Lajmet

Dodik paralajmëron shpërbërje të sistemit në Bosnje e Hercegovinë

Published

on

Anëtari serb dhe kryetari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik deklaroi se dialogu politik mbi situatat dhe zgjidhjet e mundshme në BeH nuk mund të ndalet, transmeton Gazeta Express.

Duke komentuar udhëzimet e ministres së Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave, Bisera Turkoviq, për misionet diplomatike dhe konsullore për të paralajmëruar vendet në të cilat veprojnë rreth ndryshimit të kufijve në Rajon është me qëllim të keq, Dodik tha se “ajo është gati të reagojë ndaj një historie që nuk filloi nga këtu. se ajo kurrë nuk reagoi ndaj faktit që Kushtetuta po shkelet në BeH”.

“Përfaqësuesit serbë kanë pikëpamjet e tyre dhe dinë të punojnë në të gjitha ambasadat në botë, pavarësisht nëse i dërgojnë të tyret apo jo, ata gjithmonë do të sillen në atë mënyrë”, u tha Dodik gazetarëve.

Sipas tij, kjo vetëm flet dhe dëshmon për shpërbërjen e sistemit në BeH. 

“Është e pashmangshme të diskutosh me ta, sepse të fuqishmit dhe arrogantët gjithmonë do të përpiqen të ndjekin logjikën e tyre dhe se, nëse nuk mund të të bindin, atëherë ata përpiqen të të ndalojnë me masa të ndryshme”, deklaroi Dodik.

Ai paralajmëroi që këto gjëra duhet të merren parasysh.

Continue Reading

Lajmet

Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Published

on

By

Sot, më 18 shtator, i jepet lamtumira e fundit ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe humanistes së njohur, Flora Brovina, e cila u nda nga jeta më 15 shtator në moshën 76-vjeçare.

Nderimet për jetën dhe veprën e saj do të fillojnë në orën 10:00 me një mbledhje komemorative në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Më pas, nga ora 11:30 deri në orën 14:30, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të mbahen homazhe shtetërore në nderim të figurës së saj.

“Ceremonia e varrimit të ish-deputetes Brovina do të bëhet të premten, më 18 shtator, në ora 16:00 në varrezat e qytetit në lagjen Arbëri në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Flora Brovina la pas një trashëgimi të pasur si mjeke, poete, veprimtare e të drejtave të njeriut dhe politikane me kontribut të çmuar në shtetndërtimin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zemra e njeriut punon pa u ndalur gjatë gjithë jetës dhe mund të rrahë mbi 3 miliardë herë, duke pompuar gjak në çdo pjesë të trupit.
  2. Disa peshq kanë aftësinë të ndryshojnë gjininë gjatë jetës, varësisht nga nevoja e grupit të tyre për riprodhim.
  3. Ajri që thithim sot përmban atome që kanë ekzistuar për miliarda vite dhe mund të kenë qenë pjesë e frymës së dinosaurëve.
  4. Një rrufe është një shkarkesë elektrike shumë e fuqishme që mund të godasë të njëjtin vend disa herë rresht.
  5. Kameleontët nuk ndryshojnë ngjyrë vetëm për t’u fshehur, por edhe për të shprehur emocione si frikë, agresion apo qetësi.

Continue Reading

Të kërkuara