Kronikë e zezë

Dogana konfiskon telefona në Ferizaj

Aksioni ka qene i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulesë dokumentare.

Published

on

Dogana ka kontrolluar tre lokacione në qytetin e Ferizajit të dyshuara për mallra pa dokumentacion, ku edhe gjendet një sasi e konsiderueshme e telefonave të mençur.

Aksioni ka qene i shtrirë në tri subjekte të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulesë dokumentare, njësitet doganës kanë arritur të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave.

Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 92 telefona të llojeve të ndryshme pa mbulesë dokumentare si dhe 380 airpods pa asnjë mbulese dokumntare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet kanë vazhduar për kundërvatje Doganore. Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit.

Lajmet

Rrahje mes disa personave në Tenezhdoll, konfiskohet pistoletë me 15 fishekë

Published

on

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 15 shtator në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës, ku janë shoqëruar gjashtë persona për intervistim.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë shoqëruar në stacion gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Si pasojë e incidentit, një viktimë femër kosovare dhe tre nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë rastit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë, si dhe një brisk dhe një çekiç.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania i Kërkuari për Droga, i Dorëzohet Policisë në Mitrovicë

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me njësitet kompetente dhe organet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Gjermania.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit më 15 shtator, i arrestuari u është dorëzuar njësitit përkatës të Policisë në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicën Jugore për të vazhduar me hapat e mëtejshëm ligjorë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari pasi sulmoi fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë të Veriut

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së veprimeve policore.

Rasti ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 21:05, në rrugën “Isa Boletini”, pasi i dyshuari ishte ndaluar nga policia.

Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një mjet i dyshimtë gjatë punimeve me ekskavator në Ferizaj

Published

on

Gjatë disa punimeve me ekskavator në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është raportuar për gjetjen e një mjeti të dyshimtë të panjohur.

Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 17:05.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara