Lajmet

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Published

on

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim të mallrave pa deklarim doganor.

Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë ndaluar të dy automjetet, drejtuesit e të cilëve kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.

Megjithatë, gjatë kontrolleve të detajuara, në të dy automjetet janë zbuluar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, në vlerë totale rreth 8,000 euro.

“Mallrat e padeklaruara përfshinin: Veshmbathje dhe tekstil si: trenerka, xhaketa, peshqira, mbulesa krevati, fustane, etj. Produkte kozmetike dhe farmaceutike si: kremra, vajra, pika për sy, mjaltë mjekësor, ilaçe për përdorim të ndryshëm; Vegla pune elektrike si: sharra elektrike, trapanë, aku-veglash të markave të ndryshme, pajisje ndërtimi; Produkte elektronike dhe aksesorë për automjete si: pajisje audio, kamera, drita LED, ndëgjuese, mbajtëse telefoni, jastëkë automjeti, etj dhe artikuj tjerë të ndryshëm si: çanta, parfume, libra, sete pedikyri, pajisje pastrimi, etj.”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në të dy rastet, mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë nisur procedurat për kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)./S.K/KP/

Continue Reading

Rajoni

Gazetarja Vjosa Çerkini ligjëron në UBT për propagandën dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale të Fakultetit të Shkencave Politike dhe të Studimeve të Sigurisë, gazetarja investigative me renome ndërkombëtare dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze të gazetarisë, Vjosa Çerkini, mbajti një ligjëratë tematike para studentëve të programit Siguri dhe Mbrojtje, me temën: “Propaganda dhe rreziqet që paraqet për sigurinë kombëtare”.

E ftuar nga Prodekani i Fakultetit, Dr. Arian Kadriu, gazetarja Çerkini ndau përvojën e saj shumëvjeçare në terren, duke analizuar mënyrat se si propaganda, dezinformimi dhe lufta mediatike mund të ndikojnë në stabilitetin politik, sigurinë publike dhe perceptimin e qytetarëve.

Gjatë ligjëratës, ajo solli shembuj konkretë nga rajoni dhe skena ndërkombëtare, duke shpjeguar se si aktorë të ndryshëm përdorin propagandën si mjet për të ndikuar në opinionin publik, për të manipuluar narrativat dhe për të cenuar sigurinë kombëtare.

Në diskutim u theksua rëndësia e gazetarisë së përgjegjshme dhe të bazuar në fakte, si një nga mburojat kryesore kundër manipulimeve mediatike dhe ndikimeve të jashtme.

Prodekani Dr. Arian Kadriu vlerësoi pjesëmarrjen e gazetares Çerkini, duke theksuar se takime të tilla u japin studentëve perspektiva reale mbi lidhjen midis komunikimit, medias dhe sigurisë kombëtare, si dhe i ndihmojnë ata të zhvillojnë mendim kritik dhe profesionalizëm në fushën e sigurisë.

Ky aktivitet përbën një shembull të përkushtimit të UBT-së për të afruar ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike të studentëve përmes praktikës, debatit dhe dijes bashkëkohore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Malishevë: Vriten dy vëllezër

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Glluboc të Malishevës ku për pasojë kanë mbetur të vrarë dy vëllezër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, teksa pas plagëve të marra viktimat janë dërguar në QMF-në e Kijevës ku është konstatuar vdekja e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj i cili tha se është identifikuar edhe personi i dyshuar për veprën.

Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në përgjigjjen e Elezajt./KP

Continue Reading

Lajmet

​Drita kërkon fitore historike në garat evropiane

Published

on

Kampioni i Kosovës, Drita, do të përballet me Shelbourne në javën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës UEFA, me të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion.

Skuadra irlandeze, që së fundmi siguroi pjesëmarrjen në Evropë edhe për sezonin e ardhshëm falë vendit të tretë në kampionat, synon ta shfrytëzojë ndeshjen në Dublin për të marrë rezultat pozitiv.

Shelbourne nuk ka shënuar ende në këtë garë, por është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit si vendase.

Në anën tjetër, Drita vjen pas një forme të mirë në Superligën e Kosovës, me katër fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Ekipi gjilanas ka marrë dy barazime në Evropë, por kërkon fitoren e parë historike në fazën e grupeve. Megjithatë, sfida jashtë fushe pritet të jetë e vështirë, pasi Drita ka vetëm dy fitore në dhjetë ndeshjet e fundit si mysafire.

Kjo është hera e parë që dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në Evropë./S.K/KP/

Continue Reading

Rajoni

Një kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Hazir Çadraku dhe Naser Morina

Published

on

Një studim i ri i realizuar nga Prof. Dr. Hazir Çadraku dhe Naser Morina, nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, është publikuar në revistën ndërkombëtare SSRG International Journal of Civil Engineering (Volume 12, Issue 10, October 2025), duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe kërkimin shkencor të këtij institucioni.

Punimi me titull: “Structural Condition Assessment and Strengthening of the Reinforced Concrete Arch Bridge”, trajton një temë të rëndësishme për sigurinë infrastrukturore – analizën strukturore, vlerësimin e gjendjes aktuale dhe metodat bashkëkohore të përforcimit të urave me hark prej betoni të armuar.

Ky studim bazohet në analiza të avancuara numerike, inspektime vizuale dhe testime joshkatërruese të një ure të rëndësishme në rrugën kombëtare N2, Prishtinë–Blacë, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të urave ekzistuese për të siguruar jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri strukturore.

Sipas rezultateve, ura e ndërtuar në vitin 1967 paraqet dëmtime të konsiderueshme në mbistrukturë dhe nënstrukturë, për shkak të faktorëve si:

  • degradimi i betonit dhe korrozioni i armaturës,
  • mbingarkesat nga trafiku,
  • mungesa e mirëmbajtjes dhe drenazhimit adekuat,
  • lëvizjet e terrenit përreth themeleve.

Autorët kanë zhvilluar strategji të detajuara për rikthimin e kapacitetit mbajtës dhe përforcimin e elementeve konstruktive, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane (Eurocodes), duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike dhe përmirësimin e sigurisë publike.

Ky botim përbën një kontribut të vlefshëm shkencor e praktik, që ndihmon profesionistët e fushës në planifikimin e ndërhyrjeve në strukturat ekzistuese dhe promovon qasjen moderne të inxhinierisë rehabilituese.

Publikuar në: SSRG International Journal of Civil Engineering, Volume 12 Issue 10, 230-236, October 2025

Continue Reading

Të kërkuara