Kronikë e zezë

“Do të ju hakmerrem”, qytetari që i kanosi policët në Mitrovicë dënohet me 2 mijë euro

Published

on

Gjykata Themelore në Mitrovicë, të martën e ka dënuar me katër muaj burgim, të akuzuarin për kanosje e fyerje të policëve, A.T.

Por, ky dënim me burgim me pëlqimin e të akuzuarit do t’i zëvendësohet me gjobë në lartësi prej 2 mijë euro.

Gjykatësja Lidija Vuqeroviq deklaroi se i akuzuari T., gjithashtu është i obliguar të paguajë shpenzimet procedurale dhe atë 30 euro për paushallin gjyqësore dhe 30 euro në emër të fondit për viktimat e krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Vuqeroviq, ka thënë se palët kanë të drejtë në ankesë brenda afatit ligjor.

Aktakuza e ngritur më 23 gusht 2021, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ngarkon A.T se më 16 gusht të këtij viti, në rrugën “Driton Deliu” në Mitrovicë në mënyrë serioze i kishte kanosur me fjalë personat zyrtar në lidhje me punën e tyre dhe atë policët F.U, B.F dhe G.A

Siç thuhet në aktakuzë, në afërsi të diskotekës, pasi që e kishte ndalë automjetin e policisë në të cilën kishin qenë policët, të cilët kishin ardhur t’i ndihmojnë kolegët e tyre të cilët ishin në një intervenim në një diskotekë, pas një diskutimi të shkurtë me ta i kishte thënë atyre “të gjithë ju policët jeni m….. i njëjtë”, “zgjidheni këtë ose unë do të dalë tani me kallashnikov edhe ju vras të gjithëve”, duke aluduar në personelin e diskotekës, e pasi kishte qenë e qartë se kishin qenë nën ndikimin e alkoolit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të frikës se ka mundur t’i shkaktojë diçka të keqe dikujt në diskotekë është arrestuar nga ana e policisë dhe gjatë rrugës për në stacionin policor tërë kohën në automjet i kishte fyer policët e lartcekur, duke i sharë dhe i kanosur seriozisht me fjalët “nuk do të ju lë me kaq, do të ju kthej, do të ju hakmerrem”, që tek të njëjtit kishte shkaktuar frikë me fjalët e tij i kishin përjetuar si kanosje serioze.

Më këtë, T. po akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosja”, nga neni 181, par.3, lidhur me par.1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara