Shëndeti

Dobitë shëndetësore që i keni nga vaji i peshkut

Published

on

Kapsulat e vajit të peshkut prodhohen nga vajrat dhe yndyra e nxjerrë nga peshqit, kryesisht nga salmoni, sardelet dhe skumbri. Këto vajra dhe yndyra përmbajnë kryesisht acide yndyrore Omgea 3, të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të organizmit.

Këto janë dobitë shëndetësore të vajit të peshkut:

1.Përmirëson shëndetin kardiovaskular: Acidet kryesore Omega-3 të vajit të peshkut normalizojnë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe ulin nivelet e triglicerideve, duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun e atakut kardiak dhe goditjes në tru.

2.Përmirëson kujtesën: Për të gjithë studentët që ndihen në vështirësi pasi nuk arrijnë të fiksojnë atë që kanë mësuar, këshillohet përdorimi i vaji të peshkut pasi acidet Omega-3 mbrojnë membranat e qelizave enrvore dhe stimulojnë kujtesën afatgjatë.

3.Ndihmon në rënien nga pesha: Sigurisht që të humbasësh peshë nuk është e thjeshtë, por nëse bëni aktivitet fizik të rregullt dhe ushqeheni në mënyrë të shëndetshme mund t’ia dilni mbanë. Shtoni në dietën tuaj vaj peshku dhe rezultatet do të flasin vetë.

Bota

OBSH i hap dritën jeshile testeve të ‘mpox’

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë për herë të parë miratimin urgjent për një test të ri që diagnostikon virusin mpox, i njohur më parë si lija e majmunit. Ky test, i prodhuar nga kompania amerikane Abbott Molecular, do t’i lejojë agjencitë e OKB-së të blejnë dhe shpërndajnë materialin në vendet dhe rajonet më të prekura.

OBSH nënvizon se testi do të lejojë zbulesën më të shpejtë dhe më të lehtë të virusit. “Nëse më shumë njerëz testohen për virusin, masat për të frenuar përhapjen e tij mund të zbatohen më shpejt,” theksohet në një deklaratë nga organizata.

Derisa më shumë se 30,000 raste të dyshuara të mpox janë raportuar në Afrikë këtë vit, shumica e tyre në Kongo, numri i rasteve ka filluar të rritet edhe në vende fqinje si Burundi. Aktualisht, vetëm një në tre raste përfundon në dërgimin e një kampioni në një laborator për konfirmim.

Në gusht, OBSH shpalli mpox-in si një “urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” (PHEIC), në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mobilizuar më shumë burime në luftën kundër përhapjes së sëmundjes.

Ndërkohë, në Evropë, ku shpërthimet ishin kontrolluar mirë në vitin 2022, rreziku i përhapjes përsëri të mpox konsiderohet i ulët. Megjithatë, OBSH vazhdon të monitorojë situatën me kujdes, ndërsa tri kompani të tjera kanë aplikuar për miratimin urgjent të testeve të tyre.

Ky hap i OBSH-së është një zhvillim kritik në përpjekjet për të kontrolluar dhe frenuar përhapjen e virusit, duke ofruar shpresë për një përgjigje më efektive ndaj këtij problemi shëndetësor./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Shëndeti

​Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi

Published

on

By

178 vjet më parë, më 30 shtator 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi.

Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Frostit kishte dhimbje në dhëmb. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte edhe më e madhe pasi t’i hiqej dhëmbi.

Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë te qeni i tij, macja edhe te vetja, megjithatë asnjëherë te një pacient. Dentisti i tha Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse Frost do ta pranonte.

Frost ra dakord, dentisti Mortoni njomi një shami me eter dhe e udhëzoi pacientin të merrte frymë thellë. Frost humbi ndërgjegjen pothuajse menjëherë, dhe në këtë gjendje dentisti Mortoni i hoqi atij dhëmbin.

Disa javë më vonë, mjekët në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts, filluan të përdorin eter gjatë operacioneve./UBTnews/

Continue Reading

Shëndeti

Ngërçet e këmbës, shkaqet e mundshme dhe parandalimi

Published

on

By

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe zakonisht prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur të përcaktojnë një shkaktar të saktë të tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Disa shkencëtarë janë të mendimit se stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, tani shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Ekspertë të tjerë thonë se gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, transmeton AgroWeb. Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, dhe trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive të tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve përpara gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të siguroheni që të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B.

E fundit, por jo për nga rëndësia, kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Kirurgu Durmishi: Kirurgjia në Kosovë ka nevojë për shumë përmirësime

Published

on

By

Kirurgu i përgjithshëm i cili profesionin e tij kirurgjikal e ushtron në Gjenevë dhe në Kosovë, Ymer Durmishi konsideron se organizimi i Kongresit të katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është i një rëndësie të veçantë. Këtë kongres, Durmishi e quan një lloj stacioni ku mund të bashkohen kuadrot e profileve të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, për të këmbyer përvojat, në mënyrë që pacientëve t’u ofrohen trajtimet më moderne.

Kongresi është i një rëndësie shumë të madhe, qoftë në aspektin kirurgjikal shkencor, qoftë edhe në aspektin e kontakteve të reja, në kuadrat që vijnë nga jashtë, por edhe në kuadrot kosovare që punojnë jashtë. Dhe në një farë mënyre është një lloj stacioni ku mund të bashkohen kuadrot e profileve të ndryshme në drejtim të këmbimit të përvojës, qofshin atyre në Amerikë apo në Evropë dhe kolegëve tanë këtu në Kosovë, në mënyrë që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë, t’iu ofrojmë pacientëve trajtimet e fundit, trajtimet më moderne dhe më të sigurta, të cilat trajtime sot aplikohen në botën e civilizuar”, tha Durmishi.

Kirurgu Ymer Durmishi vlerësoi se kirurgjia në Kosovë ka nevojë për përmirësime. Ai tha se furnizimi me aparatura moderne, formimi i kuadrove të reja dhe aplikimi i standardeve të reja të kirurgjisë janë të domosdoshme.

Kryesisht aktivitetin tim kirurgjikal e kam në Gjenevë dhe në Kosovë…Kirurgjia në Kosovë ka shumë nevojë (për përmirësime) për arsye se e para ne jemi shteti i ri dhe sa kemi dalë nga lufta dhe nuk i kemi formuar kuadrot e nevojshme, sepse vazhdimisht duhet të merremi me formimin e kuadrove. Pastaj furnizimi me aparaturat moderne, i cili ka qenë një hendikep shumë i madh në të kaluarën dhe tani gradualisht ky hendek është tejkaluar sepse për çdo ditë kemi aparatura të reja. Aplikimi i standardeve të reja të kirurgjisë i cili është mëse i domosdoshëm dhe Kosova edhe me tutje po ngec, sepse ne nuk mund të krahasohemi me shtetet tjera nëse nuk e bëjmë të njëjtën gjë. Në qoftë se edhe më tutje e bëjmë kirurgjinë e para 50 viteve dhe marrim pjesë në kirurgjinë ku flitet për kirurgjinë e javës së kaluar, ne apriori mbesim mbrapa dhe nuk kemi element krahasues, njerëzit mund të na marrin serioz nëse bëjmë diçka që në tjerat shtete as nuk bëhet fjalë”, potencoi Durmishi.

Ndër të tjera, Durmishi tregoi se në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës do të prezantojë disa tema të cilat kanë të bëjnë kryesisht me domenin e Kirurgjisë Abdominale dhe të Përgjithshme.

Aplikimi i terapisë “vakuum” për plagët e komplikuara, lezionet e shpretkës dhe reagimi në momentin e duhur kur zorrët janë të bllokuara pas operacionit janë disa nga çështjet të cilat Durmishi do të prezantojë gjatë këtij kongresi.

Këto kongrese nuk janë të shpeshta për ne kirurgët dhe mundohemi të jemi sa më aktiv, veçanërisht kategoria e kirurgëve që punon jashtë vendit në mënyrë që të sjellim pak a shumë edhe përvojën tonë nga atje. Për këtë kongres kam pesë prezantime të cilat kanë të bëjnë kryesisht me domenin e kirurgjisë abdominale dhe të përgjithshme. Duke filluar nga aplikimi i një terapie që quhet vakuum, për plagët e komplikuara të abdomenit dhe pilvikut pastaj duke vazhduar me paraqitjen e komplikimeve të mundshme gjatë intervenimeve, sepse ne në sallat e operacionit përdorim pajisje të ndryshme por gjithsesi ato kanë përparësi, por kuptohet kanë edhe komplikime. Pastaj një prezantim ka të bëjë me lezionet e shpretkës të cilat nuk janë të shpeshta, por që nuk kemi të drejtë t’i injorojmë…Një temë ka të bëjë, një kohë të gjatë është diskutuar nëpër kongrese se më cilin moment duhet të reagojmë kur zorrët janë të bllokuara pas operacionit”, tha Durmishi.

Ky kongres i cili ka nisur sot punimet, ka mbledhur më shumë se 50 ligjërues nga vendet të ndryshme të botës, e 65 nga Kosova dhe rajoni.

Në këtë Kongres pjesëmarrës do të jenë rreth 500 kirurgë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e vendet e ndryshme ku jeton diaspora.

Kongresi i katërt Klinik i Kirurgjisë është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe mbështetur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara