Kronikë e zezë

Dogana me aksion në Gjilan, kapet sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve

Published

on

Dogana e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Policinë dhe ATK’në, kanë realizuar një operacion në Gjilan, ku janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve, raporton Express.

Operacioni është zhvilluar në dy aksione dhe malli i gjetur është sekuestruar.

Më poshtë gjeni mallrat e gjetura:

1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg ( me mbishkrime ) = 2120 kg.

2. Duhan i grirë i përpunuar refuz = 440 kg

3. Duhan i papërpunuar refuz = 2600 kg

4. Cigare pa banderola R@M = 5000 pako = 100000 cigare

5. Cigare pa banderola A@B, Merhaba = 540 pako= 10800 cigare

6. Aditiv i lëngshëm , aromë për prodhim të duhanit ,, HERTZ@SELC 3x 25l = 75 litra

7. Makinë e përdorur për paketim të duhanit Modeli SF 150 LË Nr.( 100kg ) = 1 pce

8. Makina te përdorura per grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg ) = 2 pce

9. Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg = 2 pce

10. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC- Najlloni = 1978 kg

11. Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni = 1162 kg

Në lokacioni e dytë janë këto të gjetura këto mallra:

1. Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg ( me mbishkrime ) = 223.5kg

2. Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako = 110000 cigare

3. Cigare pa Banderola CANGARO 2430 pako = 48600 cigare

4. Cigare pa Banderola NORTH 3800 pako = 76000 cigare

5. Cigare pa banderola WISTON 1250 pak = 25000 cigare

6. Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako= 3320 cigare

7. Cigare pa banderola Marlboro Touch 60 pako = 1200 cigare

8. Cigare pa banderola Marlboro 930 pako = 18600 cigare

9. Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare

10. Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako = 774000 copë.

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

lajme

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara