Lajmet

Dnipro në shënjestër të sulmeve ruse

Valentyn Reznichenko shkroi në Telegram se raketat kanë goditur aeroportin dhe infrastrukturën përreth.

Published

on

Një aeroport në qytetin e Dnipro-s, në Ukrainën qendrore, u shkatërrua të dielën, sipas guvernatorit të qarkut.

Valentyn Reznichenko shkroi në Telegram se raketat kanë goditur aeroportin dhe infrastrukturën përreth.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka shkatërruar katër sisteme raketore anti-ajrore S-300 dje, të cilat thuhet se ishin fshehur në një hangar në periferi të qytetit. 25 trupa u kapën në sulm, tha Rusia./UBTNews/

Lajmet

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për 21 persona të akuzuar për dëbim të popullsisë civile

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj 21 personave të akuzuar për dëbimin e popullsisë civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Prokurori i rastit, Atdhe Dema, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, por personat e akuzuar mbeten të paarritshëm për autoritetet. Ai shtoi se fillimisht do të publikohen inicialet e tyre, ndërsa emrat e plotë do të bëhen publik shumë shpejt.

Sot ne kemi bërë për urdhër-arrest me kohë, pra i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, deri në ketë momentin të njëjtit janë të paarritshëm për Prokurorinë. Fillimisht ne shkojmë me iniciale, emrat do të publikohen shumë shpejt, për momentin në evidencat tona nuk kanë figuruar dikur tjetër”, tha Dema.

Continue Reading

Lajmet

Vrasja e 14-vjeçarit në Shqipëri, policia arreston 8 shtetas

Published

on

By

Policia e Korçës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg në Maliq.

Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas; 14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet; babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi; 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës; një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Gjithashtu është sekuestruar mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

Policia bën të ditur se, në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme.

Shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

Shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Zjarret në Evropë arrijnë nivel rekord në vitin 2025

Published

on

By

Evropa Jugore po përballet me një verë të jashtëzakonshme të nxehtë dhe shkatërrimtare. Portugalia, Greqia, Italia dhe sidomos Spanja, ku është shënuar viktima e tretë, vazhdojnë të luftojnë me flakët në mes të një vale të gjatë të të nxehtit.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, shprehu keqardhjen për vdekjen e një vullnetari 36-vjeçar në rajonin e Kastiles dhe Leónit, duke theksuar se “kërcënimi mbetet ekstrem”. Spanja ndodhet në ditën e dymbëdhjetë të alarmit për të nxehtë, ndërsa banorët dhe zjarrfikësit janë të rraskapitur.

Njëmbëdhjetë zjarre janë të klasifikuara në nivelin 2 nga 4. Zjarri në Zamora po shkakton shqetësim të madh, ndërsa Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian me dy avionë “Canadair”. Franca iu përgjigj thirrjes duke dërguar dy avionë të specializuar.

Më shumë se 10,000 të evakuuar dhe 157,000 hektarë të djegur

Që nga nisja e zjarreve, mbi 10,700 persona janë evakuuar. Sipas sistemit evropian EFFIS, që nga fillimi i vitit në Spanjë janë djegur mbi 157,000 hektarë tokë dhe janë regjistruar 200 zjarre. Vetëm në gusht, i cili tashmë renditet muaji i dytë më i keq ndonjëherë, janë djegur mbi 115,000 hektarë.

Rajonet më të prekura përveç Kastiles dhe Leónit janë Galicia, Valencia dhe Extremadura. Rreth 15 rrugë janë të mbyllura për shkak të flakëve.

Portugalia dhe Greqia në alarm

Në Portugali, rreth 15 mjete ajrore po luftojnë katër zjarre të mëdha në veri dhe qendër të vendit. Vetëm në Arganil po punojnë mbi 800 zjarrfikës, ndërsa zjarri në Trancoso po vazhdon prej ditësh.

Në Greqi, ku prej qershorit janë djegur mbi 20,000 hektarë, zjarri që kërcënonte qytetin e Patrasit është vendosur nën kontroll, por vatra të shpërndara mbeten aktive. Mbi 600 ekipe dhe afro 30 avionë po punojnë në disa fronte, përfshirë ishujt Zakynthos dhe Chios.

E nxehtë ekstreme në Itali

Edhe pse këtë verë ka shpëtuar pjesërisht nga zjarret, Italia po përballet me temperatura përvëluese. Roma, Venecia dhe 14 qytete të tjera janë në alarm të kuq, me temperatura deri në 39°C në Firence dhe 38°C në Milano. Pavarësisht kësaj, rreth 12 milionë automjete pritet të jenë në rrugë për pushimet e 15 gushtit.

Pas të nxehtit, stuhi në Francë.

Franca po hyn në ditën e shtatë të valës së të nxehtit, me temperatura ende të larta në jug dhe lindje, megjithëse alarmi i kuq është hequr për disa rajone. Mbrëmë vendin e goditën stuhi të forta, ndërsa një tjetër front stuhish pritet sot në rajonet Doubs dhe Jura. Për fundjavën e 15 gushtit parashikohen sërish temperatura deri në 40°C në jugperëndim.

Continue Reading

Lajmet

Çmimet për pajisjet shkollore nga sot më lirë në Maqedoni të Veriut

Published

on

By

Nga sot hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me të cilin tregtarët duhet të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë.

Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera, shkruan Alsat. M.

Me këtë vendim ulen çmimet e çantave të shpinës dhe çantave të dorës, fletoreve, blloqeve, kolazheve, lapsave dhe stilolapsave (ekonomikë, plastikë), ngjyrave të drurit dhe dyllit, plastelinës, brumit për modelim, bazave, flomasterëve dhe markerëve, ngjyrave tempera, akrilike të ujit dhe furçave, vizoreve dhe materialeve didaktike, mprehëseve dhe gomave për fshirje, gërshërëve për fëmijë, kutive, ngjitësit, kompasit, kalkulatorëve, letrës dekorative, dosjeve dhe çantave të kartonit dhe materialeve për punëdore, si dhe produkteve të tjera të nevojshme për nxënësit, gjë që do të thotë çmime më të ulëta dhe të qasshme për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e qeverisë.

Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes.

Continue Reading

Të kërkuara