Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 21 prill, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

21 prill 1993

Lajm i plotë:

Dr.Ibrahim Rugova i dha intervistë “Rilindjes”

Kryetari i Republikës së Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, i dha intervistë gazetës “Rilindja”, përkatësisht “Bujku”, që do të botohet në numrin e nesërm.

Duke folur lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, dr.Rugova në këtë intervistë tha: Si të gjitha kërcënimet që na janë bërë deri më tash: edhe sa i përket referendumit edhe zgjedhjeve të lira, edhe çdo hap që kemi bërë. Tash Serbia dëshiron të shkojë me një kërcënim më të ashpër që të na frikësojë edhe nga ky hap i konstituimit të Parlamentit. Është fakt që jemi vonuar me konstituimin e Parlamentit, por për shkak të rrethanave e kemi shtyrë deri tash. Ne gjithsesi do ta mbajmë atë, pa marrë parasysh pasojat që parashikon Serbia. Por, edhe aty nuk ka të drejtë Serbia të intervenojë. Ajo thirret në një sovranitet që nuk obligon, pasi që edhe ajo ka një sovranitet të dyshimtë të mbetur nga një shtet që ekzistonte. Prandaj, këtë do ta bëjmë sa më parë, nga që kemi nevojë për një institucionalizim më të madh të kërkesave tona, të një institucioni i cili do të vendosë për çështje vitale të Kosovës, natyrisht mbi bazën e deklarimit të popullit.

Përkitazi, me pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, kryetari Rugova tha: Kosova do të shtrohet në rend të ditës patjetër. Pas deklaratës së presidentit Bush dhe më vonë Klinton, të institucioneve amerikane etj., Kosova sot është mjaft e afirmuar edhe në opinionin publik, dhe se çështja është prezente në të gjitha instancat. Gjithashtu, nga ana jonë është insistimi që t’i çojmë më tutje çështjet. Ky është ai faktori i jashtëm dhe i brendshëm, por është edhe faktori tjetër, ai që po i reziston tërë kësaj dhune, si një front paqësor politik, front i organizimit që reziston. Ky nuk është një faktor pasiv, që do të kualifikohej ashtu thjeshtë. Prandaj, qëndresa jonë nuk është e kotë, siç dëshirohet të paraqitet nganjëherë. Kualifikimet që jepen si “rezistencë pasive” etj., janë në të vërtetë një kontribut që po i japin shqiptarët në përgjithësi, edhe ne në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, rrjedhave evropiane dhe ndërkombëtare, si faktor stabiliteti…

Edhe nga propaganda serbe kemi pohime të tilla se nuk është bërë asgjë, disa individë tanë thonë se nuk është bërë asgjë. Këtë ne e bëjmë nga pakënaqësia jonë, nga që ne, natyrisht, kurrë nuk do të jemi të kënaqur me organizimin dhe rezultatet tona. Pala tjetër e përdor këtë për të eliminuar atë që kemi arritur. Ne nuk mund të mbetemi si një turmë e paorganizuar. Ne kemi arritur shumë dhe mbi të gjitha i kemi njerëzit gjallë, Kosova dhe ne ekzistojmë edhe përkundër këtij spastrimi të qetë etnik që po ndodhë dhe bota po na çmon për këtë. Prandaj, në këtë plan duhet të jemi më të organizuar dhe të punojmë. Natyrisht, edhe kritikat janë të domosdoshme dhe do të jenë në një situatë kur duhet të mbajmë organizim dhe t’i mbajmë njerëzit në kuadër të organizimit. Fuqia më e madhe qëndron në organizim. Bota e çmon edhe individin edhe grupin e organizuar…

 

Lajme të tjera:

Universitetet evropiane protestojnë kundër burgosjes së rektorit Ejup Statovci

Konferencë për shtyp e Komitetit Kosovar të Helsinkit

Nga kërcënimet e policisë nuk guxojnë të qëndrojnë në shtëpi

Në një fshat të Prizrenit u arrestuan gjashtë persona

Në Podujevë u rrah rëndë i riu Mehmet Rama

Në Zhegër të Gjilanit u bastis familja e Aziz Zenunit

Bardhyl Kamberi u dërgua me dhunë në kazermën ushtarake

Serbët u takuan me delagacionin suedez dhe francez

Partia Socialdemokratike serbe thekson margjinalizimin e çështjes së Kosovës

Janë akuzuar 11 policë

Nuk po qarkullon asnjë tren në Kosovë

Keqtrajtime në vend kalimin e Glloboçicë

Akuzat shtohen bashkë me shtimin e ushtrisë

“The Neë York Times”: Cinizmi ushqen vetveten dhe përhapet si kancer

“Borba”: Diplomacia pa dorëza

 

 21 prill 1994

Lajmet kryesore:

Ushtarët serbë keqtrajtojnë fshatarët e Vërmicës së Prizrenit

Policia provokon me të shtëna armësh në Bokshiq të Klinës

Policia dogji dëftesa dhe diploma në SHF “Ramiz Sadiku” në Gllarevë të Klinës

Edhe pse e vuajti dënimin Kamber Haxhaj nuk u lirua ende nga burgu

Në Rogaçicë u plaçkit mall me vlerë rreth 50.000 DEM.

Muhedin Kryeziu iu plaçkit mall me vlerë rreth 50.000 DEM

Represioni në Kosovë

Një i ri nga Istogu u dërgua në burgun e Nishit

Në Suharekë edhe një familje shqiptare u dëbua me dhunë nga banesa

Më 25 prill në Gratangen të Norvegjisë mbahet tribunë për situatën në Kosovë

Njoftohet një propozim i fshehtë i Milosheviqit për një federatë ballkanike

U ngritën shtëpitë e para në verilindje të Shqipërisë për refugjatët eventualë

Në burg për armë

 

 21 prill 1995

Lajm i plotë:

Ekspertët e mjekësisë ligjore e pranuan se Sabit Vllahia u mbyt me dhunë nga policia serbe më 18 dhjetor 1994

Vdekja e Sabit Islam Vllahisë (1940) nga fshati Tërnavë e komunës së Podujevës u shkaktua nga përdorimi i dhunës, thuhet në vërtetimin e vdekjes të nënshkruar nga prof. dr. Sllavisha Dobriçanin i Institutit të Mjekësisë Ligjore i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë që administrohet nga serbët e instaluar.

Në vërtetim thuhet se Sabit Vllahia vdiq më 18 dhjetor nga vdekja e dhunshme. Vdekja e dhunshme (Mors violenta) është shkaktuar nga Haematoomates corporis, thuhet në vërtetim që mban datën 21 prill.

Siç dihet, Sabit Vllahia nga Tërnava, me pretekst të kërkimit të armës, u arrestua më 16 dhjetor bashkë me të birin e tij Nebihun. Ai i dërgua në stacionin e policisë në Podujevë e në Prishtinë, ndërsa më të njëjtën ditë, policia bashkë me të i bëri edhe një bastisje shtëpisë së tij.

Bashkëshortja e tij dhe anëtarët e familjes i patën deklaruar QIK-ut se Sabiti, si edhe djali Nebihu, ishin torturuar në oborrin e shtëpisë dhe në prani të anëtarëve të familjes.

Në arrestimin dhe bastisjen e Sabit Vllahisë kishin marrë pjesë, në mes tjerësh edhe policët Sredoje Radoviq “Cipiripi” dhe Stanko Dimiq.

Dy ditë më vonë, më 18 dhjetor, familja e mori lajmin se Sabit Vllahia kishte vdekur.

Mjekët dhe anëtarët e familjes Vllahia, që e shikuan kufomën, thanë se trupi i të ndjerit ishte përplot hematome nga torturimi. Në një mënyrë, i ndjeri ishte masakruar.

QIK-u dhe mediumet tjera shqiptare kishin njoftuar me kohë për këtë vepër kriminale të policisë serbe.

Mirëpo përgjegjësit serbë, si edhe në rastet tjera, nuk kanë marrë askë në përgjegjësi.

Gjatë një muaji policia serbe kishte mbytur tre persona me torturë: më 30 nëntor u mbyt Ismajl Raka nga Kaçaniku, më 18 dhjetor Sabit Vllahia, ndërsa një javë më vonë plaku tetëdhjetë vjeçar Hasan Cubolli nga Podujeva.

Po atë muaj Musli Krasniqi, në Prishtinë, kishte bërë vetëvrasje për shkak të presionit të policisë.

Në komunën e Podujevës, ku ende është i koncentruar represioni e terrori i organizuar shtetëror serb, janë të njohur me emra e mbiemra kriminelët serbë. Përpos këtyre dy policëve që u përmendën më lart, në komunën e Podujevës janë të njohur për të keq përgjegjësi Paunoviq, inspektori Nikoliq, dhe shumë policë si, policët Grujiq, Kardasheviq, Stankoviq, polici me ofiqin bosanac, e tjerë.

 

Lajme të tjera:

Intervistë e kryetarit Rugova për Radio Tiranën

Konferencë për gazetarë e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Stërvitje të mëdha të forcave serbe në Klinë

Shtypi serb njofton për stërvitjet ushtarake-policore në rajonin e Klinës

Ish-policët e Kosovës mohojnë akuzën

Paralajmërohen procese të reja të montuara kundër funksionarëve lokalë në Kosovë

Njoftohet se filluan hetimet kundër gjashtë shqiptarëve të Kamenicës

Edhe shtypi serb njofton për mbytjen me torturë të Abedin Ahmetit

“Zëri i Amerikës”: Pranvera është e stërmbushur me arrestime e gjykime në Kosovë

Policia ndërhyri në SHF “M. Këpuska” në Gjakovë

Policia ndërhyri në SHF “Azem Bejta” në Dubovc të Vushtrrisë

Policët rrahën nxënësin 14- vjeçar

Disa të rinjve shqiptarë të Malishevës iu dërguan thirrje për ushtrinë serbe

Dhuna e përditshme në Kosovë

Aktorët e teatrit u morën në pyetje nga policia

Inspeksioni plaçkiti 20 tonë lëkura

Policia plaçkiti shumë tregtarë dhe qytetarë shqiptarë në Viti

Në Helsinki u organizua një tryezë e rrumbullakët për Kosovën

Kërkohet Isa Gllareva

 

21 prill 1997

Lajmet kryesore:

Në Vjenë përfundoi punimet “Forumi për Kosovën”

Ndihmat e UNICEF-it për imunizim përmes administratës së instaluar serbe në Kosovë

Në brigjet e Italisë u zunë 50 klandestinë shqiptarë

Kthehen nga Italia refugjatë të zhgënjyer shqiptarë

Trupat italiane zbarkuan në Vlorë

Kumanovë: Në ditën e Kurban Bajramit policia bastisi shtëpinë e Imamit

Në Podujevë u hap manifestimi “Vullneti ’97”

U lirua nga burgu Sali Çitaku

Policia serbe ndërpreu Kuvendin zgjedhor të Degës së FR të LDK-së në Zhur

Persona të armatosur plaçkitën mishtoren “Kalaja” në Mitrovicë

Kërkohet Avdi F. Abdullahu nga Vranidolli

 

 

21 prill 1998

Edicioni i parë (Ora 10:30)

Lajmet kryesore:

Deçan: policia armatos civilët serbë, mbi rajon fluturojnë aeroplanët ushtarakë

Rifat Bejta u mbajt katër orën në polici

 

Edicioni i dytë (Ora 15:30)

 

Lajmet kryesore:

Xheims Rubin: Ajo që ndodh në Kosovë prek sigurinë ndërkombëtare dhe paqen e botës

Në vend të tërheqjes ose pakësimit, Beogradi ka shtuar forcat ushtarake e policore

Gjendje e tensionuar në fshatrat e Dushkajës

Përforcime të reja të ushtrisë serbe në Bruznik të Vushtrrisë

Përforcime të forcave policore në Skënderaj e rrethinë

Rreth 20 000 veta morën pjesë në shëtitjen e sotme në Prishtinë

200 intelektualë francezë nënshkruan një peticion për Kosovën

Istog: Policia serbe keqtrajtoi dy aktivistë dhe ua konfiskoi kamionin me ndihma humanitare

Gjilan: U mor në pyetje një aktivist i LDK-së

Prizren: Tre qytetarë u keqtrajtuan nga policia

Policia serbe kërkoi një të ri nga Vushtrria

Zhuri ndihmoi popullatën e Drenicës me 23 mijë DM

 Foto: Gazeta “Rilindja”

Continue Reading

Vendi

17 të lënduar nga protesta e mbrëmshme, 6 prej tyre policë

Published

on

By

Gjithsej 17 persona, prej të cilëve gjashtë zyrtarë policorë dhe 11 protestues, kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e përplasjeve gjatë protestës së të hënës mbrëma para Kuvendit të Kosovës. Nga Qendra Emergjente se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, janë në gjendje plotësisht stabile dhe tashmë janë liruar për në shtëpi.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, bëri të ditur se tetë persona u trajtuan nga ekipi i Klinikës së Oftalmologjisë për shkak të ndikimit të gazit lotsjellës, ndërsa tre të tjerë morën kujdes për plagë prerëse. Ai konfirmoi se asnjë nga pacientët nuk ka pasur lëndime serioze apo me rrezik për jetën.

Situata në kryeqytet u tensionua gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën “Agim Ramadani” dhe përreth Kuvendit, ku protestuesit kërkonin kalimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mundësuar daljen e deputetëve nga ndërtesa, Policia e Kosovës u detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe topin e ujit. Gjatë këtij përshkallëzimi u hodhën mjete piroteknike, u dogjën kontejnerë dhe u raportua për pengim apo sulme ndaj disave deputetëve, zyrtarëve dhe një gazetari, me ç’rast policia shoqëroi tre persona në stacion.

Continue Reading

Aktualitet

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Lajmet

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Të kërkuara