Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 31 mars, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

31 mars 1993

Lajmet kryesore:

Dr.Ibrahim Rugova: Do të përpiqemi legalisht ta konstituojmë Parlamentin;

U formua shoqata kroato-shqiptare në Kroaci;

Në Universitetin e Zagrebit studiojnë 320 studentë shqiptarë;

Sot nuk u botua gazeta “Bujku”;

Vens: Serbëve të Kroacisë u ofrohet autonomi si e Kosovës;

Kryetari i Jugosllavisë së vetëshpallur bën thirrje për ridefinimin e Ballkanit;

Shqipëria neutralizoi propagandën serbe për integrizmin islamik;

Aksioni policor serb për kërkimin e armëve po intensifikohet edhe në komunën e Vushtrisë;

Lëvizje të ushtrisë serbe nëpër Suharekë;

Forcat ushtarake serbe u rikthyen në bazën ushtarake të Landovicës;

Në Çubrel të Skënderajit u stacionuan 24 kamionë ushtarak serbë;

Në Prishtinë u rrah rëndë Halit Bajoku;

Në Lipjan u arrestuan dy të rinj;

Krimineli Arkan vizitoi edhe Klinën;

Policia plaçkiti banesën e akademik Ali Hadrit;

Për mbajtje të armës – dy vjet e gjysmë burg;

Marioneta serbe Basri Pllana premtoi 100 luftëtarë për serbët e Kninit;

Në Tiranë gjykohet kryeredaktori i gazetës “Koha”;

Vazhdon bartja e planifikuar e ushtarëve rusë nga Gjermania.

 

31 mars 1994

Lajmet kryesore:

Kryetari Rugova priti diplomatë amerikanë;

Lordi Ouen: Kosova gjithnjë është në interesimin tonë;

Bashkësia ndërkombëtare i bën trysni Milosheviqit për çështjen e Kosovës;

Pritje në PSHDK dhe PFK për kryetarin e PSDK-së Besim Bokshi;

Sekretari i FR të LDK-së Jetish Jashari u mor në pyetje në policinë serbe;

Bajram Mulaku akuzohet për organizim të mësimit shqip;

Kosova temë kryesore e bisedave të parlamentarëve evropianë me Beogradin;

Ekstremistët rusë dëshirojnë të dërgojnë anijet ushtarake në Bokë;

“Irish Times”: Serbët planifikuan luftën;

“Ëashington Post”: Marrëveshje e rrezikshme greko-serbe për Maqedoninë.

 

 

Represioni në Kosovë

Podujevë: – Pardje, në Dumnicë të Podujevës, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi familjen e Tahir Hamitit. Pas bastisjes, policia i la ftesën që të paraqitet në stacionin e policisë në Podujevë.

Dje, në Dumnicë të Podujevës policia serbe ishte edhe në shtëpinë e Arif Ukës, të cilin e morën me vete në stacionin e policisë në Podujevë. Nga Arif Uka policia serbe kërkoi që të dorëzojë një pushkë.

Pardje, policia serbe ishte në shtëpinë e Ramadan Dibranit në fshatin Revuçë, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë. Policia serbe e urdhëroi Ramadan Tahirin që të lajmërohet sot në orën 7 të mëngjesit në stacionin e policisë në Podujevë.

Ndërkaq, sot në Podujevë, policia serbe ishte edhe në shtëpinë e Rifat Ukës, me ç’rast arrestoi djalin e tij Sami Ukën, i cili ende po mbahet në arrest.

Dje rreth orës 11, në fshatin Zakut të Podujevës, një ekspeditë e policisë serbe bastisi familjet e Hafiz, Abdyl dhe Sadri Musliut. Policia arrestoi djalin e Abdylit, Ibrahim Musliun. Ftesat për tu lajmëruar në stacionin e policisë në Podujevë iu lanë Veli dhe Kadri Musliut.

Kamenicë: – Dje, rreth orës 6 të mëngjesit, një ekspeditë e policisë serbe, nën pretekst të kërkimit të armëve arrestoi Idriz, Mehmet, Haqif, Zeqirja M. e Zeqirja I.Rrudhanin, Elhami e Selami Kallabën, Sadik Sulajn, Idriz S.Sulajn e Adil Kryeziun në fshatin Rogaçicë të Kamenicës.

Bëhet me dije se të gjithë të arrestuarit u dërguan në burgun e Gjilanit, kurse prej tyre u lirua vetëm Haqif Rrudhani.

Shtime: – Më 29 mars, policia serbe bastisi familjet e Halit e Gani Ademajt dhe ajo e Xhemshir Rashitit.

Gjilan: – Më 29 mars, në Cërnicë të Gjilanit, policia serbe bastisi familjet e Xhevat dhe Vesel Osmanit. Meqë në këto dy familje nuk u gjet kurrfarë arme, policia i dha afat Xhevat Osmanit që brenda një jave të dorëzojë patjetër një revole.

Policia serbe mori në stacionin e policisë në Gjilan edhe Musa Arifin, i cili u mbajt rreth 10 orë. Nga Musa Arifi policia kërkoi që të dorëzojë një automatik. Një automatik policia serbe kërkoi edhe nga Milazim Bllaca. Në stacionin e policisë në Gjilan rreth 5 orë u mbajt edhe Muhamet Rrudhani, i cili u keqtrajtua fizikisht, si dhe kërkoi që të dorëzojë një automatik.

Më 29 mars, policia serbe ua dërgoi ftesat që të lajmërohen dje në stacionin e policisë në Gjilan, vëllezërve Balik, Afrim e Agim Shala nga fshati Ponesh i Gjilanit. Nga tre vëllezërit, policia serbe kërkoi që të dorëzojnë nga një pushkë dhe nga një revole. Gjatë gjashtë orëve sa janë mbajtur në polici, vëllezërit Shala janë rrahur brutalisht. Më së shumti u rrah Baliku.

Të tre vëllezërit janë rrahur edhe javën e kaluar nga policia, për të njejtin pretekst. Ata janë urdhëruar që të paraqiten sërish në policinë serbe në Gjilan.

Dje, policia serbe ftoi të marrë në pyetje, Shemsedin Mustafën, anëtar i Kryesisë së FR të LDK-së Dega në Gjilan. Inspektorët serbë e morën në pyetje lidhur me aktivitetin e Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Gjilan si dhe rreth vizitës së tij në Shqipëri të cilën e bëri vitin e kaluar.

Shemsedin Mustafa u urdhërua që të paraqitet sërish sot në stacionin e policisë në Gjilan dhe me vete të sjellë pasaportën.

Mitrovicë: Më 29 mars, policia shkoi në fshatin Vaganicë dhe ua mori nga një pushkë gjuetie Kamber dhe Aziz Haxhiut.

Në fund të javës së kaluar, nën pretekst të kërkimit të armëve u bastis shtëpia e Hakif D.Azemit. U morën në polici Hakif dhe Xhevat Azemi, por u liruan pas dy orësh.

Obiliq: – Më 28 dhe 29 mars, nën pretekst se duhet të dorëzojë një armë, në stacionin e policisë u ftua Nezir Haziri nga Mazgiti i Poshtëm.

Më 30 mars, u ftua edhe Nuhi Mehani. Ai u keqtrajtua nga policia rreth katër orë.

Të njëjtën ditë, Jakup Hashimit nga i njëjti fshat iu mor një revole.

Prizren: – Më 30 mars, në të ashtuquajturën bisedë informative, u thirr Muharrem Zaplluzha, aktivist i Nëndegës “7 Shtatori” në Prizren. Gjatë bisedës që zgjati një orë e gjysmë, policia u interesua për një mbledhje të mbajtur me qytetarët më 26 mars. Po ashtu, policia u interesua për aktivitetin e Kryesisë së Nëndegës së LDK-së.

 

 

31 mars 1995

Lajmet kryesore:

Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova;

Protestë e federatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut;

Përfaqësues të Holandës vizituan KMDLNJ-në;

Agjencia Belga paralajmëroi tubimin protestues të shqiptarëve në Bruksel;

Në Grejkoc të Suharekës policia sot arrestoi edhe 13 veta;

Dr. Agani: Rezultatet e krijimit të Serbisë së madhe janë katastrofale;

Gjobiten shqiptarët pse nuk e festuan festën serbe!;

Avokati Bajram Kelmendi thotë se revista “Telegraf” është në shërbim të policisë serbe;

Pejë: Një i ri – viktimë e borës;

Rreth dyzet fshatra të Malishevës pa rrymë elektrike;

“Bozhuri” dënon tubimin e paralajmëruar të “kuvendit gjithëserb”.

 

 

Dhuna e përditshme në Kosovë

Dragash: – Më 24 mars rreth orës 10:00, policia serbe mori në shtëpinë e tij, Rami Mejzinin, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Dragash, ndërsa më 20 mars policia mori edhe Shefket Ramadanin, veprimtar i Degës së Forumit të Rinisë të LDK-së nga fshati Brrut i Dragashit.

Njoftohet se këta dy aktivistë u pyetën rreth Këshillit komunal për Financim dhe aktivitetit të tyre politik në këtë komunë.

Prizren: – Më 29 mars, rreth orës 15:00, katër polic serbë ishin në shtëpinë e Nue Oroshit, nga fshati Caparc i Prizrenit, aktivist i FR të LDK-së. Policët nga ai kërkuan dhe morën një revole dhe një pushkë. Nou u mbajt në polici rreth tri orë dhe u lirua me kusht që të paraqitet sërish në polici. Ai u lajmërua në polici më 30 mars, ku u mbajt rreth një orë dhe u maltretua fizikisht.

Podujevë: – Më 25 e 27 mars, nën pretekst të kërkimit të armëve, në stacionin e policisë në Kërpimeh u morën babë e bir Hysen e Mehmet Behrami. Mehmeti në polici u rrah rëndë.

Malishevë: – Më 24 mars me pretekst të kërkimit ta armëve policia serbe ka bastisur shtëpitë e Musli Bellanit, Hamdi D., Behram dhe Murat R. Krasniqit nga Lladrovci. Ata u detyruan të lajmërohen në polici për disa ditë me radhë ku u keqtrajtuan fizikisht.

Në fshatin Maxharrë policia ka kërkuar të riun Shefqet Kastrati (student), i cili nuk ndodhej në shtëpi. Arsimtarin Ahmet Hoxhaliu nga fshati Morali policët e urdhëruan që të paraqitet çdo ditë në polici me pretekst të dorëzimit të armëve.

Në fshatin Mirushë policët ishin në shtëpitë e Malush, Kajtaz, Metë dhe Hamdi Thaçit. Janë marrë dhe janë mbajtur për më shumë se 6 orë në polici Ragip, Abdyl, Metë dhe Hamdi Thaçi. Ragipin dhe Abdylin policia i akuzon se gjoja, me rastin e zgjedhjeve të 24 majit të vitit 1992, kanë organizuar “kujdestari” me pushkë automatike. Me këtë pretekst policia ka keqtrajtuar edhe banorë e aktivistë tjerë nga ky fshat. Pas shumë fyerjeve dhe maltretimeve në lokalet e policisë ata u liruan me kusht që në polici sërish të paraqiten më 31 mars.

 

 

31 mars 1997

Kryetari Rugova priti drejtuesit e Shoqatës Humanitare Bëmirëse “Nëna Terezë”;

80 të vdekur nga përmbysja e anijes shqiptare;

Trupat ushtarake turke në Shqipëri arrijnë brenda dy javësh;

Për armëmbajtje u dënua me 4 muaj burg;

Gjenerali Uesli Klark në vend të Xhorxh Xhulvanit;

 

Dhuna e përditshme në Kosovë

Prishtinë, 31 mars (QIK)

Gllogovc: – Më 27 mars, rreth orës 22:00, policia serbe keqtrajtoi fizikisht Bedri Abdylin nga Dobrosheci. Ai u keqtrajtua derisa po kthehej nga fshati Gllanasellë ku ishte mysafir. Policia e keqtrajtoi dhe e pyeti atë se kush e ka sulmuar policinë serbe në stacionin e policisë në Gllogovc.

Po këtë ditë rreth orës 22:00, një patrullë e policisë serbe e pajisur me një autoblindë keqtrajtoi Besim dhe Hysni Morinën nga Çikatova e Vjetër.

Gjilan: – Më 25 mars, në lokalet e policisë serbe në Kamenicë, me pretekst të kërkimit të armëve u mor në pyetje Nijazi Kadriu nga Gjilani. Ai u kërcënua që patjetër të dorëzojë një revole.

 

31 mars 1998

Edicioni i parë (Ora 14:50)

Të shtëna me armë në drejtim të fshatrave Morinë, Krushevc e Rrezallë;

Policia provokoi banorët e Terstenikut të Gllogocit;

Këshilli i Ministrave të UE-së miratoi disa konkluza për Kosovën;

Kinkel e Vedrin kërkojnë negociata urgjente për Kosovën;

  1. Solana: NATO nuk po shqyrton aksionet ushtarake në Kosovë;

Kinkeli kërkoi vendosjen e vëzhguesve të UE në kufi me Kosovën;

Kofi Anan i shqetësuar për situatën në Kosovë;

Rojter: Serbët e kanë humbur Kosovën;

AFP: “Kush janë personat e armatosur”?;

Ministri “jugosllav” i informatave akuzon gazetarët për raportimet nga Kosova;

Drejtori i Dojçe-Veles proteston kundër akuzave;

Ferizaj: Policë serbë bëjnë stërvitje;

Në aeroportin “Hithro” të Londrës që nga e shtuna mbahen 56 shqiptarë;

Serbët e Deçanit i strehojnë fëmijët në Serbi;

Studentët serbë sot protestuan para Institutit Albanologjik.

 

Dhuna e përditshme në Kosovë

Prishtinë, 31 mars (QIK)

Obiliq: – Më 27 mars, në postbllokun policor në Nadakoc, në hyrje të Vushtrrisë, policia keqtrajtoi rëndë fizikisht Ferid H. Krasniqin (30), nga fshati Breznicë, njofton KI i Degës së LDK-së në Obiliq.

Në njoftim thuhet se policët e detyruan z. Krasniqi ta heqë pallton dhe pastaj e keqtrajtuan deri në alivanosje.

Po ku burim njofton se më 24 mars, në tregun e Prishtinës u keqtrajtua nga policia Xhemail M. Krasniqi, nga i njëjti fshat.

Kaçanik: Më 28 mars policia arrestoi në rrugë Idriz O. Beqirajn nga Kaçaniku dhe e dërgoi në stacionin e policisë, ku e keqtrajtoi fizikisht, me pretekst se ai merret me shitblerjen e cigareve. Z. Beqiraj pësoi lëndime turpore, ndërsa policia ia konfiskoi një sasi të konsiderueshme të cigareve.

Më 26 mars policia kërkoi në shtëpinë e tij Ramush Lokun, pensionist nga Kaçaniku. Policia kërkoi prej tij një pushkë dhe një revole. Me këtë pretekst ai u detyrua të paraqitet edhe në polici, ku sërish prej tij kërkuan armë, të cilat ai ka deklaruar se nuk i posedon.

Po me pretekst të kërkimit të armëve, policia ishte më 23 mars edhe në shtëpinë e Hamit N. Likës në Kaçanik. Policia ia mori atij një pushkë gjuetie që e mbante me leje.

 

Edicioni i dytë (Ora 16:00):

Kryetari i Parlamentit francez, Loran Fabius përgëzoi kryetarin Rugova për zgjedhjet e 22 marsit;

Policët serbë qarkullojnë në kompanjolla me shenjën e UN;

Policia serbe keqtrajtoi një aktivist të FR të LDK-së të Prizrenit;

Në “biseda informative” policët pyesin për shkollat dhe protestat në Kosovë.

 

Edicioni i tretë (Ora 20:00):

Punëtorët e Institutit Albanologjik kthehen në ndërtesën e tyre;

Delegacioni i Dumës ruse u takua me delegacionin parlamentar të Kosovës;

Në postbllokun e Komoranit u keqtrajtua një qytetar;

Gjashtë të rinj u keqtrajtuan në postbllokun policor në Polac;

Nga Dubrava u largua familja serbe Stojanoviq;

Paratë për haxhillëk dhe për kurbanë të derdhen në Fondin e Drenicës.

 

Foto: Instituti Albanologjik

Continue Reading

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Moska fajëson Ukrainën për shpërthimin vdekjeprurës në një restorant:

Published

on

By

Rusia ka akuzuar Ukrainën për organizimin e një shpërthimi në një restorant luksoz në qendër të Moskës, nga i cili mbetën të vdekur pesë persona dhe u plagosën 19 të tjerë. Ngjarja ka nxitur dyshime të forta se shënjestra e sulmit ishte komandanti i lartë ushtarak rus, kolonel-gjenerali Aleksandr Chayko.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë hyrjes së restorantit italian “Balzi Rossi”, i vendosur në një nga rrokaqiejt historikë të epokës së Stalinit në Sheshin Kudrinskaya. Sipas prokurorëve rusë, një grua e paidentifikuar që mbante një mjet shpërthyes të improvizuar u përpoq të hynte brenda, por u ndalua nga roja e sigurisë, çka çoi në shpërthimin e lëndës plasëse pak çaste më vonë në hyrje të objektit.

Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë e cilësoi ngjarjen si akt terrorist të udhëhequr nga Kievi, duke u shprehur se “tentakulat e përgjakshme të bandës terroriste të Zelenskyt kanë arritur deri te restoranti italian ‘Balzi Rossi’ në Moskë”.

Ndonëse autoritetet ruse nuk kanë publikuar emrat e viktimave apo shënjestrën e sulmit, blogerë ushtarakë pro-Kremlinit dhe media të pavarura raportojnë se mbledhja private organizohej për ditëlindjen e 55-të të gjeneralit Aleksandr Chayko. Pamjet e publikuara në rrjete sociale nga eventi tregonin sfondin me mbishkrimin “Aleksandr 55”.

Chayko, i cili ka udhëhequr më parë mësymjen ruse ndaj Kievit në vitin 2022 përpara se të merrte drejtimin e forcave ajrore-hapësinore, ka shpëtuar pa lëndime. Mirëpo, sipas kanalit informativ “VChK-OGPU”, nga shpërthimi në tarracën e restorantit ka mbetur i vrarë dhëndri i tij, Daniil Peredriy, ndërsa e bija, Maria, ka pësuar lëndime të rënda. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

17-vjeçari nga Ferizaj gjen portofolin me mbi 2,600 euro e dokumente dhe e dorëzon në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur së një i ri 17-vjeçar me inicialet A.N nga fshati Bablak i Ferizajt është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor pasi kishte gjetur një portofol pranë një pike karburanti në fshatin Lloshkobare.

Pas verifikimeve nga zyrtarët policorë, u bë i mundur identifikimi i pronarit, K.S., 40 vjeç nga Gjakova, të cilit iu kthyen të gjitha mjetet monetare në vlerë prej 2,435 eurosh e 270 frangash, së bashku me dokumentet e tij të identifikimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur falënderimin dhe vlerësimin e lartë për veprimin e A. Nuhës, duke e cilësuar ndershmërinë e tij si një shembull të shkëlqyer për të gjithë komunitetin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

IKShPK konfirmon 99 të prekur me fruth dhe apelon për vaksinim të menjëhershëm të fëmijëve

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka nxjerrë një përditësim mbi situatën epidemiologjike në vend, ku njofton se nga 16 prilli deri më 3 gusht 2026 janë konfirmuar gjithsej 99 raste me fruth. Vetëm përgjatë javës së fundit janë regjistruar 21 raste të reja, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku ishin raportuar 65 raste.

Sipas të dhënave të institutit, vatrat kryesore të infeksionit mbeten Prishtina me 33 raste dhe Fushë-Kosova me 25 raste, të ndjekura nga Ferizaj me 12 dhe Kaçaniku me 7 raste. Rastet e tjera janë shpërndarë në numër më të vogël në komunat si Drenas, Lipjan, Obiliq, Gjilan, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Deçan, Graçanicë, Podujevë, Shtërpcë dhe Viti.

Për shkak të shkallës së lartë të infektueshmërisë dhe rrezikut nga komplikimet e mundshme, IKShPK u ka bërë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë kartelat e vaksinimit dhe të sigurojnë imunizimin e fëmijëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare sipas kalendarit të rregullt. Po ashtu, instituti u bën apel qytetarëve që me shfaqjen e simptomave të para — si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë — të paraqiten menjëherë për kontroll në institucionet shëndetësore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara