Lajmet
Dogana ndalon një rast të kontrabandës me produkte estetike
Published
2 months agoon
By
UBTnewsNjësitë operative të Doganës së Kosovës, gjatë një aksioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një veturë të dyshimtë që përdorej për shpërndarjen e paligjshme të mallrave të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të automjetit, oficerët doganorë kanë gjetur rreth 100 paketime të produkteve Botox dhe Filler, pa origjinë dhe pa dokumentacion përcjellës, me vlerë të përgjithshme prej 9,479.49 euro.
“Hetimet e para tregojnë se këto produkte janë futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale, duke shmangur kontrollin doganor dhe pa respektuar kushtet e ruajtjes që kërkohen për produktet e këtij lloji”, thuhet në njoftim.
Më tej Dogana e Kosovës njofton se për shkak të natyrës së ndjeshme të këtyre produkteve, përdorimi i tyre paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi ato nuk janë testuar, nuk kanë certifikim ligjor dhe janë ruajtur në kushte të papërshtatshme.
“Dogana e Kosovës do të vazhdojë me procedurat hetimore në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe apelon te qytetarët që të shmangin blerjen e produkteve të tilla të pasigurta dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që lidhet me kontrabandën dhe tregtinë ilegale”, thuhet në njoftim./KP
Lajmet
Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO
Published
4 hours agoon
January 5, 2026By
ubtnews
Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).
Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.
Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.
ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.
Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.
Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.
Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO
Lajmet
KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja, shtrenjtohet uji
Published
4 hours agoon
January 5, 2026By
UBTnews
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar tarifat e reja për periudhën 2026-2028, tarifa që hyjnë në fuqi nga ky muaj.
Tarifa për shërbime të ujësjellësit për konsumatorët shtëpiakë, është 0.63 euro për metër kub, që është rritje prej 40 % krahasuar me tarifat e kaluara. Ndërsa tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.12 euro për metër kub, që është një rritje afro 60% për qind për dallim nga tarifat e kaluara.
E për konsumatorët komercial dhe institucional tarifa e re është 0.82 euro për metër kub krahasuar me 0.62 sa ishte në tarifat e kaluara, sa i përket shërbimeve të ujësjellësit. E për shërbime të ujërave të ndotura tarifa e re është 0.28 euro, krahasuar me 0.17 sa ishte në tarifat e vjetra.
“Bazuar në Ligjin Nr. 05/L – 042, ARRU përcakton tarifat e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke siguruar që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështesin qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve. Tarifat caktohen për: Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura; Furnizimin me ujë të pa-trajtuar me shumicë; Ujin e trajtuar me shumicë. Tarifa llogaritet duke pjesëtuar kërkesën për të ardhura me vëllimin e ujit të shitur, duke marrë parasysh efikasitetin në arkëtimin e të ardhurave. Kërkesa për të ardhura përbëhet nga tre komponentë kryesorë: shpenzimet operative, mirëmbajtja kapitale dhe kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve. KRU “Prishtina” ka paraqitur kërkesa për periudhën 2026–2028, të cilat përfshijnë: Shpenzime operative për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë dhe shërbimeve të kanalizimit, duke përfshirë rritjen e kostove për personelin dhe energjinë elektrike; Projekte kapitale dhe mirëmbajtje të rrjetit dhe makinerive ekzistuese, për të reduktuar defektet dhe ndërprerjet në shërbim; Investime për modernizimin e aseteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët. Edhe me tarifat e aprovuara, KRU “Prishtina” mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të qëndrueshme, cilësore dhe pa ndërprerje për qytetarët”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Lajmet
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të bëhet më shpejt se sa ishte planifikuar
Published
4 hours agoon
January 5, 2026By
UBTnews
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor, ishin planifikuar të shpallen më së largu deri më 19 janar, por ato mund të shpallen shumë më herët.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, tha se sot pritet të përfundojë numërimi i votave me postë dhe të fillojnë numrimi i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës dhe së shpejti do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Fletëvotimet e numëruara deri më tani janë nga më shumë se 28 mijë pakot me fletëvotime që ishin tërhequr, para vitit të ri, nga dy kutitë postare të KQZ-së, njëra në Berlin dhe tjetra në Bernë. Ndërkaq, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, Neë York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë. Procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë vendit përmbyllet sot. Të gjitha këto, pasi të arrijnë në Kosovë, do t’i nënshtrohen vlerësimit/verifikimit dhe ato që do të aprovohen, do të përfshihen në numërim”, tha Elezi.
Ndërkaq, në planifikimet e KQZ-së përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punes kjo është arritur të përfundojë me 3 janar.
Edhe numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe ato me postë, ishte planifikuar të bëhet nga data 7 janar por ka përfunduar më 3 janar.
Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të nis më 16 janar, por sipas planifikimeve kjo mund të fillojë gjatë ditës së sotme.
Elezi tha se rezultatet përfundimtare sipas KQZ janë planifikuar të shpallen më 19 janar, por nga dinamika e punës mund të përfundojë më herët.
“Në planifikimet e KQZ-së, përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punës, kjo është arritur në mesditën e 3 janarit. Numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga votimi me postë ishte planifikuar të bëhet nga data 7 janar, por ka përfunduar më 3 janar. Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të fillonte më 16 janar, por sipas planifikimeve kjo mund të fillojë gjatë ditës së sotme. Nga kjo mund të përfundojmë se edhe rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar, mund të shpallen shumë më herët”, tha Elezi.
Rruga që ndjek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas për certifikimin e tyre, përfshin disa hapa të rëndësishëm.
KQZ shpall rezultatet përfundimtare vetëm pasi të përfundojnë këto procese: verifikimi dhe numërimi i rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit, i cili tashmë është përmbyllur; numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta; si dhe pasi të përfundojë shqyrtimi i ankesave të mundshme nga PZAP ose Gjykata Supreme për administrimin e numërimit.
Nga rezultatet e përmbledhura deri tash, LVV-ja ka 50.58 për qind apo 464 mijë e 589 vota, PDK 20.45 apo 187 mijë e 861 vota, LDK 13.36 apo 122 mijë e 675 vota dhe AAK 5.54 apo 50 mijë e 880 vota.
Lajmet
Bie çmimi i naftës pas arrestimit të Maduros nga ShBA
Published
8 hours agoon
January 5, 2026By
UBTnews
Çmimi i naftës ka rënë këtë mëngjes, pas arrestimit të presidentit të Venezulës, Nikolas Maduro.
Nafta e papërpunuar Brent, referenca ndërkombëtare, ka rënë me 0.67% në 60.34 dollarë për fuçi.
Reagimi fillestar ndaj veprimit ushtarak amerikan në Venezuelë në tregjet e aksioneve, të ardhurave fikse dhe mallrave ka të ngjarë të jetë i vogël, parashikon Stephen Dover, drejtor i Institutit Franklin Templeton, shkruan The Guardian.
Kjo gjithashtu do të përforcojë nevojën që disa vende të rrisin shpenzimet për sigurinë kombëtare dhe përfundimisht mund të çojë në furnizime të konsiderueshme me naftë nga Venezuela.
Kujtojmë se, Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës bruto në botë (mbi 300 miliardë fuçi), por gjendja e dobët e infrastrukturës së saj të vjetruar të nxjerrjes dhe transportit të naftës, së bashku me cilësinë e ulët të naftës së saj të papërpunuar “të rëndë”, sugjerojnë se edhe ardhja e stabilitetit politik nuk do ta rrisë shpejt prodhimin ose eksportet e naftës së saj të papërpunuar (aktualisht rreth 1 milion fuçi në ditë ose afërsisht 1% e prodhimit botëror).
Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO
Maduro niset drejt gjykatës në New York
KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja, shtrenjtohet uji
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të bëhet më shpejt se sa ishte planifikuar
Bie çmimi i naftës pas arrestimit të Maduros nga ShBA
Numërohen 68 kuti votimi nga diaspora, vazhdon procesi i numërimit në QNR
Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit
Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë
12 nga serialet më të mira televizive për t’i parë këtë janar
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
