Lajmet

Dodik takohet me Vuçiqin në Beograd, i akuzuar se Sarajeva dëshiron të shfuqizojë RS me ndihmën e BE-së

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i Republikës Srpska (RS), Milorad Dodik, zhvilluan një takim të rëndësishëm në Beograd, ku kanë akuzuar politikanët boshnjakë se po synojnë shkatërrimin e RS dhe se kjo mund të rrezikojë paqen në rajon. Takimi është zhvilluar pas një sërë deklaratash nga liderët e Bosnjë-Hercegovinës, të cilët kanë përshkruar situatën politike në vend si një krizë të thellë, ku tensionet po rriten.

Dodik dhe Vuçiq theksuan se politikanët boshnjakë po punojnë për të shfuqizuar entitetin e RS dhe kanë akuzuar Bashkimin Europian (BE) për ndihmën e mundshme që po ofron për këto përpjekje. Ata e shohin këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për paqen në rajon. Gjatë takimit, u diskutua edhe për ndikimin që kanë këto veprime të politikës boshnjake në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rajonale.

Nga ana tjetër, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiq, reagoi ndaj këtyre akuzave duke thënë se “nuk do t’u përgjigjemi provokimeve” dhe theksoi se “njerëzit në RS janë nën presion të tmerrshëm”. Zvizdiq e cilësoi situatën si një krizë që kërkon zgjidhje pa dhunë dhe pa përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Ky zhvillim i fundit ka nxitur shqetësime për përshkallëzimin e tensioneve ndër-etnike në Bosnjë-Hercegovinë, dhe për mundësinë e një përplasjeje më të madhe që mund të ndikojë në gjithë rajonin e Ballkanit. Ndërkohë, të dy liderët, Vuçiq dhe Dodik, mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre, duke kërkuar mbështetje nga shtetet e tjera të rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për forcimin e pozicionit të RS.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara