Lajmet

DnV: Numërimi të reflektojë procesin e deritanishëm të votimit

Eugen Cakolli tha se në përmbyllje të procesit të votimit, nuk është evidentuar ndonjë fluks i votuesve.

Published

on

Procesi i sotëm i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë, me pjesëmarrje të qytetarëve që garanton legjitimitet të procesit. Gjatë ditës nuk është raportuar për ndonjë incident që do të mund t’a cenonte integritetin apo kredibilitetin e zgjedhjeve. Kështu u tha në konferencën e “Demokracia në Veprim”.

Eugen Cakolli tha se në përmbyllje të procesit të votimit, nuk është evidentuar ndonjë fluks i votuesve duke pritur në radhë për të votuar dhe nuk është raportuar për ndërprerje të procesit të votimit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Në raste të izoluara, posaçërisht në zonat rurale, janë vërejtur persona të paautorizuar në hyrje apo afërsi të qendrave të votimit, që mund të shihen si ushtrim i presionit ndaj votuesve. Në këto zona, po ashtu është vërejtur nivel më i ulët i respektimit të masave anti-COVID, si nga votuesit ashtu edhe nga stafi zgjedhor. Megjithatë, edhe pse në pjesën e pare të ditës qytetarët dhe komisionerët ishin më të disiplinuar në respektimin e masave, gjatë gjysmës së dytë të ditës ka pasur rënie të nivelit të respektimit të këtyre masave.

Gjatë procesit të votimit janë evidentuar raste të shumta të votimit me dokumente me afat të skaduar. Kjo mund të jetë rezultat i vendimit të fundit të MPB-së dhe KQZ-së për lejimin e votimit me dokumente të skaduara.

Votimi me asistencë edhe në këtë proces ishte një prej fenomeneve më të shprehura, pothuajse në secilin vendvotim në nivel vendi. Në mbi 50% të vendvotimeve numri i rasteve të votimit me asistencë sillet nga 10 deri në 50 raste. Kurse, nuk kanë munguar edhe rastet kur votimi me asistencë nuk është regjistruar fare, edhe kur janë parë votues të grupmoshave të reja të cilëve u është ofruar asistencë.

Vështirësitë në gjetjen e emrit në listën e votuesve kanë qenë të shprehura gjatë gjithë ditës, në pjesën më të madhe të vendvotimeve. Kjo mund të ketë ardhur edhe si pasojë e shtimit të numrit të qendrave dhe vendvotimeve nëpër komuna të caktuara.

Vlen të theksohet se në këtë proces zgjedhor rastet e fotografimit të votës kanë shënuar rënie të ndjeshme, krahasuar me proceset paraprake zgjedhore, ku ky fenomen ka qenë shumë i shprehur.

Me gjithë avancimet e procesit në përgjithësi, qasja e personave me aftësi të kufizuar fizike vazhdon të mbetet e pa adresuar, meqë rast janë raportuar raste kur votuesit e kësaj kategorie e kanë pasur të pamundur qasjen fizike në vendvotimet e tyre. Kjo vlen edhe për qytetarët në moshë të shtyrë, të cilët në disa raste kanë hasur në vështirësi për të votuar në qendra që kanë më shumë se një kat.

Tashmë kur pritet të fillojë procesi i numërimit, DnV bën thirrje për kujdes dhe vëmendje të shtuar nga ana e stafit zgjedhor në këtë proces, sidomos duke ditur që kjo fazë ka qenë ndër hallkat më të ndjeshme të proceseve të kaluara. Gjithashtu, kërkojmë edhe nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre që të përmbahen nga deklaratat apo festimet deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara