Kronikë e zezë

Dogana jep detaje për parandalimin e kontrabandimit të 4000 mijë fishekve në Jarinje

Gjatë kontrolles, oficerët kanë gjetur municione të fshehura në bagazh në një automjet me targa të Serbisë.

Published

on

Oficerët doganor kanë parandaluar sot futjen ilegale të 4000 copë fishekve në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.

Sipas doganës, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, oficerët kanë gjetur municione të fshehura në bagazh në një automjet me targa të Serbisë, ku më pas menjeherë në bashkëpunim me policinë e Kosovë është bërë arrestimi i drejtuesit të makinës.

“Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1950 cope, 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr gjithsej 2050 copë. Gjithsejtë 4000 copë. Rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 

Lajmet

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kërcënohen përmes telefonit mjeku dhe infermierët në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes ndaj punonjësve shëndetësorë në Podujevë, që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:10.

Sipas raportit policor, tre persona (një doktor dhe dy infermierë) kanë raportuar se janë kërcënuar përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull kosovar. Ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri te ky veprim.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta intervistojë të dyshuarin. Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.

Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Published

on

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij ishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Ai kërkohej për veprën penale “grabitje” dhe dyshohet se ishte shmangur nga organet e drejtësisë. Ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës Federale të Gjermanisë.

Autoritetet kanë vlerësuar se ky rast dëshmon nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale.

 

Continue Reading

Të kërkuara