Lajmet

Dje u përurua biblioteka e re në Komunën e Shtimes

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, dje morën pjesë në përurimin e Bibliotekës së re të Komunës së Shtime.

“Inaugurimi i çfarëdo objekti të dijes, është dhe duhet të jetë festë për të gjithë ne. Hapja e dyerve të ndërtesës së re të Bibliotekës së qytetit të Shtimes, sot shënon një ditë feste për arsimin, kulturën dhe për mbarë komunitetin e këtij qyteti”, ciotohet Kurti në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Biblioteka e Shtimes, si një ndërtesë e re dhe moderne e cila i plotëson të gjitha kushtet dhe nevojat e lexuesve, është gjithashtu edhe plotësisht e invertarizuar. Me një investim prej 629 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është siguruar kjo hapësirë për të ardhme me rini të arsimuar, të lexuar mirë, e më e rëndësishmja, aktive në qytetari e në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të një shoqërie të mbarë e progresiste.

Kryeministri Kurti tha se ky projekt ka filluar shumë vite më herët, por ka çaluar, ngecur e stagnuar nëpër procedura burokratike, administrative e të lloj-llojshme, e përfundimisht tani ka gjetur zgjidhje të të gjitha problemeve brenda një kohe të shkurtër, dhe sot e gëzojmë atë të përfunduar si ndërtesë shumë të nevojshme për qytetin e Shtimes.

“Biblioteka është vend i pasionit dhe i kureshtjes, i disiplinës dhe i përkushtimit e biblioteka e re është një vend i ri, është një vend më shumë për më shumë pasion e kureshtje për edhe më shumë njerëz të disiplinuar e të përkushtuar për më shumë dije e njohuri. Libri edhe më tej është burim tejet i rëndësishëm si i dijeve specifike, ashtu edhe i kulturës intelektuale”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kryeministri i ftoi të gjithë qytetarët e Shtimes që këtë objekt të ri ta përdorin sa më shumë, e ta mbajnë edhe aktiv edhe të qasshëm si një vend nga ku do të nisin diskutimet më të mira, të mirëmbahen studimet e vazhdueshme e të dalin idetë më të zgjuara të vetëdijes sonë të përbashkët.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se sot është një ditë e veçantë për komunën tonë, sepse po e përurojmë një objekt të rëndësishëm që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin intelektual, kulturor e historik në komunën tonë.

“Pikërisht në 80-vjetorin e themelimit të Bibliotekës Kombëtare, tri ditë pas përvjetorit të Kongresit të Manastirit e tri ditë para festës së flamurit tonë kombëtar të 28 Nëntorit, përplot krenari jemi mbledhur për përurimin e objektit të ri të Bibliotekës dhe Arkivës së Komunës së Shtimes, që do të shërbejë si dritare e dijes e si ruajtës i kujtesës sonë kolektive”, tha ai.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara