Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 27 prill, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

27 prill 1993

Lajm i plotë:

Kryetari dr.Rugova u takua me Papa Gjon Palin e Dytë

Mbrëmë, në Tiranë, kryetari i Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, i shoqëruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, dr.Bujar Bukoshi dhe prof.Anton Çetta, patën një takim përshëndetës me Papa Gjon Palin e Dytë, me rastin e vizitës së parë të Shenjtërisë së Tij, Papës në Shqipëri.

Me këtë rast, dr.Rugova i dhuroi Papa Gjon Palit” të Dytë në shenjë nderimi, një gur nga muret e qytetit të Ulpianës, në shenjë kujtimi të Laurit e Florit, dy marierëve të qytetërimit nga shekulli II, në këtë qytet të Dardanisë së vjetër.

 

Lajm i plotë:

Serbia vrau edhe pesë shqiptarë në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë

Në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë nga forcat ushtarake serbe u vranë parmbrëmë pesë shqiptarë, njofton gazeta e sotme serbe “Borba”, në një shënim të panënshkruar. Kjo gazetë, mëson jo zyrtarisht, se gjoja një grup i armatosur shqiptarësh kanë provuar ta kalojnë kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Me këtë rast ata hasën në kufitarët serbë, të cilët shtien me armë. Me armë shtinë, siç mëson “Borba”, edhe gupi i sulmuesve shqiptarë, në mesin e të cilëve pati disa të vdekur. Sipas kësaj gazete në këtë konfrontim vdiqën pesë veta.

Këto të dhëna, gazeta nuk ka mundur t’i verifikojë te autoritetet ushtarako-policore serbe.

Për Qendrën për Informim të Kosovës, këtë lajm, jozyrtarisht, e vërtetuan disa burime shqiptare të informimit në Radiotelevizionin Shqiptar. Por, edhe në Shqipëri burimet zyrtare ende nuk kanë informuar për këtë rast.

Në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë vrarë shumë shqiptarë, të Kosovës ose të Shqipërisë, nga forcat ushtarako-policore serbe. Në mesin e dhjetëra të vrarëve, nuk ka pasur asnjë viktimë nga forcat ushtarako-policore serbe.

 

Lajme të tjera:

Në Skënderaj policia serbe arrestoi Murat Dautin

Në Suharekë policia bën presion mbi aktivistët e Këshillit për Financim

Në fshatrat e Pejës bastisje të policisë serbe dhe kërkesa për armë

Dhuna e zhveshur mbi arsimin shqip

Pronarëve të firmave u urdhërohet përdorimi i alfabetit çirilik

Klinton: Ballkani është problemi më i vështirë për ne dhe aleatët tanë

“Le Figaro”: Papa predikon ringjalljen e Shqipërisë

“The Economist”: Lufta që nuk do të largohet

 

27 prill 1994

Lajm i plotë:

Nënkryetari amerikan, All Gor: Jam admirues i flakët i presidentit Rugova

Një shkëndijë në Kosovë do të mund të shkaktonte reagime zinxhirore drejt një konflikti më të gjerë në Ballkan, si dhe një krizë të madhe refugjatësh, por kjo ende nuk ka ndodhur, tha nënkryetari amerikan All Gor, duke folur para anëtarëve të pres-klubit të Nju-Jorkut – njofton në numrin e fundit gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”.

Kryetari Klinton dhe unë, kemi shprehur brengosjen tonë për Kosovën në takimin me kryeministrin grek, Papandreu. Ne nuk patëm ndonjë bisedë të detajizuar për këtë çështje, por kemi përmendur problemin e Kosovës. Papandreu është gjithashtu i brengosur rreth këtij problemi – tha ai.

Unë e kam takuar presidentin Rugova dhe jam admirues i flakët i tij si dhe i hapave të rëndësishëm që populli i Kosovës i ka bërë për zvogëlimin e mundësive të përhapjes së një dhune me përmasa të gjera. Ne po e vëzhgojmë situatën për së afërmi atje. Për të penguar konfliktin në rajon ne kemi dërguar trupat tona në Maqedoni – përfundoi nënkryetari All Gor.

Kohë më parë edhe presidenti Klinton u tha gazetarëve në Shtëpi të Bardhë se SHBA janë të brengosura rreth shqiptarëve të Kosovës dhe atë zonë e quajti si një fuçi baroti, njofton gazeta “Illyria”.

 

Lajme të tjera:

Mbledhja e Komitetit ushtarak të NATO-s

Forcat serbe arrestuan katër shqiptarë në Vërmicë të Prizrenit

Represioni në Kosovë

Gjatë këtij muaji policia financiare në Malishevë plaçkiti 350.000 DEM.

Ecuria e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë në vitin 1993

Keqtrajtime të vazhdueshme ndaj Latif Gashit

Njoftime kontradiktore për vendosjen e kolonistëve të rinj serbë në Kosovë

Konsullati amerikan në Beograd përkohësisht nuk punon

Si merren vizat gjermane në Beograd

U shpall konkursi për festivalin “Zambaku i Prizrenit ’94”

Doli “Jeta e re” nr.1-2/94

Bullgaria refuzoi të nënshkruajë marrëveshjet në gjuhën maqedonase

Fitore të skuadrave favorite në kampionatin e futbollit të Kosovës

 

27 prill 1995

Lajmet kryesore:

Kryetari Rugova bisedoi me parlamentarët suedezë

Delegacioni i Kongresit amerikan bisedoi në KMDLNJ dhe në Komitetin Kosovar të Heslinkit

Delegacioni i Kongresit Amerikan përfundoi dje vizitën në Kosovë

Amnesty International (AI) kërkon gjykim të drejtë për ish-policët shqiptarë

Në Pejë po vazhdon procesi i montuar kundër ish-policëve të Kosovës

Në Gjilan filloi procesi kundër policit dhunues

Sesion shkencor kushtuar atdhetarit Faik Konica

Miting i madh protestues në Tetovë

Dr. Fadil Sulejmani hodhi poshtë akuzat

Shtypi serb për procesin gjyqësor të Tetovës

“Bujku” nuk doli as sot

Në termocentralet e Obiliqit, nga 800 megavatët e mundshëm prodhohen vetëm 120

Dhuna e përditshme në Kosovë

Policia ishte disa herë në fshatin Shajne të Dragashit

E ashtuquajtura “lëvizje e rezistencës serbe” kërkon ndarjen e Kosovës

Në Hagë filloi procesi gjyqësor kundër kriminelit serb Dushan Tadiq

“Tajms”: NATO-ja e gatshme për operacione luftarake

Policia sërish ndërpreu ndeshjen Prishtina – Flamurtari

Në Prishtinë filloi finalja e turneut të shahut në kuadër të aksionit “Vullneti ’95”

Promovohet romani “Shote Galica” i M. Kajtazit

 

27 prill 1998

Edicioni i parë (Ora 9:00)

Lajm i plotë:

Urgjent!

Ushtria sulmon gjatë natës fshatarët në Stërgun dhe në Hulaj të Deçanit

Sot rreth orës 01 ushtria jugosllave ka sulmuar shqiptarët në Stërgun të Vokshit dhe në fshatin Hulaj. Ushtria jugosllave ka shtier me artileri të rëndë dhe raketa ndriçuese prej kazermës ushtarake. Sulmi ka zgjatur deri në orën 05 dhe druhet se ka të vrarë e të plagosur.

Disa dëshmutarë i thanë QIK-ut se në orën 03 drejt vendit të sulmuar kanë shkuar aeroplanë, ndërsa në orën gjashtë të mëngjesit kanë shkuar dhe kanë ateruar disa helikopterë ushtarakë. Të njëjtit shkuan pastaj në drejtim të Gjakovës.

Vendi ku janë sulmuar shqiptarët gjendet rreth 10 km. larg kufirit me Shqipërinë.

Popullsinë e kësaj pjese të Deçanit e ka përfshirë sot frika e paniku. Nga fshati Voksh po largohen fëmijët, gratë e pleqt, njoftoi Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Deçan.

Më parë një pjesë e madhe e popullsisë është larguar nga vetë qyteza e Deçanit dhe nga fshatrat që kanë qenë cak i sulmeve serbe prej datës 24 mars.

 

Edicioni i dytë (Ora 11:30)

Lajm i plotë:

Dyshohet për një masakër të vërtetë nga ana e forcave serbe në Stërngun të Vokshit

Në Deçan dhe rrethinë gjendja është sot shumë e rëndë dhe e rrezikshme. Dega e LDK-së në Deçan nuk ka ende njoftime të hollësishme rreth pretekstit as përmasave të aksionit të ushtrisë serbe që filloi sot pasmenatës dhe që zgjati deri në mëngjes në kodrën Stërgun të Vokshit dhe në fshatin Hulaj.

Dyshohet se nga të shtënat e ushtrisë me artileri mund të ketë shumë të vrarë e të plagosur.

Vendi ku dyshohet të jenë masakruar shumë shqiptarë gjatë natës është 10 km. larg kufirit me Shqipërinë.

Gjatë aksionit forcat serbe kanë shkrepur edhe shumë raketa ndriçuese.

Nga fshatrat Voksh e Pobërgjë ka ikur pjesa më e madhe e popullsisë, ndërsa nga fshati Hulaj njerëzit janë larguar më herët për shkak të rrezikut nga ushtria serbe.

Njoftimet nga Deçani flasin për një gjendje shumë dramatike në fshatrat e sulmuara nga ushtria dhe njësitë speciale serbe.

Gjatë natës ka pasur të shtëna me armë automatike kundër fshatrave Baballoq e Gramaçel, ndërsa në momentin kur aktivistët e Degës së LDK-së në Deçan njoftonin për zhvillimet, në telefon dëgjohej uturima e helikopterëve që po fluturonin në drejtim të Hulajt dhe pastaj jehona e të shtënave me armë që vinte nga Baballoqi.

 

Lajme të tjera:

Në Gjakovë shkojnë vazhdimisht forca të reja ushtarako-policore

Forcat serbe shtinë me armë gjatë gjithë natës kundër fshatrave të rrethuara të Drenicës

Rruga Prizren-Gjakovë mbahet e bllokuar – të shtëna gjatë natës në regjionin e Hasit

Postbllok policor në hyrje të fshatit Strellc

 

Edicioni i katërt (Ora 14:00)

Lajm i plotë:

Ushtria serbe pohon se vrau sot 3 e plagosi 4 shqiptarë

Sot në orët 3. 00 të mëngjesit, në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri afër Deçanit, ushtria serbe vrau tre dhe plagosi 4 shqiptarë, njofton Radio Beogradi. Sipas kësaj radioje të plagosurit janë transferuar në spital ku u është dhënë ndihma mjekësore, kurse në vendin e ngjarjes thuhet se është gjetur një sasi armësh.

 

Lajme të tjera:

Forca policore përgjatë rrugës Mitrovicë-Skënderaj

Forca të mëdha shkojnë vazhdimisht në drejtim të fshatrave të Klinës

Përgjatë rrugës Pejë-Deçan janë vendosur forca policore

Në Krushë të Vogël në një sulm u plagosën dy policë serbë

Shefat e pesëmbëdhjetëshes evropiane shqyrtojnë sot ashpërsimin e situatës në Kosovë

Sipas shtypit serb gjykatësi hetues ushtarak i ka marrë në pyetje dy shqiptarët e zënë më 23 prill

Komandanti i Divizionit të Kukësit: “Ushtria serbe ka ngritur kampe në vijën e kufirit”

Ushtria jugosllave pengoi ceremoninë e varrimit të një fëmije në Kramovik

Policia serbe pengoi qytetarët të shkojnë në meshë

Dje u varros Qelë Desku, i vrarë nga policia serbe të premten

Një qytetar u keqtrajtua në postbllokun e Nadakocit

 

 

Edicioni i katërt (Ora 15:30)

Lajm i plotë:

Maloku: E ashtuquajtura Media Center, zëdhënës i administratës ushtarako-policore serbe në Kosovë

Enver Maloku, shef i Qendrës për Informim të Kosovës (QIK), i lutur të komentojë nga disa radiostacione të huaja dhe mediume në Kosovë formimin dhe veprimtarinë e Media Center-it në Prishtinë, dha këtë deklaratë:

E ashtuquajtura Media Center që po funksionon qe disa javë në Prishtinë është një medium i formuar nga qeveria serbe. Qëllimet e tij janë të qarta po të kihet parasysh se ai po citon ekzluzivisht burimet ushtarake dhe policore serbe. Me një fjalë, Media Center, është zëdhënës i administratës pushtuese ushtarako-policore serbe, përgjegjëse për masakra, për vrasje, për tortura dhe për spastrime etnike në Kosovë.

Dihet se në botë dënohen operacionet e përbashkëta të ushtrisë e të policisë kundër popullsisë. Mirëpo në këtë rast, jo vetëm që ushtria dhe policia serbe po bashkëpunojnë ndëmjet vetes kundër shqiptarëve, por po bashkëpunojnë me to edhe gazetarët serbë.

Drejtues formalë të Media Centrit janë gazetarët serbë, nën ombrellën formale të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë. Kjo shoqatë njihet për të keq në Kosovë dhe në botë, sepse ajo bashk me Shoqatën e Shkrimtarëve të Serbisë ka qenë në shërbim të luftës speciale serbe kundër Kosovës e shqiptarëve qysh nga ngritja e Millosheviqit në pushtet. Disa gazetarë serbë, anëtarë e drejtues të kësaj shoqate kanë përhapur vazhdimisht gënjeshtra dhe kanë luajtur rol shumë negativ në nxitjen e luftës dhe duke marrë pjesë drejtpërdrejt në të kundër popujve të tjerë në vitet e agresionit serb kundër Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës e tjerë.

Është indikativ fakti se selia e Media Centrit është në Hotelin Grand të Prishtinës, prej nga janë dëbuar jo vetëm drejtuesit e punëtorët shqiptarë në vitin 1990, por edhe shqiptarët si klientë. Në dhomat e këtij hoteli e ka pasur për një gjatë selinë selinë Arkani, i akuzuar për krime lufte.

 

Lajme të tjera:

Dy të vrarë të paidentifikuar afër fshatit Piranë në rrugën Prizren – Gjakovë

Koncentrimi forcave dhe i terrorit serb në fshatrat e Hasit

Forca të ushtrisë serbe edhe në komunën e Vitisë

Fshtrat Balincë, Llazicë, Mleçan e Kijevë të Malishevës nën shtetrrethim të plotë

Gurrakoc: Policia keqtrajtoi fizikisht dy veprimtarë humanitarë

Në Prishtinë rreth 25 mijë veta u bënë homazh viktimave të 23 prillit nga ushtria serbe

Këshilli Organizativ propozon begatimin e formave të protestës së nesërme.

Shtypi i huaj për ngjarjet dramatike në Kosovë dhe për zgjidhjen e krizës së rrezikshme për rajonin

 Foto: Nënkryetari amerikan, All Gor

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Nesër në UBT diskutohet për sigurinë në punë: Sfidat dhe zgjidhjet për sektorin e ndërtimit

Published

on

By

Me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, UBT do të jetë nikoqir i një diskutimi që prek një prej sektorëve më dinamikë në vend: ndërtimin. Ngjarja do të mbahet nesër, më 28 prill 2026, duke filluar nga ora 14:00, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.

Ky panel diskutimi do të bëjë bashkë krerët e institucioneve publike, përfaqësues të Inspektoratit të Punës, si dhe ekspertë të fushës nga Oda e Arkitektëve dhe ajo e Inxhinierëve. Qëllimi kryesor është analiza e thellë e shkaqeve të aksidenteve në vendet e punës dhe propozimi i masave konkrete për rritjen e sigurisë.

Përmbajtja e diskutimit do të shtrihet në tri shtylla kryesore:

  • Analiza e incidenteve: Shqyrtimi i statistikave aktuale dhe roli i zbatimit të ligjit nga inspektorati.
  • Faktorët natyrorë: Ndikimi i gjeologjisë, rrëshqitjeve të dheut dhe ndryshimeve klimatike në sigurinë e kantiereve.
  • Perspektiva akademike: Roli i universiteteve në edukimin e brezave të rinj dhe integrimin e inovacionit për parandalimin e rreziqeve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të jubileut të 25-të të UBT-së, duke rikonfirmuar misionin e këtij institucioni për të shërbyer si një platformë ku shkenca, politika dhe industria bashkohen për të zgjidhur problemet jetike të shoqërisë kosovare dhe për të garantuar mbrojtjen e jetës së punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Disa zona të Kalasë së Prizrenit mbyllen përkohësisht për arsye sigurie

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se, në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së vizitorëve, disa zona të Kalasë së Prizrenit do të mbyllen përkohësisht.

Vendimi është marrë pas vlerësimeve profesionale që kanë evidentuar gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët. Zonat e rrezikuara do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të ri. Po ashtu, është pezulluar përkohësisht përdorimi i hapësirave të kalasë për aktivitete kulturore, artistike dhe organizime të ndryshme, deri në stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve të sigurta.

Ministria ka bërë të ditur se publiku do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm dhe për afatet e mundshme të rihapjes, ndërsa falënderon qytetarët për mirëkuptimin.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se sot, me fillim nga ora 17:00, do të mbahet seanca jashtëzakonshme plenare me pikën e vetme të rendit të ditës: zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Ky njoftim zyrtar vjen vetëm pak kohë pasi kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e paralajmëroi mbajtjen e kësaj seance. E pyetur nga mediat gjatë ditës nëse do të kishte lëvizje për postin e kreut të shtetit, ajo u përgjigj shkurt: “Natyrisht që sot”.

Kjo mbledhje vjen në një moment kritik, pasi nesër (28 prill) skadon afati përfundimtar kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri në këto momente, partitë politike nuk kanë njoftuar për ndonjë konsensus të arritur që do të siguronte pjesëmarrjen e të paktën 80 deputetëve në procesin e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga opozita propozime unifikuese, por deri më tani PDK-ja e ka cilësuar ofertën si joserioze, ndërsa LDK-ja ka kërkuar garanci për kandidaturën e Vjosa Osmanit. Nëse dështon zgjedhja e presidentit në seancën e sotme, vendi sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të shkojë automatikisht në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Haxhiu paralajmëron se sot do të mbahet seanca për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se seanca për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit do të mbahet gjatë ditës së sotme, vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues.

Pavarësisht paralajmërimit të saj, partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për sigurimin e kuorumit prej 80 deputetësh.

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar subjekteve opozitare propozimin e figurave unifikuese, por kjo ofertë është refuzuar nga PDK-ja si joserioze, ndërsa LDK-ja ka kushtëzuar mbështetjen me votat e pushtetit për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

Nëse dështon zgjedhja e presidentit deri më 28 prill, vendi sipas Kushtetutës shkon automatikisht në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.

Continue Reading

Të kërkuara