetur apo konfiskuar ndonjë send i dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara