Lajmet

Dogana e Kosovës konfiskon pajisje në vlerë 60,000 euro

Published

on

Njësitë Antikontrabandë i Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare- Drejtoria e Përgjithshme, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një subjekt që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike, ku kanë bërë konfisikime.

Sipas Doganës, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple.

“Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, thuhet në njoftim.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe krimit ekonomik, me qëllim të mbrojtjes së tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria merr Presidencën e CEFTA-s në vitin 2026

Published

on

Shqipëria do të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-së në vitin 2026. Ministrja Delina Ibrahimi prezantoi katër prioritetet strategjike që Shqipëria do të udhëheqë gjatë këtij mandati:

– Fuqizimi i bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet palëve të CEFTA-s;

– Rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes së aktorëve ekonomikë dhe socialë në hartimin e politikave;

– Prodhimi i rezultateve konkrete për bizneset, veçanërisht në lehtësimin e qarkullimit të mallrave, Green Lanes, turizmin dhe tregtinë agro-ushqimore;

– Mbështetja e investimeve me vlerë të shtuar, përmes një tregu rajonal më të harmonizuar dhe më të parashikueshëm.

Sipas ministres Ibrahimaj, ky është momenti që CEFTA të kalojë në një moment tjetër të rëndësishëm, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë për ta çuar përpara këtë proces në frymën e integrimit europian dhe të zhvillimit të përbashkët ekonomik të rajonit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot prezantohen rezultatet e çmimeve të pronave banesore

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban sot konferencën për media me rastin e publikimit të të dhënave për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Republikën e Kosovës.

Ky indeks publikohet për herë të parë në Kosovë pas kërkesave të shumta nga përdoruesit e statistikave zyrtare.

“Ky publikim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e statistikave ekonomike dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për analizën e tregut të patundshmërive”, njofton ASK.

Në këtë konferencë do të flasin Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ahmet Ismaili, Guvernatori i BQK-së, Avni Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Kurse prezantimi i rezultateve, do të bëhet nga Arlinda Mataj, Udhëheqëse e Divizionit të Statistikave të Çmimeve në ASK./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Aksidentohen 8 vetura në Gjermani, dëmet mbi 100 mijë euro

Published

on

Në Sttuttgart asgjë nuk funksionoi në rrugën drejt Fellbach në trafikun e orës së pikut, kur gjatë një aksidenti u përfshin tetë automjete.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, tha një zëdhënës i policisë duke shtuar se fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Zëdhënësi i policisë tha se dëmet materiale kapin shifrën 120 mijë euro dhe se rruga në drejtim të Fellbach, rrethi Rems-Murr-Kreis, ishte e mbyllur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kupa e Italisë, në çerekfinale përballja shqiptare Gjimshiti – Zhegrova

Published

on

Atalanta mposhti Genoa me rezultat 4:0 dhe siguroi çerekfinalen e Kupës së Italisë në futboll.

Golat për skuadrën nga Bergamo i shënuan Berat Gjimshiti (19’) Marten De Roon (54’), Mario Pashaliq (81’), Honest Ahanor në minutën e dytë të kohë shtesë.

Atalanta në çerekfinale do të takohet me Juventusin për të cilin luan Edon Zhegrova.

Takimet do të zhvillohen më 4 dhe 11 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë janë planifikuar për 4 mars (ndeshja e parë) dhe 22 prill (ndeshja e dytë).

Finalja është planifikuar për datën 13 maj 2026, sipas traditës në stadiumin Olimpik në Romë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara